Bosnja: Thirrje Per Dhenien Fund Te Kontrollit Te Te Huajve?

Drejtuesit e Sarajevos po shfrytezojne nje sere skandalesh nderkombetare per te bere presion ndaj Perendimit per ti dhene me teper kontroll mbi vendin.

Bosnja: Thirrje Per Dhenien Fund Te Kontrollit Te Te Huajve?

Drejtuesit e Sarajevos po shfrytezojne nje sere skandalesh nderkombetare per te bere presion ndaj Perendimit per ti dhene me teper kontroll mbi vendin.

Thursday, 27 September, 2001

Per here te pare qe prej perfundimit te lufterave ne Ballkan, Bosnja ka shprehur deshiren e saj per te ecur me kembet e veta pa supervizionin nderkombetar. Shtysa per kete qendrim te ri ka qene nje sere skandalesh te cilat kane treguar se mbikqyresit Perendimor ne vend, te cilet kane drejtuar ate pas luftes, edhe vete nuk jane te cliruar nga mungesa e aftesise - apo edhe me keq.


"Ne kemi nevoje per ndihmen e eksperteve te komunitetit nderkombetar por nuk kemi nevoje qe njerez te tjere te marrin vendimet ne vendin tone," ka thene kryeministri Boshnjak, Zlatko Lagumxhija, gjate nje vizite ne Bruksel javen e kaluar. Dhe ne ate qe mund te jete shenje e nje ere te re ne qendrimin e udheheqjes Boshnjake, Lagumxhija ka thene: "Roli i komunitetit nderkombetar eshte te na ndihmoje ne, por jo te punoje, te mendoje dhe te vendose ne emer tone".


Kjo deklarate ka habitur si zyrtaret Boshnjake ashtu edhe ata nderkombetare. Shpesh gjate dekades se fundit udheheqesit Perendimor kane qene me te shqetesuar sesa vete udheheqesit e Bosnjes per mireqenien e vendit. Kjo ka qene vecanerisht e vertete gjate dhe menjehere pas luftes kur autoritetet me orientim nacionalist, te korruptuar dhe te paafte kane qene me te interesuar per te fituar para dhe status politik sesa per interesat e shtetit.


Si rezultat, i eshte dashur Perendimit te kryeje pjesen me te madhe te puneve te perditeshme, perfshire legjislacionin dhe emerimet (dhe shkarkimet e rralla) te zyrtareve lokal. Nje autoritet nderkombetar ka qene i domosdoshem per te shmangur zenkat politike meskine dhe per te vendosur nje monedhe te perbashket, targat e makinave dhe hapa te tjere te shumte praktik per te siguruar levizjen e vendit perpara. Megjithate, kjo gjendje filloi te ndryshoje pas zgjedhjeve te Nentorit 2000, kur partite e moderuara morren ne dore drejtimin e Federates Boshnjako - Kroate dhe fituan nje influence te konsiderueshme ne entitetin tjeter te Bosnjes, Republika Srpska.


Qe prej asaj kohe, organizatat nderkombetare qe punojne ne Bosnje jane gjendur ne nje presion publik ne rritje per te permiresuar punen e tyre. Kjo tendence eshte shfaqur haptazi pas nje tenderi per licensen e sherbimit te trete te telefonise celulare ne Bosnje. Disa kane akuzuar zyrtaret Perendimor se kane bere qe tenderi te fitohej me nje shume teper te ulet.


Me pas u morr vesh se Agjensia Rregulluese e Komunikacionit, CRA - nje organizem i ngritur nga autoriteti me i larte nderkombetar ketu, Zyra e Perfaqesuesit te Larte Nderkombetar, OHR, ne vitin 1998, per te leshuar licensat per komunikacionin - kishte vendosur cmimin baze per tenderin ne shume prej dy milion marka Gjermane. Sipas kritikeve kjo shume perben rreth nje te dhjeten e vleres se saj reale.


Media lokale e ka denoncuar kete veprim si nje grabitje. Ato kane thene se disa zyrtare te huaj ne Bosnje kane vendosur kete cmim per te favorizuar nje kompani te vecante Perendimore. "Burimet kombetare nuk mund te shiten per dy milion marka," ka thene Lagumxhija. Ai ka insistuar qe tenderi te rihapej dhe cmimi te rritej.


Ish ambasadori Amerikan ne Bosnje, Tomas Miller, ka kerkuar gjithashtu qe agjensia te rihape tenderin. Ai ka shpjeguar se Kompania Amerikane e Telefonise Celulare Perendimore kishte dashur te konkurronte per kete biznes por nuk kishte pasur kohen e mjaftueshme te vleresonte ate.


Per jave te tera CRA refuzoi te terhiqej, pavaresisht presionit te qeverise. Agjensia vazhdoi te mbeshtetej nga zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje, Perfaqesuesi i Larte Volfgang Petric. Kjo ceshtje acaroi marredheniet deri ne ate pike sa Lagumxhija refuzoi te takonte Petric dhe drejtuesin e CRA-se, Jerker Torngren, duke dhene si aresye "detyrime te tjera te rendesishme".


Me pas CRA e anulloi tenderin por Torngren nuk ka pranuar se kjo eshte bere per shkak te presionit te qeverise. Ai ka thene se tenderi eshte anulluar per aresye se nje kompani eshte terhequr krejtesisht nga tenderi ndersa nje tjeter eshte terhequr pjeserisht.


Ndersa mosmarreveshja per ceshtjen e licenses se telefonise celulare ishte ne piken me te larte, udheheqja Boshnjake eshte perplasur me OHR-ne edhe per nje ceshtje tjeter. Aresyeja kete rradhe ishin disa njoftime se OHR po pergatitej te jepte tenderin per prodhimin e kartave te reja te identitetit te Bosnjes, kompanise se madhe Siemens.


Projekti, i cili do te krijonte edhe regjistrin e pare te sakte te te gjithe qytetareve te Bosnjes, thuhet se do te kushtoje rreth 50 milion Marka Gjermane. Por drejtuesit e Sarajevos thone se cmimi eshte shume i larte dhe marreveshja eshte e mbuluar nga nje tis misteri.


"Kjo marreveshje ka qene shume e paqarte megjithese OHR thote se ajo ka vepruar si duhet," ka thene Svetozar Mihajlloviq, minister shteti per ceshtjet civile dhe komunikacionin i Bosnjes. Nje komision i krijuar nga qeveria ka njoftuar se ai ka gjetur nje numer parregullsish ne kete proces, perfshire edhe menyren ne te cilen Simens eshte zgjedhur dhe cmimin qe eshte pranuar nga ekipi politik i OHR-se.


OHR ka hedhur poshte akuzat dhe ka paralajmeruar se ceshtje si keto mund te rrezikojne investimet e huaja ne te ardhmen. Me pas, OHR, ka thene se marreveshja me Siemens nuk eshte perfunduar dhe se udheheqja Boshnjake duhet te marre pjese aktive ne marrjen e ketyre vendimeve.


Por skandalet nuk kane mbaruar me kaq. OHR perseri eshte gjendur nen presion per kryerjen e nje kontrolli financiar te pavarur ndaj njeres prej kompanive me te medha ne Herzegovine, Aluminium Mostar. Drejtuesit Boshnjak dhe media lokale ka kundershtuar rezultatet e kontrollit sipas te cilave privatizimi i kompanise, i cili ishte kryer gjate dhe pas luftes, ishte i ligjshem.


Ata kane thene se disa drejtues politik Kroat te Bosnjes, nxites te luftes, dhe biznesmen jo te ndershem kane marre pjese ne transaksione te cilat jane bere te mundura nga nje ulje e madhe e vleres se kompanise, nga shifra prej 1.4 miliard marka e para luftes ne 190 milion marka.


Aluminium Mostar momentalisht ka rreth 30,000 punetore, pjesa me e madhe e te cileve jane Kroate te Bosnjes, dhe shenon nje eksport vjetor prej me teper se 350 milion marka. Ambasadori Britanik ne Bosnje, Graham Hand, ka thene se privatizimi i Aluminium ka qene kriminal sepse ai eshte kryer pasi vlera e saj e vertete eshte ulur ne menyre artificiale.


Ndersa zhvilloheshin keto mosmarreveshje, organizata nderkombetare kontrolluese Transparenca Nderkombetare ka leshuar nje raport te titulluar: "Edhe Komuniteti Nderkombetar nuk eshte i imunizuar nga Plaga e Korrupsionit". Megjithese raporti nuk ishte ndonje gje me teper se permbledhje e artikujve te medias, ai ka shkaktuar thuajse panik ne komunitetin nderkombetar ne Bosnje. Me pas Boris Divjak, president i zyres se Transparences Nderkombetare ne Bosnje, ka thene se Perendimi eshte perpjekur te ndaloje botimin e raportit.


Te gjitha keto ngjarje tregojne, se presioni per nje pune me te mire po drejtohet ndaj komunitetit nderkombetar dhe jo ndaj drejtuesve vendas. Ne te njejten kohe, te pakten disa autoritetet Boshnjake duket se jane te gateshme te marrin persiper pergjegjesite nga suupervizoret nderkombetare.


Per ironi, kjo duhet ta kenaqe OHR-ne. Volfgang Petric ka mbeshtetur prej kohet nje model te "partneritetit dhe pronesise lokale". Por zyrtare te tjere Perendimore mendojne se Bosnja nuk eshte ende e gateshme te marre ne duar fatet e saj.


Amra Kebo eshte asistent redaktore e IWPR-se ne Bosnje, dhe redaktore e se perditeshmes se Sarajevos, Oslobodjenje.


Frontline Updates
Support local journalists