ARRESTIMI I PAVKOVIQ VENDOS USHTRINE NE QENDER TE VEMENDJES

Ndalimi i ish drejtuesit te ushtrise mund te kete lidhje me vrasjet e kryera gjate periudhes se sundimit te Millosheviqit.

ARRESTIMI I PAVKOVIQ VENDOS USHTRINE NE QENDER TE VEMENDJES

Ndalimi i ish drejtuesit te ushtrise mund te kete lidhje me vrasjet e kryera gjate periudhes se sundimit te Millosheviqit.

Tuesday, 6 September, 2005

Arrestimi i ish shefit te shtabit te ushtrise Jugosllave po lidhet me perfshirjen e dyshimte te ushtarakeve ne nje numer vrasjesh politike te kryera ne kohen e regjimit te Millosheviqit.


Gjenerali ne pension Nebojsha Pavkoviq eshte ndaluar me 31 Mars si pjese e nje operacioni te gjere kunder krimit te organizuar te nisur pas vrasjes se kryeministrit te Serbise Zoran Gjingjiq.


Policia nuk ka dhene informacione te sakta lidhur me aresyen e ndalimit te tij, por zevendes kryeministri Zarko Korac ka lene te kuptohet se ky ndalim mund te kete te beje me lidhjet qe ekzistojne ndermjet drejtuesve ushtarak dhe nje numri vrasjesh te kundershtareve politit te regjimit te kaluar.


"Ekzistojne disa informacione sipas te cilave vrasesit jane transportuar me helikoptere te ushtrise gjate nje krimi dhe ka dokumenta te hollesishme mbi ata qe kane urdheruar nje veprim te tille," ka thene Korac, duke shtuar se sipas informacioneve urdherat per keto vrasje ishin dhene direkt nga vete Sllobodan Millosheviq.


Korac nuk ka thene se per cilin rast fliste, duke lene keshtu hapesire per spekulime. Nga rastet kryesore te pazgjidhura te cilat kane ndodhur gjate regjimit te Millosheviqit, dy me te mundeshmet duken perpjekja per te vrare Vuk Drashkoviq, kryetarin e partise opozitare Levizja per Rimekembje Serbe, SPO, dhe vrasja e ministrit te mbrojtjes se Jugosllavise, Pavle Bullatoviq.


Drashkoviq eshte plagosur me arme zjarri ne koke ne Qershor 2000 gjate nje sulmi ne qytetin bregdetar te Malit te Zi, Budva. Menjehere pas ketij incidenti, ai ka thene se ish shefi i Sherbimeve Sekrete te Sigurimit te Serbise, RDB, Rade Markoviq kishte derguar vrasesit e tij me helikopter nga Kraljevo, ne Serbi per ne Budva.


Ai ka thene se ne kete grup njerezish benin pjese edhe Dusan Spasojeviq dhe Mile Lukoviq, te njohur mire si drejtuesit e bandes se krimit te organizuar te Zemun, e cila dyshohet se ka pergatitur edhe vrasjen e Gjingjiq.


Aeroporti ushtarak i Ladjevci pak jashte Kraljevos eshte edhe shtabi i nje skuadroni helikopteresh Mi-8 transporti te ushtrise. Mendohet se keto helikoptere jane i vetmi tip ne perdorim nga forcat e armatosura te cilat mund te jene perdorur per te transportuar nje numer kaq te madhe njerezish nga Serbia per ne Malin e Zi.


Deklarimet ne lidhje me perdorimin e helikoptereve ushtarak per te transportuar vrasesit dhe armet e tyre nga nje republike ne tjetren duken me vend, po te kemi para sysh se marredheniet ndermjet Beogradit dhe Podgorices ne ate kohe kane qene aq te ftohta saqe te dyja republikat kishin vendosur kontroll te rrepte ne kufirin ndermjet tyre.


Nese vrasesit do te kishin udhetuar me rruge automobilistike, policia Malazeze do te kishte mundur ti ndalonte ata ne nje pike kontrolli. Ne keto kushte transporti me helikoptere ushtarak ka qene zgjidhja me e mire.


Bullatoviq ka vdekur ne nje restorant te Beogradit me 7 Shkurt 2000, pasi nje person ka hyre brenda dhe ka hapur zjarr me nje pushke automatike.


Restoranti ndodhet shume prane nje kazerme ushtarake dhe vrasesi eshte pare te largohet ne ate drejtim. Ka mundesi qe vrasesi te jete sjelle ne Serbi nga Mali i Zi dhe me pas te jete kthyer atje me helikopter.


Ky version mbeshtetet edhe nga rezultatet e nje komisioni hetimor parlamentar te ngritur per te hetuar rreth vrasjes se Bullatoviq, i cili ka arritur ne perfundimin se vrasesi ka qene nje kriminel nga Budva.


Nebojsha Coviq, nje tjeter zevendes kryeminister, eshte perpjekur te ule tensionin e krijuar mbi ushtrine pas arrestimit te Pavkoviq, duke paralajmeruar kunder perpjekjeve per te nxjerre perfundime te cilat mund te pergjithesojne rolin e ushtrise ne keto vrasje. "Ky rast nuk duhet te coje ne perfundime qe ushtria eshte institucionalisht e perfshire ne aktivitete kriminale," ka paralajmeruar ai.


Ashtu si edhe Korac, Coviq nuk ka pranuar te jape hollesi ne lidhje me aresyet per ndalimin e Pavkoviq, duke thene se "Ky arrestim ka te beje me perdorimin e helikoptereve te ushtrise ne nje krim te vecante". "Pavkoviq do te duhet te jape shpjegime per kete ceshtje. Nuk mund te flas per nje perfshirje te tij te mundeshme ne vrasjen e kryeministrit".


Pavkoviq deri pak kohe me pare eshte konsideruar si nje njeri i cili ka arritur te mbijetoje dhe te kete marredhenie te mira me shume drejtues. Millosheviq e ka emeruar ate shef te shtabit te pergjitheshem menjehere pas perfundimit te konfliktit me NATO-n ne vitin 1999. Ai e ka mbajtur kete post edhe pas rrezimit te regjimit ne Tetor 2000, dhe ne kete kohe eshte bere nje njeri teper i afert i presidentit federal Vojisllav Koshtunica.


Koshtunica nuk kreu ndryshime ne ushtri, duke mbajtur ne pozitat e tyre drejtuese pothuajse te gjithe njerezit e vendosur nga Millosheviq.


Megjithate, me 24 Qershor, 2002, Koshtunica e ka shkarkuar Pavkoviq pasi ka zbuluar se gjenerali ishte afruar me rivalin e tij te ashper politik, Gjingjiq.


Kur gjenerali u shpreh qarte se ai nuk e pranonte vendimin e presidentit, Koshtunica eshte hakmarre duke zbulkuar shume informacione jo te favorshme per te.


Ljubisha Jovaseviq, nje deputet federal i Partise Demokratike Serbe, DSS, te Koshtunices, ka thene se Pavkoviq eshte i perfshire ne kontrabanden e cigareve dhe ka perdorur edhe njesi te ushtrise per kete qellim.


Me arrestimin e Pavkoviq, eshte paraqitur nje lidhje e mundeshme ndermjet vrasjeve politike dhe ushtrise. Ky hap mund te hedhe me ne fund drite mbi menyrat e ndryshme te perdorura nga ana e regjimit te Millosheviq per te hequr qafe kundershtaret e tij.


Branimir Gajiq eshte nje gazetar i pavarur nga Beogradi.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists