BEOGRADI I VENDOSUR PER NDERTIMIN E BAZES USHTARAKE
Shqiptaret ne Serbine e jugut jane te shqetesuar nga lajmi per ndertimin e nje baze te re ushtarake, por zyrtaret e ministrise se mbrojtjes thone se nuk ka asnje alternative tjeter.
BEOGRADI I VENDOSUR PER NDERTIMIN E BAZES USHTARAKE
Shqiptaret ne Serbine e jugut jane te shqetesuar nga lajmi per ndertimin e nje baze te re ushtarake, por zyrtaret e ministrise se mbrojtjes thone se nuk ka asnje alternative tjeter.
Zyrtaret e mbrojtjes te Serbi dhe Malit te Zi thone se ata kane vendosur te zbatojne planet per te ndertuar nje baze ushtarake ne Serbine e Jugut pavaresisht protestave te banoreve lokal Shqiptare.
Shqiptaret kane frike se baza e re, se bashku me planet e ushtrise per te thirru nen arme banoret vendas per here te pare prej dhjete vjetesh, do te rrezikojne paqen e brishte te vendosur me shume veshtiresi ne rajon.
Ne nje deklarate derguar IWPR dje, Bojan Dimitrijeviq, nje keshilltar per reformat e ushtrise ne ministrine e mbrojtjes, ka thene se ndertimi i bazes se re ne Cepotin do te vazhdoje pavaresisht protestave.
"Vendndodhja e kesaj baze eshte shume e rendesishme per interesat shteterore," ka thene Dimitrijeviq.
Ai ka thene se baza e re nevojitet per te strehuar forcat e sigurise te cilat jane vendosur ne rajon, ne menyre qe nese lind nevoja ato te mund te nderhyjne me shpejtesi ne zonen e sigurise e cila ndal Serbine nga Kosova. Ngritja e bazes gjithashtu do te sherbente edhe per te shtuar ndjenjen e sigurise ne rradhet e popullsise lokale.
Shefi i shtabit te pergjitheshem te ushtrise, Gjeneral Branko Krga ka vendosur gurin e pare ne themelet e nderteses se bazes ne mesin e muajit Qershor. E vendosur prane kufirit me Kosoven, ndermjet qyteteve te Presheves dhe Bujanovcit, baza mendohet te strehoje 1,000 trupa te policise dhe ushtrise.
Ne nje deklarate qe ka shkaktuar tensione, Krga ka thene se ushtria do te filloje thirrjen nen arme edhe te Shqiptareve lokale.
Rreth 70,000 Shqiptare etnik te cilet perbejne shumicen e popullsise se Serbise se Jugut - ne bashkite e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit - kane kundershtuar me force kete ide. Duke e pershkruar kete levizje si nje veprim qe te kujton periudhen e Millosheviqit, ata paralajmerojne se ajo do te coje ne krijimin e tensioneve te reja ne rajon dhe mund te shkaktoje nje largim ne mase te Shqiptareve lokale.
Puna per ndertimin e bazes se re ushtarake ka filluar ne nje kohe kur ne zone po zbatohet plani i paqes per qetesimin e gjendjes ne kete rajon. Nga viti 1999 deri ne 2001, rajoni eshte perfshire nga konflikti i armatosur ndermjet forcave te sigurimit te Serbise dhe luftetareve Shqiptare te Ushtrise Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB. Ky konflikt eshte nxitur nga lufta ne Kosoven fqinje, e cila ka bere qe ushtria Serbe te dobesohej ndjeshem ne nje rajon ku zienin tensionet nderetnike.
Pak pas rrezimit te regjimit te Millosheviqit ne Tetor 2000, ka filluar ideimi i nje strategjie per paqen ne rajon. Ne mesin e vitit 2001, ushtria guerrilase Shqiptare eshte carmatosur, dhe eshte krijuar nje force policore me perberje te perzier etnike. Zgjedhjet per qeverisjen lokale jane mbajtur vitin e kaluar.
Pavaresisht ketyre ndryshimeve, Shqiptaret lokale vazhdojne te jene dyshues ndaj forcave te sigurise Serbe, te cilat kane qene edhe mjeti krysor i shtypjes dhe dhunes Serbe gjate regjimit te Millosheviqit. Shqiptaret nuk jane vendosur nen arme ne ushtrine Jugosllave qe prej vitit 1991 - e cila ka qene nje fare marreveshje e heshtur qe u interesonte si Millosheviqit, ashtu edhe Shqiptareve, per aresye te ndryshme. Shqiptaret nuk kane pranuar te kryejne sherbimin e detyrueshem ushtarak, ndersa ushtria nuk ka dashur ne te vertete qe Shqiptaret te sherbenin ne rradhet e saj.
Si rrjedhim, nuk eshte per tu habitur qe drejtuesit e komunitetit Shqiptar te intervistuar nga IWPR kane shprehur zemerimin e tyre ndaj planeve te ministrise se mbrojtjes.
"Perse nevojitet tani nje baze ushtarake ketu, kur rajoni ka nevoje per demilitarizim, dhe jo per dislokimin e forcave te reja ushtarake?" pyet Skender Destani, i cili drejton asamblene bashkiake te Presheves. "Duke ndertuar nje baze te re ushtarake, autoritetet Serbe po i kthehen se kaluares. Ne Shqiptaret, jemi krejtesisht kunder ndertimit te nje baze ushtarake ne kete rajon".
Drejtuesi i ri i Partise Demokratike te Shqiptareve, Mustafa Ragimi, ka thene se "Ne vend te ndryshimeve rrenjesore ne strukturat e ushtrise se Serbi dhe Malit te Zi pas periudhes se Millosheviqit, oficeret e larte te ushtrise po njoftojne se ata do te nisin ndertimin e bazave ne nje territor ku jeton nje numer i madh Shqiptaresh".
Ragimi ka thene per IWPR se baza do te beje qe Serbia e jugut te jete rajoni me perqendrimin me te madh te forcave ushtarake ne te gjithe Serbine - dhe rajoni eshte shume prane Kampit Bondsteel, bazes Amerikane ne Kosove.
Orhan Rexhepi, nje ish komandant i forcave lokale te UCPMB-se tani te carmatosura i cili tani drejton Levizjen per Progres Demokratik ne asamblene e Presheves, ka akuzuar qeverine Serbe se deshiron te mbaje rajonin te destabilizuar. Baza e planifikuar per tu ndertuar eshte nje "provokim i paster" ka thene ai.
"Nuk mund te ndertohet nje baze ushtarake ndersa ende nuk jane zgjidhur problemet e Shqiptareve etnik ne kete zone," ka thene ai.
Shqiptaret lokale me te cilet IWPR ka kontaktuar kane te njejtat shqetesime te drejtuesve te tyre politik. "Kush mund te garantoje tani qe keto forca mund te mbahen nen kontroll?" ka pyetur Hyseni, nje burre ne moshe nga Bujanovci.
Njoftimi i gjeneralit Krga se ushtria do te filloje te therrase nen arme te rinjte Shqiptare ka shtuar edhe me teper tensioned, thone analistet. Tre partite kryesore politike te cilat perfaqesojne Shqiptaret kane protestuar njezeri, duke thene se te rinjte nuk duhet te thirren nen arme sepse ende nuk ekzistojne dispozitat ligjore sipas te cilave ata te kryejne sherbimin e detyrushem ushtarak ne zonen e tyre, dhe jo te dergohen ne njesite ushtarake ne pjese te tjera te vendit.
Ata gjithashtu thone se ushtria nuk eshte spastruar ende nga njerezit e emeruar nga Millosheviqi. Ata citojne si nje shembull shefin e ri te sherbimit te sigurimit te ushtrise, Gjeneralin Momir Stojanoviq, emri i te cilit eshte permendur ne seancat e gjyqit ne gjykaten nderkombetare te krimeve te luftes ne Hage ne lidhje me rolin e tij ne Kosove.
Skender Latifi eshte nje gazetar i pavarur ne Serbine e Jugut.