BOSNJA KA NEVOJE PER SHPEJTIMIN E REFORMAVE

"Detyra ime eshte ti jap fund postit tim," thote diplomati me i larte perendimor ne Bosnje.

BOSNJA KA NEVOJE PER SHPEJTIMIN E REFORMAVE

"Detyra ime eshte ti jap fund postit tim," thote diplomati me i larte perendimor ne Bosnje.

Kane kaluar tre muaj qe nga rrezimi i regjimit te Sadam Huseinit ne Irak, dhe cdo dite qe kalon deshmon per sfiden e madhe te ndertimit te nje paqeje te qendrueshme. Eshte shume e veshtire, dhe duhet nje kohe e gjate. Kerkohen energji te shumta dhe nje deshire per ti shkuar punes deri ne fund.


Ne Bosnje Herzegovine, kane kaluar pothuajse tete vjet nga perfundimi i luftes, dhe ne ende jemi te perfshire ne nje pune te perditeshme per te arritur nje paqe te qendrueshme.


Te gjithe i pranojne objektivat qe duhen permbushur, por tani qe ato duken me te aferta dhe prane realizimit, mendimet ndryshojne ne lidhje me menyren me te mire per te arritur keto objektiva.


Disa komentatore mendojne se e vetmja menyre eshte pakesimi i rolit te komunitetit nderkombetar, dhe eleminimi i pushtetit te tij ekzekutiv. Ata thone - ne menyre provocative - se Zyra e Perfaqesuesit te Larte po drejton nje "Raj ne Europe", duke nenkuptuar nje periudhe te ngjashme me ate te sundimit Britanik ne Indi ne fillim te shekullit te 19te.


Kjo eshte nje analogji e cila perben nje titull te bukur dhe bombastic. Por ajo nuk tregon te verteten, sepse komuniteti nderkombetar eshte ne Bosnje me kerkesen e Boshnjakeve, ai po investon miliona ne vend, dhe nuk po nxjerr perfitime nga ky vend, dhe e ka bere te qarte qe ne fillim se synimi i tij eshte te largohet sa me pare nga vendi.


Te tjere argumentojne po me aq zjarr se ne vend qe te pakesoje prezencen e tij, komuniteti nderkombetar duhet te perfshihet me teper dhe jo me pak nese kerkon ta perfundoje sa me shpejt punen e nisur.


Grupi Nderkombetar i Krizave, ICG, nje organizate e respektuar, ne nje raport te koheve te fundit, thote se "Faza perfundimtare e perpjekjeve te vonuara te komunitetit nderkombetar per te ndertuar nje shtet te qendrueshem ne Bosnje Herzegovine do te jete e mbushur me paradokse. Me qellim qe ne nje te ardhme te shpejte te largohen nga vendi, drejtuesit e huaj te Bosnjes duhet te perfshihen me thelle. Me qellim qe me ne fund te shmangen pushtetet e dhena nga fuqite e medha perendimore ne Bon, Ashdown do te duhet ti perdore me shume ato ne te ardhmen e afert".


Po ashtu, ICG thekson se "eshte ende shume shpejt qe te deshperohemi apo qe te ndjehemi fajtor per vendosjen e nje sistemi te ri kolonial... komuniteti nderkombetar duhet te ndjehet fajtor per dicka tjeter - per nje lufte e cila nuk duhej te lejohej te ndodhte, apo te zgjaste aq gjate, nje paqe qe krijoi vetem mundesine e krijimit te nje shteti, dhe per kohen e humbur per disa vjet me rradhe".


Pra, mendimet jane nga me te ndryshmet. Per sa me takon mua, une jam shume i qarte qe detyra ime eshte ti jap fund sa me shpejte postit tim, dhe se menyra e vetme per te arritur kete eshte te shtyje perpara reformat sa me shpejt te jete e mundur ne bashkepunim me partneret tane ne Bosnje.


Kjo eshte nje perpjekje e perbashket e cila ka arritur dhe vazhdon te arrije nje progres te dukshem ne vend. Bosnja ne vitin 2003 eshte nje vend krejtesisht i ndryshem nga ai qe ka dale nga tmerret e luftes.


Ejani ne qytetin e Sarajevos sot, dhe do te gjeni nje qytet qe vlon, me supermarkete dhe qyqane te shumta. Pothuajse nje milion refugjate jane rikthyer ne shtepite e tyre. Bosnja ka nje nder monedhat me te qendrueshme ne Ballkan. Liria e levizjes tani eshte dicka qe merret si e qenesishme, pas vendosjes nga ana e nje prej paraardhesve te mi te nje sistemi targash makinash i cili garanton anonimitet etnik - nje ndryshim i kundershtuar nga shume nga politikanet te cilet ishin atehere ne pushtet, por qe eshte pershendetur nga publiku.


Cfare duhet te thone te gjitha keto ndryshime ne lidhje me rolin e komunitetit nderkombetar ketu, kur kane kaluar pothuajse nje dekade nga perfundimi i luftes? Ka ardhur koha qe komuniteti nderkombetar te filloje te pakesoje perfshirjen e tij, dhe vecanerisht te heqe dore nga disa pushtete te cilat ushtrojme sot?


Nje nder sfidat me te medha me te cilat perballet cdo mision nderkombetar eshte se si te coje perpara zbatimin e paqes sa me shpejte te jete e mundur, por ne nje menyre te qendrueshme, dhe pa vonuar zhvillimet demokratike lokale. Ne perballemi me keto probleme sot ne Bosnje, dhe padyshim do te perballemi me te njejtat probleme edhe ne Irak ne te ardhmen.


Natyrisht cdo situate eshte e ndryshme. Sot, Bosnja ka hedhur veshtrimin nga anetaresimi ne Bashkimin Europian dhe NATO. Per rrjedhim, ka disa njerez te cilet thone se problemet e vendit tani jane te ngjashme me ato te vendeve te tjera ne tranzicion si Polonia apo Hungaria per shembull, dhe se Bosnja duhet te lihet ti zgjidhe problemet e saj vete. Ata krahasojne pushtetin e komunitetit nderkombetar ne Bosnje me ate te nje guvernatori kolonial, dhe thone se koncepte te tilla nuk kane vend ne nje Europe demokratike dhe moderne.


Si nje politikan Liberal, une i kuptoj keto argumenta. Bosnja eshte ne nje gjendje shume me te mire se sa tete vjet me pare. Por ende ekzistojne rreziqe. Po te pyesesh Boshnjaket nese deshirojne qe komuniteti nderkombetar te largohet, shumica e tyre do te te thone ende jo. Pavaresisht nga permiresimet e arritura ne qeveri gjate viteve te fundit, ky vend ende vuan nga mungesa e nje sistemi te forte politik, institucione te qendrueshme, dhe rreziku i krimit dhe korrupsionit. Keto probleme po luftohen, por ato nuk jane shmangur ende. Kjo pune eshte afer perfundimit, por ende nuk ka mbaruar. Te pakesohet perfshirja nderkombetare shume shpejt, perpara sigurimit te plote te paqes, do te ishte vertete sikur te luaje nje loje bixhozi me te ardhmen e ketij vendi, dhe rajonit ne pergjithesi.


Komuniteti nderkombetar fajesohet me te drejte se nuk ka arritur te veproje me vendosmeri per te ndaluar luften ne kete vend. Por ai ka siguruar nje respect te madh pasi ka treguar nje vendosmeri me te madhe ne zbatimin e paqes, dhe per burimet qe ka vene ne dispozicion te ketij objektivi.


Kjo nuk do te thote se nuk duhet te kete nje debat per ceshtjen e pushtetit qe ushtron komuniteti nderkombetar ne Bosnje, apo mbi menyren se si duhet te kryhet tranzicioni nga mbikqyrja e fuqishme nderkombetare ne nje vete qeverisje lokale.


Eshte e vertete se Perfaqesuesi i Larte ne Bosnje ka pushtetin per te miratuar apo abroguar ligje dhe te shkarkoje politikanet te cilet pengojne zhvillimin. Por nuk eshte e vertete qe ai nuk i pergjigjet askujt per vendimet qe merr. Autoriteti i Perfaqesuesit te Larte rrjedh nga Keshilli i Zbatimit te Paqes - i perbere nga 50 vende pergjegjese per mbikqyrjen e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit, perfshire edhe vete Bosnjen.


Vendimet e tij i nenshtrohen nje mbikqyrjeje nderkombetare, dhe asaj te gjykates kushtetuese te vendit, dhe ne fund te fundit duke qene se Bosnja eshte anetare e Keshillit te Europes, edhe asaj te Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut.


Por gjithsesi, kontrolluesi me i forte eshte populli i Bosnjes, me lejen e te cilit komuniteti nderkombetar qendron dhe vepron ne Bosnje. Anketimet e opinionit publik ne menyre te vazhdueshme tregojne se Boshnjaket i mbeshtesin krejtesisht ushtrimin e ketyre pushteteve dhe mendojne se ato jo vetem qe nuk perdoren shume, por sipas tyre duhet te ushtrohen edhe me teper.


Kjo nuk do te thote qe prezenca jone ketu duhet te zgjatet me teper se sa eshte e nevojeshme. Per kete aresye kur une mberrita ketu nje vit me pare, kam pergatitur nje Plan te Zbatimit te Misionit, ne te cilin percaktohen detyrat qe duhet te permbushen perpara se ne te largohemi dhe te mos perdorim me pushtetin tone ne vend, dhe te arrijme tranzicionin drejt nje misioni normal Europian, duke mbeshtetur Bosnjen ne fazen e ardheshme te rruges se saj per anetaresim ne BE.


Ne tani po hapim rrugen per ate tranzicion. Numri yne ketu po pakesohet, dhe po ashtu edhe buxheti. Ne kemi nisur nje program agresiv per te thithur sa me teper Boshnjake ne pozicione te rendesishme ne misionin tone.


Per me teper, zyra ime gjithnje e me teper po ushtron pushtetin e dhene nga marreveshja e Dejtonit jo per te miratuar ligje, por per te ndihmuar autoritetet lokale te arrijne marreveshje. Per shembull ne kemi krijuar komisione per politika te ndryshme, te perbera pothuajse krejtesisht nga politikane dhe eksperte vendas, per te reformuar sistemin e copezuar te taksave ne Bosnje, strukturat ushtarake dhe sektorin e sherbimeve sekrete.


Legjislacioni i pergatitur ne keto komisione - me vulen "Prodhuar ne Bosnje" - ka filluar tanime te miratohet ne parlamentet e Bosnjes. Perkundrazi, numri i ligjeve te cilat jane vendosur nga komuniteti nderkombetar, dhe numri i zyrtareve te cilet jane larguar nga detyrat e tyre, ne vend qe te shtohet, ne fakt eshte ulur ne menyre te ndjeshme gjate muajve te fundit, nje drejtim te cilin une jam i vendosur ta ndjek edhe ne te ardhmen.


Fakti qe ne tani po i afrohemi dites kur komuniteti nderkombetar mund te heqe dore nga pushtetet e tij ne Bosnje deshmon per ate qe kemi arritur keto vitet e fundit. Por ky progress ka qene i mundur vetem per shkak se ne kemi pasur pushtetin te hapim rrugen per zgjidhje te domosdoshme. Detyra jone tani eshte te punojme me miqte tane Boshnjake per te perfunduar keto detyra te cilat duhet te perfundohen ne menyre qe te sigurojme paqen, dhe ta vendosim kete vend ne rrugen per ne Europe si nje demokraci te plote, moderne.


Lord Paddy Ashdown eshte Perfaqesuesi i Larte ne Bosnje. Ky artikull eshte pergatitur ne pergjigje ndaj nje letre te hapur nga Inisiativa per Stabilitet Europian me 16 Korrik. Artikulli bazohet pjeserisht ne nje artikull te botuar ne gazeten Gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung me 11 Korrik, 2003.


Frontline Updates
Support local journalists