BE NË FOKUS: HAPJA E SANADER NDAJ BEOGRADIT SYNON TË IMPRESIONOJË BRUKSELIN

Hapi i kryeministrit kroat për të mbështetur ambicjet e fqinjit për anëtarësim në BE shihet si një mënyrë për të konsoliduar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim.

BE NË FOKUS: HAPJA E SANADER NDAJ BEOGRADIT SYNON TË IMPRESIONOJË BRUKSELIN

Hapi i kryeministrit kroat për të mbështetur ambicjet e fqinjit për anëtarësim në BE shihet si një mënyrë për të konsoliduar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim.

Monday, 21 February, 2005

Sipas analistëve, hpallja e mbështetjes së Kroacisë për Serbinë dhe Malin e Zi në përpjekjen e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian është më tepër një përpjekje për të forcuar pozitat e saj në Bruksel se sa në Beograd.


Kryeministri Ivo Sanader ka paraqitur dëshirën e Zagrebit për të ndihmuar Beogradin javën e kaluar gjatë një vizite në kryeqytetin serb, e para e një kryetari qeverie të Kroacisë që prej shpërbërjes së dhunëshme të ish Jugosllavisë në vitin 1991.


Deklarimet e tij mbi Evropën kanë eklipsuar shumë aspekte të tjera të kësaj vizite historike. Gjatë kësaj vizite është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për përmirësimin e pozicionit të pakicave në të dyja shtetet, vazhdimin e regjimit kufitar të tyre pa viza dhe një marrëveshje sipas së cilës Beogradi do ti kthejë Kroacisë të gjitha veprat e artit dhe dokumentat e kadastrave të vjedhura apo të humbura gjatë luftës të vitit 1991.


Sanader ka thënë për televizionin serb, RTS, një ditë përpara vizitës së tij në Beograd, se Kroacia është më parë se fqinja e saj në rrugën për anëtarësim në Evropë, tani ka një status zyrtar si kandidate dhe së shpejti prêt caktimin e një date për fillimin e bisedimeve.


Zagrebi do të mbështesë Serbinë dhe Malin e Zi në kandidimin e tyre, sepse të gjitha vendet në rajon kanë një të ardhme të përbashkët në Evropë, ka shtuar ai.


Në takimin e tij me presidentin e Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq, Sanader ka folur përsëri për të ardhmen e përbashkët në Evropën e bashkuar, duke parashikuar se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të fillojnë në mars të vitit të kaluar me synim anëtarësimin në BE në vitin 2007, ka thënë ai.


“Unë e them këtë në Beograd sot, sepse sa më shpejt që Kroacia të bëhet anëtare e BE-së, as më shpejt do të anëtarësohet edhe Serbia dhe Mali i Zi,” ka thënë Sanader.


Presidenti Maroviq ka qenë në një mendje dhe ka shtuar se shembulli i Kroacisë është “një eksperiencë e vlefshme që na mëson shumë”.


Një burim i afërt me drejtuesin kroat ka thënë për IWPR se lidhjet e ngushta me ish armikun e dikurshëm janë tani baza e politikës së jashtëme të Zagrebit.


“Sanader e kupton se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Zagrebit janë të rëndësishme për stabilitetin në këtë pjesë të Evropës,” thotë burimi.


“Ai dëshiron të tregojë se këto dy vende, megjithë të kaluarën e tyre të përgjakshme, mund të tejkalojnë atë ashtu siç ka bërë për shembull Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore”.


Davor Gjenero, një analist politik në Zagreb, ka thënë për IWPR se mesazhet e Sanader kanë qenë jo vetëm për Beogradin por edhe për Brukselin. “Kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme për të për të forcuar pozicionin e Kroacisë në Bashkimin Evropian,” ka thënë ai.


“Evropa dëshiron qëndrueshmëri në rajon, kështu që Sanader po luan këtë kartë. Por ai mund të ketë bërë edhe një gabim kur ka bërë ofertën e Kroacisë si shteti i cili duhet të vendosë standarded evropiane në Serbi”.


Mesazhi i Sanader drejt Beogradit pason disa shenja të tjera konkrete të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi, duke i shndërruar armiqtë e dikurshëm në partnerë rajonal.


Përpara se të shkonte në Beograd, Sanader ka rihapur me një ceremony një stacion të prodhimit të energjisë elektrike, pranë Osijek, i cili rilidh rrjetin energjitik të Evropës kontinentale me atë të pjesës juglindore.


“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me transmetimin e energjisë elektrike,” ka thënë Sanader gjatë ceremonisë. “Ne po japim një mesazh për lidhjet e dyanëshme dhe bashkëpunimin”.


Zagrebi dhe Beogradi kanë hequr vizat për nënshtetasit e tyre prej disa vjetësh. Gazetat serbe shiten përsëri në Kroaci, ndërsa në kryeqytetin serb janë rishfaqur reklamat për pushime në Kroaci. Shkëmbimet kuturore janë shtuar në fushën e artit, teatrit dhe muzikës.


Po ashtu, marrëdhëniet ekonomike janë forcuar ndjeshëm. Kroacia është ndër pesë investitorët më të mëdhenj në Serbi; investimet kroate atje janë shtuar nga 5.2 milion euro në vitin 2002 në 34.4 milion euro vitin e kaluar.


Goran Masnec, përfaqësuesi kryesor i Dhomës së Tregtisë së Kroacisë në Beograd, thotë se Agrokor, një kompani me qendër në Zagreb, e cila ka blerë pak kohë më parë fabrikën e akulloreve Frikom në Serbi, ëshë një shembull i mirë i investimeve kroate në tregun serb.


Serbia dhe Mali i Zi është një prej partnerëve ekonomik më të dëshiruar për Kroacinë, veçanërisht në industrinë ushqimore dhe atë të prodhimit të makinerive. Gjithashtu ajo është një ndër vendet e pakta me të cilat Kroacia ka një bilanc pozitiv në tregtinë e jashtëme.


Tregtia ndërmjet dy shteteve ka arritur vlerën prej 268 milion dollarë amerikan vitin e kaluar, kur Kroacia ka eksportuar në Serbi dhe Malin e Zi 191 milion dollarë mallra dhe ka importuar 77 milion.


“Serbët dhe kroatët dëshirojnë të jetojnë përsëri në të njëjtin vend, vetëm se këtë herë me kryeqytet Brukselin dhe jo Beogradin,” ka komentuar Branko Mijiq, një analist politik, në gazetën Novi List të Rijekës.


Drago Hedl është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR në Osijek.


Balkans, Serbia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists