BOSNJE: NEN HETIM XHAMITE E FINANCUARA NGA JASHTE

Tanime kane filluar te ngrihen pikpyetje mbi financimet e huaja te organizatave Muslimane - dhe se ku shkojne vertete keto fonde.

BOSNJE: NEN HETIM XHAMITE E FINANCUARA NGA JASHTE

Tanime kane filluar te ngrihen pikpyetje mbi financimet e huaja te organizatave Muslimane - dhe se ku shkojne vertete keto fonde.

Kontrollet e fundit te policise ndaj nje numri organizatash humanitare Arabe dhe arrestimet e te dyshuarve si terroriste kane alarmuar vendasit dhe te huajt per mundesine e rilindjes se Islamit ne Bosnje. Ndermjet pyetjeve qe ngrihen rreth rilindjes se Islamit eshte edhe ajo se kush kontrollon xhamite e reja te financuara nga organizatat humanitare Muslimane dhe nga qeverite e huaja dhe se cfare kushtesh jane vendosur per mbeshtetjen e tyre?


Per shembull, nje raport i pergatitur nga organizata Grupi i Krizave Nderkombetare me qender ne Bruksel dhe i botuar vitin e kaluar thoshte se ndihma nga organizata si komisioni i Larte Saudit per Ndihmen, i cili ndihmon vejushat e luftes, jetimet dhe viktimat e tjera te luftes, u kerkonte "perfitueseve femra te mbulojne koken dhe femijet e tyre te ndjekin mesime fetare".


Reisu-l-ulema Dr. Mustafa Ceric, kryetar i Komunitetit Islamik te Bosnjes, i ka mbrojtur veprimet e ketyre organizatave duke thene se "Pa ndihmen e tyre ne nuk mund te mbijetojme". Ceric ka shtuar se ai nuk kishte asnje prove qe ata kishin bere ndonje veprim te gabuar dhe ka vazhduar duke thene se "asnje Muslimane i mire" nuk mund te kete marre pjese ne sulmin e 11 Shtatorit.


Ai ka kundershtuar zerat se besimi dominant ne Arabine Saudite, Uahabizmi, nje forme ekstremiste e Islamit me nje interpretim te vecante te Kuranit, po perpiqet te vendoset ne Bosnje. Ai ka thene per IWPR-ne se te gjitha "xhamite e dhuruara" jane nen drejtimin e tij, megjithese forma e Islamit qe ato promovojne eshte "pak" e ndryshme nga tradita Hanafi.


Shkolla Hanafi, nje dege e Islamit Suni te themeluar ne Irak ne shekullin e 8-te, ndiqet nga shumica e Muslimaneve ne Turqi dhe ne Ballkan dhe eshte shume tolerante ndaj diferencave ne gjirin e komuniteteve Islamike.


Kryetari i protokollit te Komunitetit Islamik Ifet Mustafiq, ka mbeshtetur Ceric, duke thene se "ne cdo xhami mund te gjehet ndonje individ pavaresisht nese eshte Saudit apo vendas i cili falet ne menyren e Sauditeve, por zyrtarisht lutjet kryhen nga Imamet Hanafi".


Grupi Rinia Aktive Islame me qender ne Sarajevo eshte nje nder grupet te cilat perfliten se kane lidhje me Uahabizmin dhe me elemente me ekstremiste, por kryetari i saj Muris Cupiq nuk pranon qe grupi i tij eshte i perfshire ne "Islamin militant", duke ngulur kembe qe ai perqendrohet ne shprehjen dhe predikimin e identitetit te tyre fetar. (BCR Nr.


286, http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr/bcr_20011005_1_eng.txt)


Nje nder projektet me te rendesishme te mbeshtetura nga te huajt ne Bosnje eshte Qendra Kulturore Mbreti Fahd e inauguruar vitin e kaluar ne Sarajevo. Ndertesa e cila perfshin nje xhami me kapacitet prej 5,000 vetesh dhe zyrat e Komisionit te Larte Saudit, thuhet se ka kushtuar rreth 10 milion euro. Ne rajonin qendror te Bosnjes te dominuar nga Muslimanet, Bugojno, fale bujarise se nje prej grave te mbretit te Arabise Saudite eshte hapur vjeshten e kaluar Xhamia gjigande e Princeshes Aj Jooharah Al Brahim dhe Qendra Kulturore, e cila mund te nxere deri 2,000 vete, dhe perfshin edhe nje biblioteke dhe nje laborator te gjuhes Arabe.


Drejtuesi islamik lokal, Imam Efendija Arnaut shpreh falenderimin e tij per organizatat Muslimane te cilat kane ndihmuar ne ate qe ai e quan "rilindjen" e fese ne rajonin e tij.


Ai thote se ai po e shfrytezon kete mundesi per te edukuar komunitetin Boshnjak te Bugojnos - 87 perqind e popullsise, krahasuar me 42 perqind te paraluftes - me "mesazhin e paqes" te Islamit, duke zgjeruar fushe veprimin e programeve, numrin e sherbesave fetare ne kisha dhe mesimet fetare per femijet.


Komuniteti Islamik llogarit se tetedhjete perqind e 1,750 xhamive ne vend jane shkaterruar ose demtuar gjate viteve te luftes dhe 50 deri 60 perqind e tyre jane rindertuar deri tani, ndersa shume te tjera po rindertohen. Por jane xhamite e reja, vecanerisht ato te financuara dhe te projektuara me ndihmen e vendeve Islamike, te cilat kane shkaktuar kundershtimet me te medha. Per Kroatet dhe Serbet ne Bugojno, Sarajevo dhe zonat e tjera ku ka nje shumice Muslimane Boshnjake, keto ndertime te reja simbolizojne nje dominim te ri te Muslimaneve.


Per shembull, Tetorin e kaluar Komisioni i Larte Saudit per Ndihme Humanitare ne Bosnje ka shtypur dhe shperndare nje broshure ne Bugojno ne kohen e inaugurimit te xhamise se re te zones. "Bugojno eshte nje nder qytetet e pakta ne Busnje ku pothuajse nuk ka fare Kroate, megjithese ajo eshte ne kufi me territoret e banuara nga Kroatet," thuhej ne broshure. Ministria e jashteme e Bosnjes ka paraqitur nje ankese ambasades Saudite, ku thuhej se keto deklarime kishin alarmuar Kroatet e Bosnjes.


"Ekziston nje rrezik ne rritje i imperializmit fetar," ka paralajmeruar prifti katolik lokal At Ivo Markoviq duke folur me IWPR-ne. Ne fakt, qe prej luftes dhe fundit te regjimit komunist ateist, ka pasur nje rilindje te madhe te fese ne te treja besimet kryesore ne Bosnje, Islam, Ortodoksi dhe Katolicizem.


Analisti i Grupit Nderkombetar te Krizave dhe historiani i Ballkanit Mark Wheeler, i cili ka vizituar per here te pare rajonin ne vitin 1969, thote se Boshnjaket gjithnje e me teper po e shohin Islamin si nje fe dhe si nje tregues te identitetit te tyre.


"Njerezit te cilet kane jetuar ketu perpara luftes kur xhamite ishin muzeume dhe vende te vizituara nga turistet, dhe grate te veshura me rroba karakteristike te Islamit nuk ekzistonin fare, nuk mund te mos habiten nga fakti qe Muslimanet po e praktikojne gjithnje e me teper fene e tyre dhe jo me si me pare kur ajo ishte thjesht nje pjese e identitetit te tyre historic," thote ai.


Nje numer gjithnje e me i madh i te rinjve Boshnjak kane filluar te praktikojne ritet Islame, si te martohen ne xhami, pas perfundimit te ceremonies civile.


Per shembull Aida, me origjine Kroate e Bosnjes e cila eshte rritur si Muslimane, eshte martuar dy vjet me pare me nje Musliman. Ndersa ajo thekson se nuk eshte e domosdoshme te martohesh me nje burre te fese tende, ajo pranon se "eshte shume me e lehte kur je i te njejtes fe". Martesa ne xhami "per shkak te tradites" ofron "nje fare mbrojtjeje".


Eshte vene re gjithashtu nje rritje e numrit te djemve te rinj te cilet mbajne mjeker dhe vajzave te reja te cilat mbulojne koken, megjithese ata ende perbejne nje pakice edhe ne gjirin e popullsise Boshnjake.


Wheeler thote se fondamentalizmi, kryesisht ne formen e grupeve te huaja Muslimane, ekziston tashme ne Bosnje. Por, ne te njejten kohe, ai thote se ky nuk perben nje kercenim me te madh se sa ai i Le Pen ne France, duke shprehur dyshimin e tij se "shume gazetare te cilet u perpoqen te krijonin nje rrezik me te madh pas ngjarjeve te 11 Shtatorit, e kane ekzagjeruar gjendjen".


Julie Harbin eshte nje gazetare e pavarur e vendosur ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists