BOSNJE: MARREVESHJA PER NAFTEN, SHTYTJE PER EKONOMINE
Nje marreveshje per cmimin e naftes mund te kete hapur rrugen per progresin ekonomik te vendit.
BOSNJE: MARREVESHJA PER NAFTEN, SHTYTJE PER EKONOMINE
Nje marreveshje per cmimin e naftes mund te kete hapur rrugen per progresin ekonomik te vendit.
Harmonizimi i cmimeve te karburantit, i vendosur menjehere pas fillimit te Vitit te Ri ne te gjithe territorin e Bosnje Herzegovines mund te jete nje hap i madh perpara ne ndertimin ekonomik te vendit i cili edhe tani kur kane kaluar disa vjet nga perfundimi i luftes, mbetet nje nder vendet me te varfera ne Europe.
Nen presionin nderkombetar, autoritetet Boshnjake kane nenshkruar nje marreveshje me 7 Nentor e cila vendos taksa te njejta mbi karburantet. Te dyja entitetet, Republika Srpska dhe, RS dhe Federata, e kane filluar zbatimin e kesaj marreveshjeje ne fund te Dhjetorit, ndersa Brcko, nje rreth i vecante administrative ne veri te vendit, e ka filluar me 1 Janar.
Analistet mendojne se harmonizimi i taksave do te jete nje perfitim i madh ekonomik per vendin e shkaterruar nga politikanet dhe tregtaret e korruptuar dhe nga ish drejtuesit e luftes.
"Mungesa e nje tregu te unifikuar ne Bosnje Herzegovine ka qene nje nder shkaqet kryesore te cilat kane penguar zhvillimin ekonomik te vendit," ka thene Renzo Davidi, nje ekspert i njohur i BE per ceshtjet ekonomike ne vend.
Ndersa standartet e jeteses jane permiresuar ne Bosnje Herzegovine pas luftes, mungesa e vullnetit te entiteteve per te bashkepunuar per nje sere ceshtjesh, si tregtia dhe levizja e popullsise, kane penguar tranzicionin e vendit ne nje ekonomi tregu.
Megjithese Bosnja nuk prodhon ne vend nafte, industria e naftes ka luajtur nje rol te madh ne zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Rreth 15 perqind e te ardhurave te pergjitheshme te buxhetit vijne nga taksat e ndryshme mbi karburantet.
Nje sasi e madhe te ardhurash financiare humbasin cdo vit per shkak te korrupsionit te lidhur me tregtine e naftes dhe nenprodukteve te saj. Ligjerisht ose ilegalisht, biznesi i karburanteve sjell nje fitim prej nje qind milion marka te konvertueshme per importuesit shteteror dhe ata privat.
Perpara shperthimit te luftes, nafta importohej dhe perpunohej ne rafinerin e Bosanski Brod, prej nga ku shperndahej ne te gjithe vendin. Ne ate kohe, pjesa me e madhe e tregut te karburanteve kontrollohej nga kompania Energopetrol me qender ne Sarajevo. Dy kompanite e tjera te medha kane qene INA, nga Kroacia dhe Yugopetrol, nga Serbia.
Rafineria ne Bosanski Brod eshte shkaterruar pothuajse krejtesisht gjate luftes. Me pas, tregu i karburanteve u nda sipas perkatesive etnike. Energopetrol u nda ne dy kompani, ku njera kontrollonte tregun ne territoret e dominuara nga Muslimanet e Bosnjes dhe tjetra ne zonat e banuara ne shumice nga Serbet e Bosnjes. INA BiH ishte kompania me e madhe ne territorin e Kroateve te Bosnjes.
Legjislacioni i miratuar pas luftes u lejonte kompanive te ruanin pozitat e tyre dominuese ne tregjet respective. Drejtuesit e larte te kompanive emeroheshin nga partite nacionaliste ne pushtet te cilat e kane perdorur kete biznes per te siguruar fitime personale dhe per te realizuar synimet e tyre politike.
Nen nje presion nderkombetar dhe te brendeshem, entitetet kane filluar liberalizimin e rregullave per importimin e karburanteve. Pas kesaj kane filluar te dalin ne skene disa kompani te vogla private. Megjithate, shtimi i operatoreve ne treg ka sjelle edhe shtimin e kontrabandes dhe mos pagimit te taksave. Si rezultat, monopoli qe ekzistonte u zevendesua nga konfuzioni dhe kaosi. Gjendja eshte komplikuar edhe me teper kur rrethi i Brcko vendosi sistemin e tij te taksave dhe te detyrimeve doganore.
Rivaliteti qe ekzistonte ka shkaktuar nje sere perplasjesh. Ajo me e fundit, ne fund te Tetorit, ka shperthyer kur qeveria e RS ka ulur taksen e mirembajtjes se rrugeve e cila perfshihej ne cmimin perfundimtar te shitjes me pakice te karburantit. Synimi i kesaj mase ishte ti behej konkurence Brcko, ku deri atehere ishin ne fuqi cmimet me te ulta te naftes dhe karburanteve.
Ky hap shkaktoi nje shtim te bleresve dhe te ardhurave te buxhetit ne RS. Por Federata dhe Brcko u pergjigjen duke ulur edhe me teper taksat e tyre. Rezultati ishte qe njerezit e blinin karburantin me lire por kjo solli nje renie te te ardhurave buxhetore prej disa milion marka.
Lufta e cmimeve ka rrezikuar seriozisht marreveshjen e Bosnje Herzegovines me Fondin Monetar Nderkombetar, e cila kerkonte nje disipline te forte buxhetore, dhe ka shkaktuar edhe nderhyrjen e fuqishme te komunitetit nderkombetar.
Haris Abaspahiq punon per Agjensine e Zhvillimit Ekonomik Rajonal ne Sarajevo.