Arrihet Akordi per Çmilitarizimin e UÇK-se, Pavaresisht nga Debatet e Minutes se Fundit

Marreveshja e te Henes ne darke per çmilitarizimin e Ushtrise Çlirimtare te Kososves, u parapri nga mosmareveshje te forta midis Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar mbi natyren e forcave qe do ta zevendesonin ate.

Arrihet Akordi per Çmilitarizimin e UÇK-se, Pavaresisht nga Debatet e Minutes se Fundit

Marreveshja e te Henes ne darke per çmilitarizimin e Ushtrise Çlirimtare te Kososves, u parapri nga mosmareveshje te forta midis Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar mbi natyren e forcave qe do ta zevendesonin ate.

Thursday, 10 November, 2005

Ditet e mosmarveshjeve, ngadalesuan progresin marreveshjen e te Henes ne darke, per çmilitarizimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, dhe nxoren ne pah mosmarreveshje te thella midis Kosovareve dhe Komunitetit nderkombetar, mbi natyren e forcave qe do te zevendesojne U mosmarreveshje te thella midis Kosovareve dhe Komunitetit nderkombetar, mbi natyren e forcave qe do te zevendesojne UÇK-ne.


UÇK-ja nuk i mbajti sekret synime e saj per ta transformuar vehten, nga nje ushtri rebelesh ne nje ushtri te vertete. Te huajt, jane perpjekur qe te arrijne nje kompromis mbi formimin e 'Korpusit te Mbrojtjes se Kosoves' me 5000 persona, te cilin ata e shohin si nje force civile e ruajtjes kombetare qe do te jene po aq te pademshem sa edhe Boy Scouts.


Ceremonia zyrtare e planifikuar per te Dielen, ecila do te shenonte edhe mbylljene Ushtrise Çlirimtare te Kosoves arriti ne anullim sepse duhej edhe nje dite tjeter per ta perfundur marreveshjen. Krijimi i Korpusit te Kosoves u be te Henen, pas shume oresh bisedimesh ndermjet Komandantit Suprem te NATO-s Wesley Clark, dhe Komandantit te UÇK-se Gjeneralit Agim Çeku. Marreveshja parashikonte qe Çeku te behej komandanti i korpusit te ri, e cila ishte edhe nje nga kerkesat kyçe te UÇK-se.


Shefi i paqeruajtesve te Kosoves, Lt.general Mike Jackson dhe zyrtari i larte i OKB-se, Bernard Kouchner e pershkruan Korpusin si nje organizate civile, per te ndihmuar ne rastet e emergjencave civile, ne operacione rindertimi, kerkimi dhe shpetimi.


Por konçesionet e bera ne momentet e fundit te negocimit, tregojne hendekun shume te madh midis menyres se si e shohin te ardhmen e ushtrise rebele komandantete e UÇK-se, dhe se si e sheh ate paqeruajtesi Jackson i KFOR-it.


Sipas burimeve te aferta me UÇK-ne, ishin tre çeshtjet me te nxehta qe nuk lejuan zhvillimin e ceremonise se te Dieles, dhe me konkretisht ishin emri i Korpusit, struktura e komandes se tij, dhe numri i armeve qe komandantet e UÇK-se donin ti kishin ne perdorim.


Te dy palet, rane dakort me emrin 'Korpusi Mbrojtes i Kosoves', siç edhe ishte kerkuar nga UÇK-ja, ne vend te 'Korpusi i Kosoves' te propozuar nga pala e huaj. E pare si nje konçesion nga KFOR-i, fjala 'protection', ne Shqip perkethehet 'ruajtje' dhe 'mbrojtje'. Udheheqesit e UÇK-se vazhdimisht e kane pershkruar kete force te perbere nga rangje dhe grada, dhe ne gjuhen Shqipe e theksojne si "Ushtria e Kosoves" apo si "Trupat e Kosoves".


Por nuk eshte çeshtja e emrit te forces, por e natyres se saj, e cila do te kete ne perberjen e saj 3,000 anetare te perhershem dhe 2,000 rezerviste.


"UÇK-ja po transformohet, dhe nuk mund te quhet UÇK, por do te jete nje force mbrojtese e qytetareve dhe e teritorit te Kosoves", tha udheheqesi poltik 31-vjeçar i UÇK-se Hashim Thaci. Tahci u tha turmave te gezuara te mbeshtetesve ne Stadiumin e Prishtines, pas parades se "lamtumires" se UÇK-se ne te gjithe qytetin gjate te Shtunes.


"Sot, ne po perfundojme marshimin e lirise, por po fillojme marshimin e te ardhmes per Kosoven e pavarur dhe ushtrine e saj", i tha turmes, Komandanti me i larte ushtarak i UÇK-se. Ceku eshte pranuar si komandanti i forces se re.


Natyra militariste e pershkrimit te liderave te UÇK-se, eshte plotesisht e kundert, me natyren civile te tipit te forcave te rojeve kombetare qe KFOR-i ka pranuar te trainoje. Siç e shpjegon KFOR-i, Korpusi i Mbrojties se Kosoves, eshte pranuar qe te mos kete asnje funksion "ushtarak, detyrimi-ligjor, apo anti-terrorizmi".


KFOR-i pershkruan detyrat e nje force te tille si fondamentalisht te nje natyre civile; te tilla qe te japin nje reaksion sherbimesh te shpejta ne raste te forave natyrore, ose te asistojne ne projekte madhore te infrastuktures apo projekte te tjera ne krahine.


Marreveshja e re, do te lejoje Korpusin te kete rreth 200 arme te vogla er anetaret qe do rruajne bazat e saj. UÇK-ja donte nje numer me te madh armesh - rreth 2000 arme per korpusin. Por ne kete çeshje, KFOR-i nuk hapi rruge, dhe keshtu qe numri ngeli 200. Sidoqofte, zyrtaret e KFOR-it kane thane ae qytetaret Kosovare duhet te kerkojne leje mbajtje armesh, per "siguri personale". Mbase kjo do te thote se idsa prej ish-ushtareve te UÇK-se do tju jepet leja per per te mbatur arme te kalibrit te vogel.


Jane me teper se 10.000 arme qe tashme jane dorezuar si pjese e planit te mandatuar nga OKB-ja per procesin e çmilitarizimin.


Zedhenesi i KFOR-it, e njohu faktin se Kosova ka nje lloj "kulture armesh", dhe se njerezit jane mesuar te mbajne arme ne shtepite e tyre. Disa, mund ti interpretojne komentet e tij sikur te thoshte: neqofte se UÇK-ja do te neneshkruaj çmilitarizimin dhe nuk do ti nxjerri ne shesh armet dhe unifotramt si dhe nuk do te shkaktoje probleme, atehere KFOR-i nuk do te vazhdonte kerkimet e gjera ne gropat e kopshteve apo nen dyshemete e shtepive, ane e mbane krahines.


Ne fakt, qe prej vendosjes se KFOR-it, tre muaj me pare, komndantet e saj kane treguar nje lloj ndjeshmerie ndaj udheheqesve te UÇK-se, qe duan te luajne nje rol konstruktiv ne jeten e Kosoves se pas-luftes. Anetaret e UÇK-se po rekrutohen gjeresisht ne forcen e re policore te Kosoves te trainuar nga OSBE-ja, dhe fakti i te pasurit te eksperiences ushtarake konsiderohet prioritar per forcen.


Te shtunen, KFOR-i, i lejoi ushtaret e UÇK-se qe te shfaqeshin me uniformen etyre dhe me arme te lehta per here te fundit, ndersa po organizohej nje parade ne rruget e tejmbushura te kryeqytetit Prishtine. Vullneti i KFOR-it per te krijuar Korpusin e Kosoves, eshte nje tjeter tregues i perpjekjeve te paqeruajtesve nderkombetar per tiu dhene ish-rebeleve Kosovare nje rol te dobishem ne Kosoven me pak vende pune, gjithashtu edhe nje sens dinjiteti.


Per deri sa pengesat e demtuan procesin e çmilitarizimit te Dielen, deri me sot KFOR-i ne pergjithesi i ka kerkuar UÇK-se pelqimin e saj me procesin, e cila i ka hequr nga rruga njerezit me uniformat e UÇK-se. Megjithate, nje biznes i nadh tashme po behet me stemat e UÇK-se per makinat, unazat me simbole, flamujte qe valeviten tashme ne rruget e Prishtines.


Qendrimi gjeneroz i KFOR-it ndaj UÇK-se, mund te kete lindur nga shqetesimi, se presioni i shtuar, mund te çoje ne krijimin e fraksioneve te vijes se ashper te shkeputura nga udheheqja e larte, dhe me aktivitet te vazhdueshem ne ilegalitet.


Ka pasur zera se vete UÇK-ja perbente nje rrezik per perçarjen dhe krijimin e ketyre linjave. Komandanti i UÇK-se, Gjeneral Agim Ceku, anulloi nje takim me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ser. Michael Jackson, te Djelen ne mengjez, per te takuar Komandanin Zoanl te UCK per zonen jug-lindore te Kosoves, dhe ish legjionarin e huaj Francez, Ramush Harudinaj. Harudinaj eshte nje nga dy komandantet rajonale te UÇK-se, te cilet jane raportuar se kane refuzuar dorezimin e nje pjese te armeve, KFOR-it.


Komandantet zonale et UÇK-se jane rraportuar se kane qene te shqetesuar rreth faktit se nuk mund te vishnin me uniformat e tyre me siglen e UÇK-se. Te marten, Jacksoni tha se emblema e forces se re do te perdore te njejta ngjyra (te kuqe, te zeze dhe te arte) si emblema e UÇK-se, por shqiponja dykrereshe, do te zevendesohet me nje harte te Kosoves.


Procesi i çmilitarizimit, i cili u shtu deri per te Shtunen ne darke, u kerkon ushtareve te UÇK-se qe te mos mbajne me uniformat ne Kosove.


Laura Rozen ka mbuluar Ballkanin per mediat perendimore qe prej 1996.


Frontline Updates
Support local journalists