BOSNJE: NIS FUTBOLLI MULTI ETNIK

Ekipet nga Republika Srpska do te bashkohen me nje lige te krijuar rishtazi ku perfshihen te gjitha ekipet e Bosnjes, duke i dhene fund keshtu nje aparteidi futbollistik

BOSNJE: NIS FUTBOLLI MULTI ETNIK

Ekipet nga Republika Srpska do te bashkohen me nje lige te krijuar rishtazi ku perfshihen te gjitha ekipet e Bosnjes, duke i dhene fund keshtu nje aparteidi futbollistik

Ekipet e futbollit nga Republika Srpska, RS, dhe Federata Boshnjako-Kroate do te luajne kunder njera tjetres ne nje lige kombetare per heren e pare qe pas shperberjes se Jugosllavise.


Duke filluar nga muaji Gushti, 20 ekipe te zgjedhura - 14 nga Federata dhe gjashte nga RS - do te garojne ne nje lige te re te futbollit ne Bosnje.


Shume vezhgues mendojne se sporti ka fuqine te avancoje pajtimin - ndersa tifozet mezi po presin te shohin nje permiresim te cilesise se futbollit qe luhet ne ligen e vendit.


Vetem nje dekade me pare, klubet Jugosllave te futbollit kane qene nder ekipet me te mira ne Europe, ndersa lojtaret e tyre njiheshin per cilesite e tyre te larta teknike.


Pas ndarjes se vendit dhe shperthimit te luftes ne fillim te viteve Nentedhjete, cilesia e ketij sporti ka rene mjaft. Klubet kane vuajtur edhe nga ndryshimet ne sistemin e transferimit te lojtareve, i cili u lejoi lojtareve te shkonin ne klubet Europiane sapo mbushnin moshen 18 vjecare, dhe jo si me pare kur ekzistonte nje limit i moshes prej 28 vjec per transferimin e tyre.


Pas perfundimit te konfliktit, ky sport ne Bosnje u nda ne tre pjese me baza etnike. Federata e Futbollit te Bosnje Herzegovines, NSBiH, e krijuar per te perfaqesuar te treja organizatat, eshte njohur nga FIFA ne vitin 1996 dhe dy vjet me pas nga organizmi tjeter i futbollit nderkombetar, UEFA.


Meqenese ne kete organizem u bashkua vetem federate Boshnjake e futbollit, vetem klubet e saj u lejuan te merrnin pjese ne kompeticionet nderkombetare dhe ne kampionatin e Bosnjes.


Federata e Futbollit te Herceg Bosnjes Kroate u anetaresua ne Prill 2000 por liga e RS-se vazhdoi te perpiqej per t'u njohur ne arenen nderkombetare si federate e vecante.


Me ne fund te muajin Maj te ketij viti, pas diskutimeve te mbikqyrura nga organizmat nderkombetare dhe me ndermjetesimin e Zyres se Perfaqesuesit te Larte, OHR, ka lindur shoqata e re e futbollit.


"Eshte ne interesin e te gjithe neve, perfshire edhe ekipeve tona," ka thene zevendes presidenti i Federates se Futbollit te RS-se Slobodan Tesiq. Ne fakt, ekipet Serbe te Bosnjes kane vuajtur me shume gjate viteve te fundit si pasoje e mungeses se rivalitetit.


Ne nje deklarate te perbashket, UEFA dhe FIFA kane pershendetur hapin e fundit si "nje levizje per te miren e futbollit ne Bosnje Herzegovine, dhe vecanerisht, per zhvillimin e futbollit ne Republiken Srpska".


Asambleja e pergjitheshme e NSBiH, e cila perfshin perfaqesues nga te dyja entitetet dhe te treja grupet etnike, ka zgjedhur nje structure drejtuese tre anetareshe me sistem rotacioni, e perbere nga ish presidenti, nje Boshnjak, nje zevendes president i ri Serb dhe nje zevendes president i dyte Kroat.


Sekretari i pergjitheshem i NSBiH Munib Usanoviq ka thene per IWPR-ne se sporti po sherben si nje shembull per vendin ku ende sherbimet e transportit dhe sherbime te tjera mbeten te ndara ne tre pjese. "Ne kemi arritur shume me kete bashkim, me shume se ne cdo sektor tjeter - politik ose ekonomik, " ka thene ai.


Nje nder sfidat me te medha me te cilat perballet ky sport eshte mbajtja e lojtareve te talentuar te cilet luajne ne keto skuadra. "Ekziston nje largim i lojtareve te talentuar per ne sektore te tjere," thote keshilltari special politik i Zyres se Perfaqesuesit te Larte Archie Tuta, i cili eshte marre me ceshtjen e bashkimit te futbollit qe ne vitin 1998.


Dhe kjo eshte e kuptueshme. Grediq thote se nje lojtar shume i mire ne nje klub ne Bosnje mund te fitoje deri 15,000 dollare Amerikan, krahasuar me qindra mijera apo edhe miliona dollare, qe fitojne yjet ne vende te tjera.


Shume lojtare te ekipit kombetar luajne per klubet e njohura te Europes, perfshire yllin e Bayern te Mynihut Hasan Salihamixhiq, dhe vete Grediq duket se ka pasur interesim nga disa te derguar te klubeve Europiane.


Ndersa UEFA ka dhene ndihme financiare per futbollin Boshnjak qe ne Shkurtin e vitit 1999, pjesa me e madhe e kesaj ndihme ka shkuar per zhvillimin e sektorit te te rinjve dhe futbollit te femrave.


Ne paraqitjet nderkombetare, ekipi i tanishem kombetar ka ne perberje te tij kryesisht lojtare Boshnjak, dhe pese ose gjashte Kroate dhe te pakten nje Serb, megjithese Tesiq shpreson qe lojtare te tjere do te afrohen nee kip. NSBiH po perpiqet tani te siguroje sherbimet e te pakten dy futbollisteve te lindur ne RS te cilet luajne me Partizanin e Beogradit.


Por edhe nese arrihet nje perzierje me e madhe etnike, Grediq paralajmeron se "mentaliteti Ballkanik" mund te shkaktoje veshtiresi ne dhomat e zhveshjes, sepse "egoja eshte nje problem i madh" dhe loja e organizuar e ekipit nuk arrihet lehte. Ka ende vend per permiresime, ndersa Bosnja zoteron vendin e 72 ne klasifikimin boteror te FIFA-s te botuar ne Maj 2002.


Ne nje zhvillim tjeter te rendesishem, ekipi Boshnjak do te sfidoje Jugosllavine ne Sarajevo me 21 Gusht - ne takimin e tyre te pare miqesor qe prej nisjes se konfliktit.


"Beogradi dhe Sarajevo kane luajtur vitin e kaluar dhe nuk ka pasur asnje problem. Lojtaret nuk kane te bejne me politiken," thote Usanoviq.


Ne nje shenje te bashkimit rajonal, presidenti i federates Jugosllave te futbollit ka premtuar gjithashtu mbeshtetjen e tij per perpjekjet e perbashketa te Bosnjes dhe Kroacise per te organizuar kampionatin Europian te futbollit ne vitin 2008. Presidenti i FIFA-s Sep Blatter ka premtuar ndihmen e tij per ate qe Usanoviq e konsideron si nje nder hapat me te rendesishem drejt pajtimit ne Ballkan.


Nje ekip kombetar i perbere nga Boshnjake, Serbe dhe Kroate, te cilet luajne se bashku do te bente qe popullsia "ta shikonte Bosnje Herzegovinen si nje vend, dicka qe u perket te gjithe atyre," thote Tuta.


"Me ane te futbollit mund te arrish disa gjera qe nuk mund te arrihen me miliarda e miliarda dollare," shton ai.


Leo Zovko, presidenti i Ultras - nje klub tifozesh te ekipit Zrinjski te Mostarit - ka gjithashtu besim ne fuqine e futbollit. "Sporti eshte e vetmja gje qe mund te bashkoje kete vend," ka thene ai per IWPR-ne.


Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo.


Support our journalists