Avokatet Mbrojtes Hedhin Poshta Akuzat e Beogradit ndaj Gazetareve.

Gazetari nga Beogradi Milovan Berkic deklaron qe policia sekrete e Milloshevicit, ka perzgjedhur nje ekip avokatesh mbrojtes, per te mbrojtur Serbet qe dalin perpara Gjykates se Hages, por ne te njejten kohe i kane urdheruar ata qe te zhdukin çdo evidence

Avokatet Mbrojtes Hedhin Poshta Akuzat e Beogradit ndaj Gazetareve.

Gazetari nga Beogradi Milovan Berkic deklaron qe policia sekrete e Milloshevicit, ka perzgjedhur nje ekip avokatesh mbrojtes, per te mbrojtur Serbet qe dalin perpara Gjykates se Hages, por ne te njejten kohe i kane urdheruar ata qe te zhdukin çdo evidence

Thursday, 10 November, 2005

Nje gazetar nga Beogradi, deklaron qe presidenti Jugosllav Sllobodan Milloshevi? urdheroi sherbimet e tij sekrete qe te rekrutonin avokete per te prezantuar te akuzuarit Serbe per krime lufte ne Gjykaten e Hages, dhe u thane atyre qe te vendosnin interesin e shtetit mbi interesin e klienteve te tyre, edhe ne qofte se kjo do te demtonte shanset e tyre te pafajesise.


Kaq i vendosur ishte Milloshevici per tu siguruar qe mbrojtesit me te rendesishem nuk do ta kercenonin me gjygj kabinetin dhe pjesen tjeter te rregjimit te tij politiko-ushtarak (keshtu deklaron gazetari Milovan Berkic). Policia e tij sekrete, ishte e gateshme te ushtronte presion mbi te akuzuarit qe te kryenin vetevrasje dhe te mos rrezikonin rregjimin me deshmite e tyre.


Deklarata e bere nga vete Berkiçit ne 31 Gusht ne Gjykate, thuhet se eshte bazuar ne informacione nga burime te niveleve te larta te Sherbimit Shteteror Serb te Sigurimit (UDBA). Ai nuk deklaroi emra, pasi kjo do te ishte neneshkrimi i denimit te tyre me vdekje.


Por, deklaratat e Berkiçit nuk jane te reja. Ai ka bere akuza te tilla qe prej Marsit 1995, ne artikullin "UDBA shkon ne Hage", botuar ne revisten Srpska Rec. Si gazetar me nje liste te gjate deklaratash te forta, ai eshte çuar shpesh perpara gjykatave ne Serbi per shkrimet e tij, dhe shume here eshte rrahur, si pasoje e urdherave te zyrtareve te zemeruar nga shkrimet e tij.


Daljet e shpeshta ne gjyq, i japin atij te drejten te deklaroje se e njeh ligjin po aq mire sa edhe gjykatesi. Keshtu qe interesi i tij per Gjykaten e Hages, ku Milloshevici eshte akuzuar per pjesen e tij ne shkaterimin e Kosoves, nuk ?udit askend.


Sidoqofte, ai ka rregjistruar nje sere akuzash te egra dhe te zhurmeshme, bazuar ne deshmi te pjeseshme dhe burime anonime te cilat megjithese pas nje fare kohe kane rezultuar te verteta, se bashku me stilin e tij sensacional, e demtojne kredibilitetin e tij. Burimet e Institutit te Raportimeve mbi Luften dhe Paqen (IWPR) brenda policise, tregojne qe Berkiçi po i lejon vehtes qe te perdoret nga fraksione te ndryshme brenda policise, te cilat i japin informacione me qellim qe ta shmangin nga çeshtjet me te rendesishme.


Berkiçi shkoi ne Hage per te deshmuar ne lidhje me akuzat gjyqesore ndaj avokatit Milan Vujin, ish-avokati mbrojtes i te akuzuarit Serbo-Boshnjak, Dushko Tadic. Tadici sulmoi Vujin ne fund te 1998, duke deklaruar qe Vujini nuk veproi ne mbrojtje te tij por e mbylli ?eshtjen per te mbrojtur hirearkine e larte.


Menjehere Vujini i mohoi akuzat duke thene qe ato ishin nje sajese e Berkiçit: Berkiçi deklaroi se kishte prova per te mbeshtetur akuzat, por perseri nuk i beri ato publike pasi do te rezikonin burimet e tij.


Ne menyre sensacionale, Berki?i deklaroi se avokati i kontraktuar nga UDBA per te perfaqsuar te akuzuarit Serb ne Hage, morri pjese ne nje takim, ku nje i quajtur Toma Fila kishte thene qe ai ishte "Xhuda i Madh", dhe qe nuk kishte klient qe ai te mos shiste.


Fila perfaqsonte Slavko Dokmanovic, te akuzuar me krime lufte gjate luftes Serbo-Kroate ne 1991, ne lidhje me sulmin ndaj qytetit te Vukovarit. Ne mes te bisedes qe çeshtja mund te lidhej direkt me fajesine e rrangjeve me te larta te ushtrise dhe te rregjimit te Beogradit, Dokmanovici kreu vetevrasje ne qeline e tij ne Hollande, nje dite pasi i tregoi stafit te burgut qe familja e tij ne Serbi ishte e kercenuar.


Ne nje interviste te shkurter telefonike me "Raportet mbi Krizen Ballkanike", Fila i hodhi poshte te gjitha akuzat e Berkiçit, si ato direkte dhe ato indirekte. Ai tha qe asnjeri nuk duhet ta marri seriozisht Berkiçin.


"Berkiçi njihet si nje njeri qe i shpik vet gjerat. Ne avokatet e hodhem ne gjyq dy vjet me pare, kur ai per here te pare botoi keto akuza. Por çeshtja nuk perfundoi asnjehere, dhe ai asnjehere nuk mori pjese ne seancat e degjimit. Ne dy vjet ai erdhi vetem nje here. Shumicen e hereve gjykata nuk mund ta gjente ate dhe keshtu nuk mund ti dergonte dokumentat atij".


Kjo çeshtje eshte planifikuar te rihapet ne 19 Tetor. Deklarimet e bera ne 31 Gusht ne Hage, sigurisht qe do te shtojne tensionin gjate seancave degjimore, kur Berkiçi me se fundi te perballet me avokatet qe ai ka akuzuar. Ne qofte se do te paraqitet.


Othon Zimmerman eshte nje analist per çeshtjet e Ballkanit, i te perditeshmes se Roterdamit Algeemen Dagblad. Gordana Igric eshte nje nga editoret e larte te IWPR-se.


Frontline Updates
Support local journalists