Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Beogradi kunder Podgorices : Nje tjeter Lufte e Ftohte

Nga Ljubinka N. Cagorovic
By IWPR

Duke mos pranuar realitetin, Presidenti Jugosllav Slobodan Milloshevic shkeli drej per se drejti kushtetuten federale duke emeruar ne postin e kryeministrit federal, udheheqesin e Partise Socialiste Popullore e cila humbi ne zgjedhje, Momir Bulatovic. Ai akoma nuk pranon asnje ndarje pushteti, kompromis demokratik ose bashkejetese me autoritetet e reja ne Podgorice. Ne kete moment kur opozita brenda Serbise eshte shume e dobet, Presidenti Malazez Milo Djukanovic perfaqeson kundershtarin me te rendesishem dhe te organizuar te Miloshevicit.

Per muaj me rradhe, Serbia nuk ka lejuar delegacionin Malazez te zgjedhur rishtas te marrin pjese ne dhomen e siperme te parlamentit federal. Kjo Dhome e Parlamentit eshte nje garanci per barazine kushtetuese te Malit te Zi me Serbine. Si kunderpergjigje, Mali i Zi ka zgjedhur te mbrojtje agresive, duke marre persiper hap pas hapi autoritetin mbi ceshtje te cilat normalisht duhet te jene nen kompetencen federale. Anketimet me te fundit tregojne se kjo politike e administrates Malazeze po fiton mbeshtetje. Aparatciku i Beogradit, Bulatovic vazhdon te humbase mbeshtetjen.

Hapat e ndermarre nga Mali i Zi per te mbrojtur interesat e tij jane te kuptueshme. Ai ka ndaluar transferimin e te ardhurave nga doganat per ne qeverine federale. Ka marre kompetencat per leshimin e licensave te import-eksportit. Ka perjashtuar Sllovenine nga sanksionet tregetare. Zyrtaret publikisht u bejne thirrje te rinjve te mos paraqiten per sherbimin ushtarak. Qeveria ka hapur zyra lidhjeje ne disa kryeqytete te huaja. Javen e kaluar Qeveria Malazeze hapi nje pike kufitare bregdetare me Kroacine. Vizat per turistet e huaj jane duke u hequr ne menyre te njeaneshme. Ministria e TRansportit ka njoftuar se Podgorica do te marre pronesine e aeroporteve dhe do te filloje modernizimin e tare. Per te luftuar inflacionin, eshte pothuajse e sigurte qe Mali i Zi do te nxjerre nje monedhe te veten. Duke permbledhur shkallen e ndarjes ndermjet Podgorices dhe Beogradit, Ministri i Jashtem Malazez Branko Perovic ka thene se fundi se « Praktikisht nuk mbetet asgje tjeter pervec lidhjeve monetare dhe ushtarake».

Nderkohe, Mali i Zi vazhdon te nervozoje udheheqesit Serb duke publikuar gazeta dhe revista te ndaluara nga autoritetet Serbe. Qeveria ka licensuar ANEM, rrjetin e radiove te pavarura Serbe, per te filluar transmetimin drejt Kosoves. Serbia eshte pergjigjur duke konfiskuar rregullisht gazetat e ndaluara dhe duke ushtruar kontrolle te perditeshme ndaj te gjithe avioneve dhe trenave qe vijne nga Mali i Zi.

Miloshevici u perpuq te perdorte festimin e Vitit te Ri Ortodoks, me 13 Janar, per te mbledhur mbeshtetesit e tij ne Mal te Zi. Por kjo perpjekje pothuajse deshtoi. Vetem 4,000 njerez morren pjese ne sherbesen e hapur kishtare, te mbajtur nen nje shi te rembyeshem nga Peshkopi Serb Ortodoks Amfilohije, te cilit ju bashkuan ne podium edhe udheheqes se Partise Socialiste Popullore te Bulatovicit. Podgorica mendon se perpjekja tjeter e Beogradit per destabilizimin e republikes se vogel partnere ne federate mund te jene nje sere ligjesh te cilat do te synojne te centralizojne shume kontrollin mbi policine, telekomunikacionet dhe hekurrudhat. Idea eshte sajohet nje pretekst ligjor, per te shtypur rezistencen e Malit te Zi.

Dy aleatet e meparshem jane ne lufte te ftohte, dhe humbesi do te jete ai qe do te mbaroje i pari rezervat. Ne kete lufte nervash, Mali i Zi gezon mbeshtetjen nderkombetare, te udhehequr nga i derguari Amerikan per Ballkanin Robert Gelbard. Si nje shenje e kesaj miqesie dhe nje perpjekje per te ringritur industrine e saj te turizmit, Montenegro Airlines, shoqeria ajrore Malazeze, pritet te filloje gjate ketij viti nje linje te rregullt fluturimesh me SHBA. Fluturimet pritet te fillojne ne pranvere nga Tivari, porta kryesore per industrine turistike Malazeze, per ne New York. Kompania eshte gjithashtu ne bisedime per fluturime te rregullta per ne Frankfurt, Berlin ose Duseldorf. Montenegro Airlines ka nenshkruar nje marrveshje bashkepunimi me Alitali, ne baze te se ciles kompania Italiane do te ofroje mbeshtetje financiare per te blere avione te medhenjBoeing 767 per te fluturuar ne linjen Tivar-New York.

Ne kuader te Jugosllavise, Mali i Zi eshte nje oaz demokracie. Ai ka ndermarre nje program reformash te planifikuara per te zhvilluar struktura qeverisjeje demokratike ne gjendje per te mbeshtetur nje ekonomi tregu ne zhvillim. Platforma e koalicionit qeveritar shume-etnik perfshin tre projekte reformash ne drejtime te ndryshme, juridik, administrate publike dhe qeverisje lokale. Mali i Zi ka filluar gjithashtu, me mbeshtetjen e eksperteve te huaj, nje program masiv privatizimi me letra me vlere. Eshte miratuar nje ligj mbi organizatat jo-qeveritare dhe eshte marre nje qendrim liberal ndaj mediave te pavarura.

Kjo dinamike politike po e con Malin e Zi drejt pavaresise. Praktikisht, procesi i demokratizimit brenda Malit te Zi dhe era e ftohte nga Serbia e bejne te pashmangshme kete. Per here te pare, nga anketimet e opinionit publik ka dale se numri i atyre qe jane ne favor te pavaresise dhe konfederates eshte me i madh se i atyre te cilet jane ne favor te federates. Megjithate ne perpjekjet e tij per pavaresi, Mali i Zi eshte ne paraprite te Kosoves. Ne kuadrin e krizes ne Kosove, komuniteti nderkombetar eshte i vendosur te mbaje gjalle nje Jugosllavi te trete, e cila eshte e pamundur dhe praktikisht e vdekur. Kryesisht per shkak te ketij qendrimi nderkombetar, udheheqesit Malazez hezitojne te shprehin hapur ne publik deshiren e tyrte per konfederate. Por ata kane shprese se zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se Kosoves do te sjelle ndryshime konstitucionale ne Jugosllavi dhe pavaresisht pengesave dhe krizes se tanishme, perfundimi do te jete nje konfederate.

Ljubinka N. Cagorovic eshte gazetare ne Podgorice.