BOSNJE: AMBASADA AMERIKANE MBYLLET NGA FRIKA E VEPRIMEVE TERRORISTE

Njoftimet e sherbimeve sekrete kane folur per militante Muslimane ne Bosnje te cilet kane pasur plane per te sulmuar objektiva Amerikane javen e kaluar.

BOSNJE: AMBASADA AMERIKANE MBYLLET NGA FRIKA E VEPRIMEVE TERRORISTE

Njoftimet e sherbimeve sekrete kane folur per militante Muslimane ne Bosnje te cilet kane pasur plane per te sulmuar objektiva Amerikane javen e kaluar.

Tuesday, 6 September, 2005

Sipas disa burimeve te rendesishme ne Bosnje, njoftime per nje sulm te shpejte te radikaleve te lidhur me Al-Qaeda kane detyruar mbylljen e perkoheshme te ambasades Amerikane ne Sarajevo dhe zyrave te saj konsullore ne Mostar dhe Banja Luka javen e kaluar.


Megjithese ambasada Amerikane ka filluar pune disa dite me vone, pasi policia lokale ka ndaluar per pak kohe nje person dhe ka marre ne pyetje disa te tjere, incidenti tregon se Amerika dhe vendet e tjera perendimore ende mendojne se ne Bosnje mund te jene aktive militante Islamik. Nder te gjitha vendet e Ballkanit, zyrtaret e sherbimeve sekrete Amerikane e konsiderojne kete vend si qendren me te mundeshme per terrorizem per shkak te popullsise se madhe Muslimane.


Ambasada ne Sarajevo e ka ndalur punen me 20 Mars, duke permendur si aresye shqetesimet per "kercenime te paverifikuara". Te nesermen, zyrat konsullore ne Mostar dhe Banja Luka jane mbyllur krejtesisht.


Kjo eshte hera e dyte qe ambasada Amerikane eshte mbyllur per aresye te frikes nga akte terroriste qe prej sulmeve te 11 Shtatorit. Pas mbylljes se pare me 17 Tetor, autoritetetet kane arrestuar gjashte anetare te grupit Algjerian te cilet u jane dorezuar autoriteteve Amerikane ne mes te muajit Janar dhe jane transferuar ne kampin e Guantanamo Bay ne Kuba.


As zyrtaret Amerikane dhe as policia lokale nuk kane dhene shume shpjegime per mbylljen e dyte. Por nje zyrtar i larte Boshnjak ka thene per IWPR-ne se ajo eshte shkaktuar nga informacione te marra me 15 Mars nga "sherbimet sekrete partnere" rreth nje takimi te mundshem ne kryeqytetin Bullgar Sofje te nje celule te Al-Qaeda gjate muajit Shkurt.


Sipas ketyre njoftimeve ne kete takim eshte folur per sulme terroriste ndaj objektivave Amerikane ne rajon, perfshire edhe ambasaden Amerikane ne Sarajevo. Raporti sekret thoshte se nje sulm i paspecifikuar ishte planifikuar per me 21 Mars ne Bosnje. Pervec ketij informacioni, policia dhe njesite anti terrorizem kane marre regjistrime te disa bisedave telefonike ndermjet pjesemarresve te takimit te Sofjes ne te cilat permendje shpesh emri i Esad Cancar, nje qytetar Boshnjak i dyshuar per lidhje me grupet terroriste.


Sipas zyrtarit te larte Boshnjak, i cili nuk pranoi te permendej me emer, autoritetet lokale kane filluar menjehere te pergjojne telefonat private dhe te zyres se Cancar. E kaluara e Cancar ka qene prej kohesh nje shqetesim per autoritetet. I diplomuar ne Studime Orientale ne Shkollen e Filozofise ne Sarajevo, ai flet rrjedhshem gjuhen Persiane dhe ka sherbyer gjate luftes si luftetar fetar.


Cancar ka qene pjestar i disa njesive Muslimane te ushtrise Boshnjake, perfshire Crni Labudovi (Pulebardhat e Zeza) dhe batalionin e shtate. Biografia e tij e luftes thote se ai ka vizituar te ashtuquajturin kamp stervitor ushtarak Iranian ne Pogorelica (30 km ne perendim te Sarajevos) nga Korriku ne Shtator te 1993.


Trupat paqeruajtese te drejtuara nga NATO ka hyre ne kete kamp ne Shkurt te vitit 1996 dhe kane deklaruar se ai perdorej per te stervitur luftetare Islamik vendas dhe te huaj dhe terroriste. Pas ketij sulmi, autoritetet Boshnjake jane detyruar te debonin shumicen e Arabeve te cilet kishin mbetur ne vend pas perfundimit te luftes.


Cancar, tani 40 vjec, punon per nje fond lokal pergjegjes per mirembajtjen e varreve te luftetareve Musliman te vrare gjate tre vjet e gjysem lufte. Sipas dosjes se tij ne polici, ai eshte gjithashtu u interesuar per magjine e zeze, ekzorcizem dhe praktikon metoda sheruese fetare.


Megjithese edhe pas survejimit nuk ka pasur asnje prove te forte, policia e ka ndaluar Cancar per ta marre ne pyetje me 21 Mars dhe ka kontrolluar ne apartamentin dhe zyren e tij, thene zyrtari Boshnjak. Edhe marrja ne pyetje nuk ka nxjerre asnje prove - Cancar ka kaluar edhe proven e makines se vertetes - dhe ai eshte liruar pas nje dite, me lejen edhe te disa ambasadave perendimore te cilat ishin informuar rreth ketij rasti dhe perfaqesuesit e te cilave kane marre pjese edhe ne pyetjen e ketij personi.


Pas lirimit te tij, Cancar ka hedhur poshte publikisht perfshirjen e tij ne aktivitete terroriste. "Ne kemi nevoje per te gjitha keto ambasada ketu. Perse do te beja une nje gje te tille kaq te tmerrshme dhe kaq te gabuar? Une do te shkaktoja nje dem te pallogaritshem vendit tim, do te godisja rende popullin tim dhe familjen time te respektuar," i ka deklaruar ai nje gazete lokale, Ljiljan.


Por rasti i Cancar nuk eshte krejtesisht i mbyllur. Sipas burimeve te IWPR-se, ai ka dhene disa pergjigje gjate marrjes se tij ne pyetje te cilat korrespondonin me informacionin qe kishin sherbimet sekrete per takimin ne Sofje. Por keto pergjigje ishin te pamjaftueshme per te hapur nje ceshtje penale. Dokumentat dhe pajisjet e kapura ne shtepine dhe zyren e Cancar jane ende ne duart e policise dhe po shqyrtohen prej tyre.


Pavaresisht faktit qe autoritetet Boshnjake jane vleresuar shpesh per perpjekjet e tyre ne luften ndaj terrorizmit, drejtori i Agjensise Qendrore te Zbulimit te SHBA-se, CIA, George Tennet, ka thene ne fjalimin e tij para Komitetit per ceshtje ushtarake te Senatit Amerikan me 19 Mars se nder vendet Ballkanike, Bosnja perben rrezikun me te madh per trupat Amerikane dhe perendimore.


Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes Boshnjake, Slobodna Bosna.


Frontline Updates
Support local journalists