Bosnje: Librat Qe Mungojne Ne Sarajevo

Ish roja i bibliotekes se Sarajevos tregon se si librat jane ruajtur nga bombardimet e artilerise, dhe me pas jane zhdukur si pasoje e vjedhjeve dhe mungeses se kujdesit te zyrtareve.

Bosnje: Librat Qe Mungojne Ne Sarajevo

Ish roja i bibliotekes se Sarajevos tregon se si librat jane ruajtur nga bombardimet e artilerise, dhe me pas jane zhdukur si pasoje e vjedhjeve dhe mungeses se kujdesit te zyrtareve.

Nje violincelist i vetem qe luante mbi rrenojat e bashkise se vjeter te qytetit u be nje nder imazhet me te shimshme te rrethimit te Sarajevos. Kjo ndertese sherbente edhe si biblioteka Kombetare dhe e universitetit, nje nga me te medhate ne Ballkan me mbi dy milion libra dhe doreshkrime.


Me 25 Gusht, 1992, pas kater muaj bombardime te artilerise dhe zjarrit te snajpereve, ajo morri flake, nje simbol i rendesishem se si njerezit e armatosur po vinin ne qender te shenjestres nje histori te tere. Pothuajse dhjete vjet me pas, ish zevendes drejtori i bibliotekes tregon se pjesa me e madhe e koleksionit ne fakt eshte shpetuar nga 200 raketat te cilat kane goditur ndertesen e periudhes se Habsburgeve, dhe me pas jane zhdukur si pasoje e vjedhjeve dhe mungeses se interesimit zyrtar.


Ne intervisten e tij te pare pas luftes, Dushko toholj, nje punonjes biblioteke per 45 vjet, ka pershkruar se si ka filluar te beje plane per te evakuuar librat ne kohen qe u duk e sigurte shperthimi i luftes ne fillim te vitit 1992. Kur nisi konflikti ne Prill 1992, nje operacion me emrin e koduar "Fshehja" u vu ne veprim, me pjesemarrjen e Toholj, djalit te tij Ognjen, disa punonjes te tjere te bibliotekes dhe anetareve te se ashtuquajtures "Brigada e Artit" ne ushtrine Boshnjake.


Libra me vlere te madhe dhe doreshkrime - perfshire koleksionin "Bosniaca" te periudhes Otomane dhe kopje te lara ne ar te Kuranit - jane futur ne kuti te renda metalike dhe jane derguar ne bodrumet e bibliotekes, dhe vendi i tyre ne katet me te larta eshte zene nga katalogje, arkiva gazetash dhe libra me pak te vlefshem. Ndersa kryhej ky operacion, biblioteka goditej cdo dite nga zjarri i snajpereve dhe artilerise, perfshire edhe predha ndezese, por zjarrfikesit kishin mundur te shuanin zjarrin cdo dite deri me 25 gusht, kur nje predhe e madhe ndezi nje zjarr te pandalshem.


Ndersa zjarrfikesit, punonjesit dhe banoret aty prane nxituan pavaresisht zjarrit te snajperve te shpetonin sa me teper libra qe te ishte e mundur, pak njerez e dinin se cfare kishte brenda kutive te medha metalike. Pasi zjarri ishte shuar mengjesin e 26 Gushtit, Tohojl dhe ndihmesit e tij i hoqen kutite nga rrenojat qe ende nxirrnin tym. "Ndersa leviznim kutite, radio njoftonte se te gjitha librat ishin djegur," thote ai. "Na u deshen 43 dite ti hiqnim te gjitha librat". Kur Tohojl me ne fund arriti ti numeronte librat e shpetuar, ai pa se te pakten 1.2 milion volume ishin shpetuar.


Por evakuimi nga bashkia e shkaterruar shenoi fillimin e nje odiseje te re. Per aresye sigurie, librat u derguan nga nje vend ne tjetrin, megjithese askund ne Sarajevon e rrethuar nuk kishte vend te sigurte. Nihad Cengiq, nje ristorator librash dhe anetar i "Brigades se Artit' te ushtrise Boshnjake i cili ka marre pjese ne operacionin e shpetimit, kujton se librat fillimisht jane derguar ne nje bodrum privat ne qender te Sarajevos, por pas pak kohesh ushtaraket urdheruan lirimin e bodrumit.


Prej andej, librat jane transferuar ne disa korridore ne shtabin e departamentit te zjarrfikesve, por aty u pa se ishte ambjent i papershtatshem dhe u levizen perseri per ne bodrumet e Gjykates se Rrethit te Sarajevos. Ne ate kohe, thote Cengiq, dritaret e nderteses se gjykates ishin shkaterruar nga shperthimet e predhave dhe zjarri i snajpereve, dhe aty ishte futur uje dhe balte. Prandaj librat u levizen perseri, per ne Qendren Boshnjake te Kultures, ku disa prej tyre gjenden edhe sot.


Sa here qe librat levizeshin, numri i tyre pakesohej, sipas Toholj. Nje nga vendet e ruajtjes u shperthye dhe librat i vodhen. Meqenese volumet zyrtarisht nuk ekzistonin, askush nuk morri persiper pergjegjesine per ruajtjen e tyre. "Ne na kane debuar edhe nga nje vendstrehimi anti berthamor nga njerez te cilet thonin se i duhej hapesira per dicka tjeter,' thote ai. Saot Biblioteka kombetare dhe Universitare eshte vendosur ne kazermat ushtarake Marshalli Tito, nje pjese e se ciles eshte shnderruar ne universitet. Biblioteka ka rreth 600,000 libra, pjesa me e madhe e tyre te dhuruara pas luftes. Drejtori, Enes, Kujunxhiq, e ka hedhur poshte prej kohesh te gjithe historine e shpetimit te librave. "Une kam qene drejtor qe prej vitit 1994. Katalogu yne eshte djegur dhe askush nuk e di se sa libra kane qene aty," thote ai per IWPR-ne. Punonjes te tjere te bibliotekes nuk kane dashur te flasin rreth fatit te koleksionit te meparshem, por ne fshehtesi disa prej tyre kane thene se qe prej mberritjes se Kujunxhiq atyre u eshte ndaluar te bejne deklarata publike. Amnezia zyrtare eshte shtrire edhe ne ministrine federale te kultures, e cila gjithashtu nuk pranon te kete pasur dijeni per librat e shpetuar nga djegia.


Tani historia e librave ka filluar te qarkulloje ne qytet, dhe Kujunxhiq duket se ka ndryshuar qendrim. Pasi fillimisht kishte deklaruar se disa qindra volume te ruajtura ende ne bodrumet me lageshtire te Qendres se Kultures ishin pa vlere, ai tani thote se ka plane per ti levizur ato per ne ndertesen e re te Bibliotekes. Ai gjithashtu po perpiqet te siguroje edhe rindertimin e nderteses se shkaterruar te bashkise, me qellim qe librat te kthehen ne vendin e tyre te pare.


Tohojl i cili eshte tani ne pension, ende ka deshire te shetise pergjate brigjeve te lumit Miljacka me syte nga ndertesa e shkaterruar e bashkise. "Ndonjehere ndjej se eksperienca jone tregon se nuk mund te behen gjera te mira ne kohe te keqia," thote ai. "Por perseri mendoj se kam bere ate qe do te bente cdo njeri i ndershem. Sidoqofte, librat - ashtu si femijet - jane te vlefshem dhe duhet te perpiqemi per ti mbrojtur".


Sanela Hajdarhoxhiq eshte nje gazetare e pavarur me qender ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists