Autonomia E Moderuar E Vojvodines
Udheheqesit politike te moderuar te Vojvodines, me prejardhje te ndryshme etnike, kerkojne me teper kontroll lokal. Por ne kundershtim me Shqiptaret e Kosoves, ata nuk e vene ne pikpyetje pozicionin e tyre ne kuader te Serbise.
Autonomia E Moderuar E Vojvodines
Udheheqesit politike te moderuar te Vojvodines, me prejardhje te ndryshme etnike, kerkojne me teper kontroll lokal. Por ne kundershtim me Shqiptaret e Kosoves, ata nuk e vene ne pikpyetje pozicionin e tyre ne kuader te Serbise.
Nje transmetim i koheve te fundit ne gjuhen Serbe ne Radio France International sugjeronte se Serbia mund te humbase edhe me teper se Kosoven, sepse "ekstremistet ne Sanxhak dhe Vojvodine" po perpiqeshin te shkeputen nga Beogradi.
Komenti vazhdoi duke pretenduar se edhe nacionalistet ne vendet fqinje po kerkonin "copetimin e Serbise" dhe gjithashtu permendi edhe pretendimin se mbi nje milion Rumune jetojne ne Vojvodine.
Nje spekullim i tille, qe hedh idene se Vojvodina mund te shnderrohet ne Kosoven e ardhshme, eshte i keq informuar nese jo i paramenduar me keqedashje. Ndersa regjimi i Beogradit i ka shperndare vazhdimisht keto zera per te frikesuar partite e minoriteteve etnike ne rajon dhe udheheqesit e tyre, historite e transmetuara ne Perendim duket te jene me teper nje rast i thjeshte i deshires se gazetareve per te treguar nje histori interesante.
Rajoni i sheshte dhe me toka te punueshme i Vojvodines i cili shtrihet vetem pak ne veri te Beogradit eshte nje qender e opozites Serbe dhe eshte e populluar nga nje perzierje e Hungarezeve, Rumuneve dhe Sllovakeve etnik dhe te tjere perfshire edhe Serbe.
Ndersa te dyja rajonet kane pasur autonomi gjate udheheqjes se Titos, nuk eshte vendi per te bere krahasime mes Vojvodines dhe Kosoves. Serbet nuk jane grupimi ne minoritet ne Vojvodine dhe Hungarezet etnik nuk dominojne numerikisht si Shqiptaret ne Kosove. Per me teper ekziston nje ndryshim i madh ekonomik ndermjet te dy rajoneve. Vojvodina eshte zona me e pasur e Jugosllavise; Kosova, me e varfera.
Ne kundershtim me njoftimin e dhene nga Radio France, sipas rregjistrimit te fundit te kryer ne vitin 1991, me pak se 39,800 Rumune jetojne ne Vojvodine, ose rreth 2 per qind e popullsise se pergjitheshme prej 2 milionesh. Asnje parti politike Rumune nuk ka sugjeruar ndonje here se ata kane pretendime territoriale ndaj Serbise. E njejta gje eshte edhe me partite ne Hungari, minoriteti kombetar i te cileve ne Vojvodine sipas te njejtit rregjistrim perfshin 340,000 vete.
Ne te njejten kohe, asnje nga partite politike ne Vojvodine nuk ka treguar tendenca separatiste. Ndersa ata kane pikpamje te ndryshme dhe shqetesime per sa i perket llojit te autonomise qe ata deshirojne per provincen, asnje parti nuk ka vene ne pikepyetje pozicionin e Vojvodines ne kuadrin e shtetit Serb.
Deklarimet se ne Vojvodine ka esktremiste, te cilet tani shohin shansin per te "copetuar" Serbine jane jo vetem te pasakta, por edhe te rrezikeshme per ate pjese te popullsise te cilet bejne pjese ne grupin e 16 minoriteteve kombetare te njohura. Keto deklarime jane akoma me te rrezikeshme per ata njerez te cilet jane politikisht aktiv ne keto parti dhe te cilet kane kerkuar nje kthim te nivelit te autonomise te cilen provinca e gezonte perpara ndryshimit "patriotik" ne Shtator te vitit 1990.
Vojislav Seselj, udheheqesi i Partise Radikale Serbe (SRS) dhe zevendes kryeminister ne qeverine Serbe, ka deklaruar se fundi, se "jane krijuar kushtet per arrestimin e Nenad Canak", udheheqesi i Lidhjes se Social Demokrateve te Vojvodines (LSV). Canak eshte nje prej avokateve me te njohur te autonomise. Ky kercenim eshte akoma edhe me serioz ne rast se merret para sysh se Canak eshte etiketuar si tradhetar nga media pro regjimit.
Vetem dy jave perpara fillimit te fushates se NATO-s, Canak publikoi nje dokument politik te LSV i cili bente thirrje per ndryshimin e kushtetutes Serbe dhe nje ripercaktim i "statusit jo te qendrueshem politik dhe ekonomik te Vojvodines".
Sipas letres se tij, Serbia duhet te ridizenjohet per tu bere nje shtet federal qe te perfshije keto njesi federale te meposhteme: Vojvodina, Sumadija, Serbia Juglindore, qyteti i Beogradit dhe rrethinat e tij, Sanxhaku apo rajoni i Raska, dhe Kosova. Vojvodina do te gezoje statusin e republikes ne kete shtet. Federalizimi i Serbise, sipas LSV, do te perfaqesonte nje hap te madh perpara drejt stabilizimit te shtetit Serb.
Ndersa ajo ka kerkesat me radikale, LSV nuk eshte e vetme ne deshiren e saj per te ripercaktuar pozicionin konstitucional te tanishem te Vojvodines. Partite politike Serbe dhe ato Hungareze ne rajon gjithashtu po bejne thirrje per decentralizimin dhe demokratizimin e Serbise.
Ndersa partite e Vojvodines nuk jane te te njejtit mendim rreth nivelit te autonomise qe ata duhet te kene, per kete aresye nuk eshte arritur nje marreveshje se si mund te arrihet ne menyre realiste kjo autonomi. Keto ceshtje kane polarizuar forcat politike dhe kane cuar ne krijimin e aleancave partiake--megjithese shume e habitshme, keto nuk jane krijuar ne baza etnike.
Lidhja e Social Demokrateve dhe Partia Reformiste Demokratike e Vojvodines, te cilat jane partnere te koalicionit, jane politikisht shume me afer Aleances se Hungarezeve te Vojvodines se sa pjesa me e madhe e partive te tjera politike qe perfaqesojne minoritetet nacionale. Partite politike te Hungarezeve te Vojvodines jane teper te percara.
Vitin e kaluar, partia me e madhe Hungareze, Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines, publikoi nje dokument te saj i cili propozonte te drejta te percaktuara ne menyre precize per minoritetet nacionale te cilat perfshinin edhe njohjen e gjuhes Hungareze si nje gjuhe zyrtare dhe te drejten e arsimimit ne Hungarisht. Nje sere partish shprehen mbeshtetjen e tyre per kete dokument. Ai u injorua nga autoritetet e Beogradit.
Gjate viteve te fundit, media pro rregjimit ka krahasuar shpesh Kosoven me Vojvodinen-duke cituar kete te fundit si nje shembull te tolerances nderetnike te cilen do te benin mire ta ndiqnin edhe Shqiptaret e Kosoves. Ndersa ne fakt nuk ka qene keshtu asnje here, Beogradi ne menyre te perseritur ka theksuar se minoritetet nacionale ne Vojvodine kane gezuar te drejtat e minoriteteve ne standartet me te larta Europiane.
Sipas nje studimi shkencor, te publikuar nga Komiteti i Helsinkit per te Drejtat Njerezore ne Serbi, shefat e policise ne te gjithe 45 bashkite ne Vojvodine jane ose Serbe ose Malazez. Pjesa me e madhe e policeve jane gjithashtu Serbe dhe Malazeze. E njejta gje eshte vene re edhe per Kryetaret e Gjykatave, te bizneseve dhe bankave-edhe ne ato bashki ku minoriteti Hungarez perben shumicen e popullsise.
Domethenes per pozicionin e autoriteteve, eshte fakti qe sipas ligjit te gjitha tabelat ne hyrje te godinave shteterore duhet te jene te shkruajtura ne te gjitha gjuhet zyrtare dhe alfabetet qe perdoren ne province, por pavaresisht nga ankesat e shpeshta, shenjat mbi hyrjen e Keshillit Ekzekutiv, i cili eshte qeveria lokale, eshte vetem ne Serbisht dhe ne alfabetin Cirilik.
Autori eshte nje gazetar ne Novi Sad identiteti i te cilit nuk behet i njohur.