BOSNJE: A DO TE REFORMOHEN VERTETE SERBET E LINJES SE ASHPER?

Premtimet e nacionalisteve per te pranuar ndryshimet kushtetuese shihen me dyshim.

BOSNJE: A DO TE REFORMOHEN VERTETE SERBET E LINJES SE ASHPER?

Premtimet e nacionalisteve per te pranuar ndryshimet kushtetuese shihen me dyshim.

Kur nacionalistet Serbe te linjes se ashper fillojne te flasin ne menyre te moderuar, Boshnjaket e tjere shohin se cfare fshihet pas kesaj sjelljeje.


Partia Demokratike Serbe, SDS, organizmi kryesor nacionalist ne Republiken Srpska, RS, ka lene te kuptohet se ajo eshte e gateshme per nje kompromis per ceshtjen e reformave te kerkuara nga gjykata kushtetuese e Bosnjes. Por komunitetet Kroate dhe Muslimane te vendit dyshojne se nje sjellje e tille eshte nje perpjekje per te shmangur mundesine e vendosjes se ketyre ndryshimeve nga komuniteti nderkombetar.


Ata kane nje te drejte. "SDS po ben cdo gje per te shmangur zgjidhjet e detyruara," ka pranuar se fundi Dragan Caviq, zevendes kryetar i SDS-se dhe zevendes president i RS-se.


Per dy jave rresht, perfaqesuesit e partive kryesore kane negociuar rreth ndryshimeve te kushtetutes te shtetit te Bosnjes dhe dy entitetevete tij - ndryshime te cilat do te reflektojne vendimin e gjykates kushtetuese se te gjitha grupet etnike ne Bosnje duhet te jene te barabarta.


Nese nje marreveshje perfundimtare nuk arrihet deri ne fund te kesaj jave, ndermjetesi i larte nderkombetar ne Bosnje, Volfgang Petric, mund te vendos zgjidhjen e tij.


Deklarimet e Cavic pasojne kongresin e SDS-se me 11 Mars ne Banja Luka ku eshte thene se partia eshte e gateshme te "ktheje nje faqe te re". Megjithate ne ate takim, SDS rizgjodhi udheheqjen e vjeter te saj. Ne fakt, ata kane pergatitur nje program politik te reformuar, por shume analiste vendas dhe te huaj kane vene ne dyshim vleren e fjaleve te bukura te kesaj partie.


Igor Radojicic, sekretar i pergjitheshem i Partise Social Demokrate ne RS, ka thene se "SDS ka ndryshuar qendrimet ndaj komunitetit nderkombetar, duke u perpjekur te krijoje idene se ajo eshte nje parti me teper bashkepunuese, ndersa ne nivel lokal ajo vazhdon te sillet ne menyre arrogate ndaj partive te tjera dhe njerezve te thjeshte".


Vezhguesit vene ne pikpyetje faktin nese partia e krijuar nga ish drejtuesi i Serbeve ne kohen e luftes Radovan Karaxhiq, nje figure e rendesishme ne listen e njerezve te kerkuar per krime lufte nga gjykata e Hages, mund te arrije te mos pengoje demokracine dhe pajtimin ne Bosnje.


SDS ka drejtuar Serbet e Bosnjes gjate gjithe luftes prej tre vjet e gjysem ne Bosnje; dhe anetaresia e saj e kohes se luftes perfshin pjesen me te madhe te te dyshuarve per krime lufte nga gjykata e Hages.


Qe prej konfliktit, SDS ka penguar me vendosmeri zbatimin e marreveshjes se paqes se Dejtonit, duke penguar vazhdimisht miratimin e ligjeve ne institucionet e perbashketa te Bosnjes. Partia ka refuzuar vazhdimisht bashkepunimin me Hagen. Legjislacioni per kete ceshtje eshte miratuar ne RS ne fillim te ketij viti, por forca policore e entitetit ende nuk ka rrestuar as edhe nje person te dyshuar per krime lufte.


Ne Bosnjen lindore, ku SDS gezon edhe mbeshtetjen me te madhe, vetem disa refugjate Boshnjak jane rikthyer. Sulmet ndaj refugjateve te rikthyer jane nje gje e zakoneshme dhe ato perbejne nje paralajmerim per te gjithe ata qe deshirojne te kthehen ne kete pjese te vendit.


Sipas disa njoftimeve ne media, e kaluara famekeqe e partise pothuajse ka cuar ne nxjerrjen jashte ligjit dhe mos lejimin e pjesemarrjes se saj ne zgjedhjet e vitit 2000. Shume mendojne se SDS tani po perpiqet te duket me e aresyeshme, nga frika e mos lejimit per te marre pjese ne zgjedhjet e planifikuara per me vone kete vit.


Dragan Kaliniq, kryetar i partise, dhe zevendes kryetari i saj Cavic jane rizgjedhur ne postet e tyre pa asnje kundershtim ne kongresin e partise. "Nje qendrim i ri, realist dhe pragmatist ndaj Republikes Srpska dhe Bosnje Herzegovines ka zevendesuar stereotipin e zakonshem te vete shkaterrimit dhe vete sakrifikimit e cila pritej nga SDS," ka thene Kaliniq.


Gjate kongresit, thuhet se SDS ka ndryshuar nje pjese te platformes se saj politike, duke lene te kuptohet se per here te pare ajo do te marre pjese edhe ne zgjedhjet per pozicione shteterore ne federaten Muslimane Kroate ne vitin 2002. Per me teper, programi i partise, e cila ne te kaluaren perqendrohej ekskluzivisht ne Serbet e Bosnjes, tani i referohet "popujve konstituiv", duke lene te kuptohet se ajo mund te jete e gateshme te marre parasysh edhe te drejtat e komuniteteve te tjera.


Megjithate, kritiket thone se rizgjedhja e anetareve te partise se kohes se luftes si Kaliniq tregon se SDS mbetet e pozicionuar fort ne rrugen e nacionalizmit dhe obstruksionizmit te reformave. Shume analiste politik mendojne se SDS eshte thjesht e paafte te mbeshtese marreveshjen e Dejtonit.


Vete Kaliniq ka qene perpara dhe gjate luftes, nje nder bashkepunetoret me te ngushte te Karaxhiq. Ne fillim te konfliktit, ai ka kerkuar haptazi bombardimin e Sarajevos dhe sulme te tjera ndaj jo Serbeve. "Deri sa armiku (Muslimanet dhe Kroatet e Bosnjes) te mundet dhe shkaterrohet ushtarakisht, dhe kjo natyrisht do te thote edhe likujdimin e njerezve te tyre kryesore, une mbeshtes zgjidhjen ushtarake," ka thene Kaliniq ne asamblene e RS-se ne fillim te luftes ne muajin Maj 1992. Pas konfliktit, ai ka sherbyer si kryetar i asamblese se entitetit.


Kritiket theksojne se pas kongresit te saj, SDS ende ka ne rradhet e saj mbi 50 perqind te anetaresise se kohes se luftes. "Fraksioni i vjeter i linjes se ashper ka ruajtur pushtetin," thote Rajko Vasiq, zedhenes i Aleances per Social Demokratet e Pavarur ne opozite. "Ky fraksion mbeshtet pushtetin jo demokratik sipas drejtimit te Karaxhiq".


Planet e ardheshme te SDS-se jane teper te rendesishme per pjesen tjeter te Bosnje-Herzegovines. Zgjedhjet e vitit 2000 kane provuar se partia ende gezon popullaritet te madh ne rradhet e pjeses me te madhe te Serbeve te Bosnjes, vecanerisht ne zonat rurale.


SDS ka arritur te vendose njerezit e saj ne pozicionet kryesore drejtuese ne policine e RS dhe ne media - te cilat ata i perdorin shpesh kunder kundershtareve te tyre politik.


Nje rast i cili po permendet tani si shembull i egersise se SDS-se ka qene vrasja e Risto Jugoviq, drejtori i nje kompanie te fuqishme sigurimesh ne qytetin jugor te RS, Pale, nga nje person i panjohur. Jugoviq ka qene nje nder themeluesit e SDS-se por eshte larguar nga partia ne vitin 1994 pas nje mosmarreveshjeje me Karaxhiq per korrupsionin dhe fitimet nga lufta. Vetem disa dite perpara vrasjes se tij me 10 Mars, Jugoviq ka thene publikisht se SDS po mendonte ta vriste ate dhe te merrte nen kontroll kompanine e tij fitimprurese.


Edhe perpara zgjedhjeve te vitit 2000, zyrtare vendas dhe te huaj kane bere presion ndaj ndermjetesve Perendimor per te miratuar masa me te forta ndaj SDS-se dhe nacionalisteve te tjere radikal. Por deklarimet e fundit te Zyres se Perfaqesuesit te Larte tregojne se komuniteti nderkombetar eshte i pergatitur ti jape SDS-se edhe nje shans tjeter per te ndryshuar qendrimet e saj. "Ajo qe eshte e rendesishme eshte se SDS te demostroje qe ajo eshte e afte te zbatoje reformat," thote zedhenesi i Zyres se Perfaqesuesit te Larte, Oleg Milisiq.


Dragan Jeriniq eshte redaktor i gazetes Nezavisne Novine me qender ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists