Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Beteja Per Nje Autoritet Ne Kosove

Udheheqesi i UCK po perpiqet shume te rifitoje popullaritetin e tij, dhe shefi i Kombeve te Bashkuara tenton te ndertoje nje administrate. Por fituesi mund te jete Rugova.
By Fron Nazi

Hashim Thaci, kryeministri i qeverise se perkoheshme te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, po manovron per te rivendosur autoritetin e tij pas botimit te disa titujve neper faqet e para te gazetave te cilat tregojne nje mbeshtetje kater me nje ne favor te udheheqesit veteran te Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova.


Ne te njejten kohe, Bernard Kouchner, kryesuesi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), po perpiqet te hape administraten e tij nderkombetare per Kosovaret dhe te sjelle vendes ne strukturat e ndryshme te qeverise.


Sipas nje artikulli te botuar kohet e fundit ne Washington Post dhe i ribotuar nga media lokale, nje organizate nderkombetare e cila nuk eshte emertuar ka organizuar nje anketim te rreth 2,500 Shqiptareve te Kosoves nga i cili ka rezultuar se 90 per qind e te pyeturve kane thene se ne rast se zgjedhjet mbahen ne kete moment, ata do te votonin per Rugoven, udheheqesin e Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK).


Ky eshte nje ndryshim i ndjeshem per fatin politik te udheheqesin pacifist. Per pothuajse nje dekade, ai ka qene perfaqesuesi i padiskutueshem i Shqiptareve te Kosoves, por u duk se ditet e tij kishin perenduar kur gjate 15 muajve te luftes, autoriteti i tij ishte eklipsuar nga UCK-ja.


Gjate kater muajve te fundit popullariteti i Thacit dhe UCK ka rene ne menyre te ndjeshme per nje sere aresyesh, perfshire edhe nje vale krimesh te kryera nga njerez te cilet kane deklaruar se jane anetare te UCK-se. Per me teper, qe prej krijimit te qeverise se tij te perkoheshme, Thaci nuk ka pasur fonde per te paguar rrogat e perfaqesuesve te vete vendosur, dhe jo me pastaj per te qeverisur provincen.


Me qellim qe te rifitoje popullaritet, Thaci po mban nje qendrim te dyfishte. Nga njera ane, ai ka krijuar nje aleance me Bardhyl Mahmutin, ish kryetar i Partise se Levizjes Popullore, qe tani quhet Partia Progresive Demokratike e Kosoves (PPDK). Nga ana tjeter, ai ka pranuar nje ftese te UNMIK per te marre pjese ne keshillin ekzekutiv te Kosoves.


Analistet lokale e interpretojne aleancen ne mes Thacit dhe Mahmutit si nje hap te natyrshem. "Qe te dy kishin nje interes per tu afruar," thote nje gazetar politik vendas. "Thaci ka nevoje per Mahmutin sepse partia e tij ka emra te rendesishem ne rradhet e saj. Mahmuti ka nevoje per Thacin sepse Thaci ka fonde - megjithese te pakta - dhe nje vend te sigurte ne keshillin ekzekutiv".


Sipas marreveshjes se Rambouillet dhe Rezolutes 1244 te Kombeve te Bashkuara, partite Kosovare dhe individet qe kane qene te perfaqesuar ne bisedimet e Rambouillet kane te drejte te kene vend ne ate qe fillimisht ishte menduar te quhej Keshilli Tranzitor i Kosoves (KTC), i cili perfshin edhe perfaqesues te UNMIK.


Paas luftes, KTC u formua me perberjen e pefaqesuesve te tre levizjeve politike te Shqiptareve te Kosoves, LDK se Rugoves, UCK se Thacit dhe Lidhja e Bashkimit Demokratik te Qoses. Ne KTC benin pjese edhe nje Serb nga nje parti politike ne Kosove, dhe dy te pavarur - Veton Surroi, botuesi i se perditeshmes se Prishtines Koha Ditore dhe Blerim Shala, kryeredaktor i se perjaveshmes qe botohet ne Prishtine Zeri. Si rezultat, parti e krijuar rishtazi nga Mahmuti nuk kishte vend as ne KTC as ne keshillin ekzekutiv.


Sipas formules se percaktuar kater plus kater, keshilli ekzekutiv do te perbehet nga kater partite kryesore Kosovare, te permendura me siper, plus kater perfaqesues nderkombetar nga kater shtyllat e UNMIK. Keta jane Joly Dixon per ceshtjet ekonomike, Daan Everts per ceshtjet civile, Dennis McNamara i zyres se Komisariatit te Larte per Refugjatet (UNHCR), dhe Tom Koeings per ceshtjet administrative.


Burime nga UNMIK thone se Thaci ka kerkuar te jete zevendes drejtor i Kouchner, por kjo nuk eshte pranuar. Duket se ai e ka kerkuar pozicionin per te siguruar nje profil te larte te tij dhe per tu dukur si udheheqesi qe gezon perkrahjen e Perendimit me qellim qe te fitoje mbeshtetjen e humbur. Nese, anetaret Shqiptare te keshillit ekzekutiv e zgjedhin Thacin si perfaqesues, UNMIK do ta mbeshtese kete zgjedhje, kane thene burime prane OKB.


Te gjithe anetaret e keshillit ekzekutiv kane te drejte te marrin pjese ne strukturat e perkoheshme te qeverisjes ne bashkepunim me perfaqesues respektiv te vendosur nga UNMIK. Meqenese Thaci ka rene dakort te hyje ne keshillin ekzekutiv, atij do ti duhet te dorezoje shume prej pozicioneve ne qeverine e perkoheshme te tij.


Ne kembim te lejimit te disa "ministrave" te Thacit dhe perfaqesuesve lokale te qeverise qe te veprojne nen strukturen e keshillit ekzekutiv - duke ju siguruar atyre keshtu nje rroge dhe nje buxhet - Thaci do te duhet te lejoje pjesemarrje me te gjere te partive te tjera ne kete strukture te re.


Analiste vendas mendojne se Thaci duhet ta pranoje kete rol te ri, per shkak te mundesise te zgjedhjeve te reja ne fillim te vitit te ardhshem dhe mundesise, qe ai ti humbase ato. "Meqenese eshte bere e modes te akuzohet UCK-ja per cdo krim te kryer, Thaci duhet te tregoje se ai ka perkrahjen e Perendimit," thote nje gazetar politik vendas. "Edhe ne se eshte thjesht nje rast per te bere nje fotografi grupi."


Nderkohe, Kouchner po perballet me nje beteje te tijen ne OKB. Burime nga UNMIK thone se Kouchner akoma ka nevoje per autorizimin e qendres se OKB per ta shnderruar keshillin ekzekutiv ne nje institucion pjeserisht lokal dhe pjeserisht nderkombetar. Me pjesemarrjen e kater anetareve te UNMIK ne keshillin ekzekutiv dhe fuqine e Kouchner per veto, struktura e keshillit u jep shume pak ne mos aspak fuqi ekzekutive Kosovareve. Koncepti i keshillit ekzekutiv eshte duke u diskutuar akoma ne New York, dhe burimet thone se shume zyrtare kerkojne qe Kouchner te mbetet ne kontroll total te situates.


Ne se Kouchner dhe Thaci dalin me nje formule per te ndryshuar autoritetin qeverises, dhe menyren e drejtimit te Kosoves, qe te dy ata ashtu edhe vete OKB do te dalin te humbur ne se gjerat nuk shkojne mire. Politika e ashper dhe nje dimer i veshtire jane ne prag. Ndersa jane ne loje interesa politike dhe personale ka q te medha, fituesi mund te jete ai qe ka qene me pak aktiv, duke pritur ne hije: ibrahim Rugova.


Fron Nazi eshte drejtor i projektit te IWPR ne Prishtine.