Bashkëjetesa e Partive Shqiptare në Qeveri duket e Pamundur

Përpjekjet e partive Shqiptare për të ndarë pushtetin do të pengohen nga rivalitetet dhe mosmarrëveshjet e vjetra

Bashkëjetesa e Partive Shqiptare në Qeveri duket e Pamundur

Përpjekjet e partive Shqiptare për të ndarë pushtetin do të pengohen nga rivalitetet dhe mosmarrëveshjet e vjetra

Tuesday, 6 September, 2005

Shkallëzimi i dhunës gjatë fund javës duket se ka shtuar presionin mbi qeverinë Maqedonase për të arritur përfundimin e krizës.


Autoritetet tani po nxisin bisedime intensive shumë partiake për të zgjeruar bazën e koalicionit qeverita, gjë e cila shpresohet se do të ndihmojë në zgjidhjen e shqetësimeve të Shqiptarëve.


Për këtë qëllim, është tepër e rëndësishme që partitë Shqiptare të bashkohen dhe të paraqesin së bashku shqetësimet e komunitetit, dhe të shmangin përsëritjen e luftimeve të muajit të kaluar. Luftimet në kufirin e maqedonisë tregojnë se disa Shqiptarë nuk kanë më durim të presin përfaqësuesit e tyre.


Shumë njerëz mendojnë se Ushtria Clirimtare Kombëtare, UCK, ka filluar luftën e saj të armatosur më herët këtë vit për shkak të dobësisë politike të përfaqësuesve politik të Shqiptarëve etnik.


Pavërësisht një ngrirjeje të gjatë në marrëdhëniet ndërmjet Partisë Demokratike të Shqiptarëve, PDSH, anëtare e koalicionit qeveritar dhe Partisë për Prosperitet Demokratik, PDP, të opozitës, një takim i mbajtur më 14 Prill u duk sikur nxiti një farë optimizmi për bashkëpunimin ndërmjet dy partive.


Drejtuesi i PDSH-së, Arbër Xhaferri ka folur për "mundësinë për bashkim" ndërsa kolegu i tij i PDP-së Imer Imeri ka shprehur "shpresë se ky bashkim do të bëhet realitet sepse ne kemi të njëjtat synime".


Megjithëse dy partitë Shqiptare kanë të njëjtat synime - reformimin e kushtetutës për të mundësuar të drejta të barabarta për komunitetin e tyre me Maqedonasit etnik - ata kanë një të kaluar mosmarrëveshjesh dhe zënkash të ashpra, personale dhe politike, të cilat kanë filluar që përpara një dekade.


Xhaferri dhe zëvendësi i tij Menduh Thaqi kanë qenë dikur anëtarë të PDP-së por janë larguar në vitin 1994, të pakënaqur me atë që ata e kanë konsideruar si platformë e moderuar e partisë. Më pas, po atë vit të dy bashkë kanë krijuar PDSH.


Për ironi, një nga arësyet e largimit të tyre ka qenë mbështetja e heshtur e PDP-së për kushtetutën, por tani PDSH po akuzohet pikërisht për të njëjtën gjë.


Xhaferri dhe Imeri kanë treguar tani pas shumë vitesh, se të paktën ata kanë të përbashkëta disa parime, kur që të dy janë shprehur kundër përdorimit të dhunës nga Ushtria Clirimtare Kombëtare. Ata pranojnë se dialogu politik, dhe jo armët, janë rruga e vetme për të ecur përpara.


Pavarësisht kësaj, të dyja partitë kanë humbur popullaritet ndërsa konflikti zhvillohej, duke qenë të paafta të lënë më një anë mosmarrëveshjet personale dhe ambizjet politike, duke u munduar t'ia lënë fajin njëra tjetrës për dështimin e tyre të përbashkët për të përmirësuar të drejtat e Shqiptarëve.


Pas uljes së intensitetit të luftimeve rreth Tetovës, ata arritën të zbusnin disa nga mosmarrëveshjet e tyre të thella.


Si PDSH ashtu edhe PDP kanë theksuar nevojën për ndërmjetësim ndërkombëtar për të kaluar krizën.


Por, nëse konflikti i ka afruar partitë më pranë njëra tjetrës, ka ende çështje të rëndësishme të cilat i ndajnë ato. Njëra prej tyre është ajo e Universitetit të Tetovës. Pikërisht ky institucion ka shkaktuar një përçarje publike ndërmjet grupeve Shqiptare gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, të cilat në disa raste u shndërruan edhe në përleshje të dhunëshme.


PDP kërkon që universiteti të njihet si një institucion shtetëror dhe jo si privat. Kjo është diçka e papranueshme për qeverinë e tanishme - si rrjedhim edhe për PDSH-në.


Meqënëse kjo çështje është bërë emblematike për luftën e Shqiptarëve etnik, është e rëndësishme që ajo të mos nënvleftësohet.


Përçarjet në mes partive për mundësinë e një kompromisi për Universitetin e Tetovës mund të pengojnë bashkimin e tyre. Nëse ky impas vazhdon ende, ka mundësi që popullsia Shqiptare të humbasë durimin me përfaqësuesit e saj.


Sa më tepër që të zgjasë vonesa për gjetjen e një marrëveshjeje kompromisi, aq më i madh është edhe rreziku se Shqiptarët dhe Maqedonasit do të bëhen më të polarizuar. Partitë Shqiptare janë bashkuar me ato Maqedonase në denoncimin e dhunës së kësaj fund jave, por edhe sa do të vazhdojë ky konsensus? Për sa i përket Shqiptarëve, historia e marrëdhënieve ndërmjet PDSH-së dhe PDP-së tregon se çdo afrim ndërmjet dy partive nuk do të zgjasë shumë. Pa dyshim që do të ketë probleme për sa i përket nivelit të ndarjes së pushtetit, ashtu siç ka ndodhur dy vjet më parë.


Pak muaj pasi kishin pranuar të paraqiteshin së bashku në listë proporcionale për zgjedhjet në Shtator 1998, dy partitë filluan të ziheshin ndërmjet tyre se kush ishte përfaqësuesi i vërtetë i Shqiptarëve etnik në Maqedoni.


Më pas, përçarja u duk edhe në vetë rradhët e PDP-së - e cila shkaktoi edhe krijimin e disa partive të reja.


Edhe PDSH duket se po shkon në të njëjtin drejtim, sepse nuk duket të ketë një pasues të qartë për kryetarin e partisë Arbër Xhaferri i cili është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Megjithëse Menduh Thaqi duket pasuesi i tij i mundëshëm - në fakt ai ka zëvendësuar vazhdimisht kryetarin gjatë këtyre muajve të fundit - ka pasur një sërë dyshimesh rreth kontrollit të tij ndaj bazës së partisë.


Edhe PDP-ja vazhdon të vuajë nga lufta e fraksioneve - duke vënë në pikpyetje të ardhmen e saj. Imeri nuk konsiderohet si një politikan shumë popullor. Kjo shkon në favor të PDSH-së. Për sa kohë që Imeri do të qëndrojë në krye të PDP-së, zyrtarët e PDSH-së mendojnë se do të fitojnë ndaj rivalëve të tyre.


E ardhmja bazuar në këto fakte duket e errët. Partitë Shqiptare mund të përpiqen të arrijnë një farë mirëkuptimi, por ka mundësi që ky të jetë një proces i ngadaltë dhe atëherë kur ata ta arrijnë, nëse do të arrijnë ndonjëherë, e kaluara tregon se mirëkuptimi ndërmjet tyre nuk zgjat shumë.


Veton Latifi është një analist politik dhe ndihmës redaktor i IWPR-së në Maqedoni.


Macedonia, Albania
Frontline Updates
Support local journalists