Analizë: Përvjetori i Millosheviqit në Hagë

Gjatë këtij viti, ish presidenti Serb është lëkundur nga konfuzioni dhe corientimi në arrogancën dhe dhelpërinë e tij karakteristike

Analizë: Përvjetori i Millosheviqit në Hagë

Gjatë këtij viti, ish presidenti Serb është lëkundur nga konfuzioni dhe corientimi në arrogancën dhe dhelpërinë e tij karakteristike

Pavarësisht disa ftohjeve, të cilat kanë shkaktuar habi në rradhët e prokurorëve për momentet dhe kohëzgjatjet e tyre, Sllobodan Millosheviq është fizikisht dhe vecanërisht mendërisht në gjendje shumë më të mirë se sa kur arriti për herë të parë në Hagë pothuajse një vit më parë.


Kur Millosheviq arriti në gjykatë në natën e 28 Qershorit, 2001, ai ishte në pikën më të ulët, pasi për nëntë muaj me rradhë pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale në Shtator 2000 ai ka humbur shumë nga popullariteti i tij i dikurshëm.


Cdo gjë është kthyer kundër tij. Fillimisht njerëzit, ose më saktë votuesit e tij e braktisën. Pastaj, më 5 Tetor, ushtria dhe policia e tradhëtuan kur nuk pranuan të qëllonin mbi "turmat" të cilat kishin dalë në rrugë dhe kërkonin largimin e tij.


Më pas ka vijuar një arrestim jo dinjitoz pas një rrethimi dy ditor të vilës së tij dhe transferimi turpërues për në Burgun Qendror të Beogradit. Millosheviq, është ndjerë më i poshtëruar kur ka arritur në Hagë, ku ai i është nënshtruar procedurave të zakonëshme të kontrollit deri në trup. Që prej asaj kohe, ai gradualisht e ka marrë veten.


Në paraqitjen e tij të parë përpara gjykatës më 3 Korrik, 2001, ai është shfaqur konfuz, i pavëmendshëm dhe i corientuar. Ai është drejtuar për nga vendi i rezervuar për dëshmitarët, ndoshta duke menduar se ai do të vendosej në qendër të sallës së gjyqit. Kur rojet e gjykatës së OKB-së e drejtuan për në bankën e të akuzuarve, ai u ul aty, duke parë me një shikim të përhumbur të pranishmit në pritje të gjykatësve.


Sic pritej ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Dhe kur u përpoq të mbante një fjalim rreth "gjykatës së paligjëshme", "akuzat fallso ndaj tij" dhe "agresorëve të NATO-s", gjykatësi Richard May i fiku mikrofonin. Ai u largua nga gjykata i mërzitur sepse, sic i tha një rojeje ndërsa po dilte nga salla, i gjithë shoë kishte zgjatur "vetëm 15 minuta".


Gjatë dy muajve që pasuan, deri në konferencën e parë më 30 Gusht, 2001, Millosheviq është konsultuar me avokatë perëndimorë të cilët janë afruar pranë Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Sllobodan Millosheviqit, ICDSM, dhe ka përgatitur një dokument të titulluar, Paraqitja e Mungesës së Ligjshëmrisë së Gjykatës.


Më 3 Korrik dhe 30 Gusht, Millosheviq është përpjekur të luajë me opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar, duke përdorur Serbishten dhe Anglishten në fjalimet e tij. Meqënëse ai ka pasur nevojë për një kauzë globale për të tërhequr një audiencë globale, ai është përpjekur fillimisht të paraqisë veten si një martir i lëvizjes anti globaliste. Pas 11 Shtatorit, ai ka filluar të theksojë luftën e tij dhjetë vjecare anti "terrorizmit", vecanërisht atij Islamik. Ai dukej se me të vërtetë besonte se vendi i tij nuk ishte në Hagë por përkrah Bush dhe Blair.


Pasi Haga i ka dhënë atij një podium, audiencë dhe mision të ri, Millosheviq filloi të dukej më tepër si vetvetja. Ai u kthye përsëri në një politikan të vjetër, me besim në vetvete, energjik, arrogant dhe i zoti, një politikan - për më tepër - i cili nuk do të "ngatërrohej nga faktet" dhe sic e përshkroi Ambasadori William Walker, i cili beson që "kur ai thotë dicka, kjo është automatikisht e vërtetë". Ai mbetet krejtësisht i shtangur kur gjykatësit "nuk arrijnë të kuptojnë" këtë pikë kaq të rëndësishme dhe vazhdojnë ta paralajmërojnë se ai do të duhet të provojë të "vërtetat" që thotë më fakte.


Në fillim të gjyqit më 12 Shkurt, Millosheviq ka hequr dorë nga "kauza globale" dhe ka filluar të përqëndrohet në misionin e tij, kryesisht për qëllimet e tij në lidhje me audiencën në Serbi.


Në Raportet e mëparëshme nga Gjykata misioni i Millosheviqit është përshkruar si një formë "hakmarrje tre fishe" ndaj Serbisë. Në rradhë të parë ai synon të ndajë vendin në "patriotë" dhe "lakenj të perëndimit", për të parandaluar pajtimin e Serbisë me fqinjët e tij, dhe për të acaruar konfliktet e saj me një botë e cila sipas tij "komploton" kundër tij.


Millosheviq ka përdorur cdo mundësi për ti treguar Serbëve se Serbia, populli i saj, historia dhe tradita kanë dalë në gjyq në Hagë, dhe jo vetëm ai, duke ngritur kështu mitet e pafajësisë dhe "viktimizimit" të cilat Serbët janë të prirur për ti pranuar.


Por nëse Millosheviq nga Haga ka arritur me sukses të krijojë një qëndrim paragjykues dhe dyshues ndaj Hagës, gjë e cila është prezente ndër një pjesë të madhe të publikut Serb, ai nuk është i vetmi fajtor për këtë.


Një pjesë e fajit është padyshim edhe e qëndrimit të paqartë të adoptuar nga autoritetet e reja të vendit ndaj gjykatës dhe ngjarjeve të kësaj dekade të fundit, vecanërisht qarqet rreth presidentit Jugosllav, Vojisllav Koshtunica.


Fakti që gjyqi ka filluar kronologjikisht gabim, duke filluar nga lufta e fundit e tre luftërave në të cilat janë kryer krime, i ka lejuar Millosheviqit të shfrytëzojë ndjenjat negative të Serbëve ndaj NATO-s. Arësyeja është që bombardimet e aleatëve në pranverën e vitit 1999 korrespondojnë me periudhën e akuzave.


Ai është ndihmuar gjithashtu nga ekzistenca e një paragjykimi kundër Shqiptarëve të Kosovës, i cili e ka ndihmuar atë të vinte në pushtet, në formën e nacionalizmit Serb të cilën ai e ka shfrytëzuar në mënyrë perfekte për synimet e tij. Qëndrimi i shumë Serbëve ndaj Shqiptarëve të Kosovës në fakt është më tepër "racist" sesa "nacionalist". Serbët i konsiderojnë Shqiptarët e Kosovës jo si qytetar "të klasit të dytë" por si një rracë më e ulët njerëzore.


Millosheviq ka paraqitur qëndrimin e tij ndaj komunitetit Shqiptar gjatë seancave të pyetjeve ndaj viktimave Shqiptare dhe duke treguar bindjen e tij se gjykata po dëgjon vetëm një paradë "dëshmitarësh falls" të cilët tregojnë "histori të shpikura".


Përshtypja se i akuzuari ka denoncuar me sukses "gënjeshtrat" e tyre është përforcuar edhe nga mënyra e paraqitjes se dëshmitarëve okularë në gjykatë.


Pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të japin dëshmitë e tyre vetëm me shkrim (sipas Nenit 92/2 të rregullores së gjykatës). Si rezultat, ata paraqiten në gjykatë vetëm për seancën e pyetjeve, për t'iu përgjigjur pyetjeve të të pandehurit i cili natyrisht nuk i pyet ata rreth vuajtjeve të tyre dhe familjeve të tyre. Ai përkundrazi i pyet dëshmitarët rreth aktiviteteve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ose rreth bombardimeve të NATO-s.


Ndonjëherë, ata thonë në mënyrë të pandershme se ata nuk dinë asgjë rreth kësaj, shpesh duke dashur të kundërshtojnë Millosheviqin dhe në disa raste sepse ata kanë frikë nga ndonjë hakmarrje e mundëshme kur të kthehen në shtëpi.


Deri më tani dëshmitarët okularë kanë folur rreth modeleve të veprimeve gjatë pranverës së vitit 1999 të kryera nga ushtria, policia dhe paraushtarakët, të cilat prokuroria insiston se janë bërë me urdhër dhe nën drejtimin e të akuzuarit. Këto modele - të cilat kanë konsistuar në deportime, vrasje masive, persekutime dhe shkatërrimin e objekteve fetare dhe monumenteve kulturore - janë konfirmuar nga ekspertë të statistikës, historisë, mjekë ligjorë dhe ekspertë të tjerë.


Por gjykata ende nuk ka parë shumë informacione të llojit të cilat zakonisht zbulohen në një hetim kriminal - pavarësisht faktit se pasi forcat ndërkombëtare kanë arritur në Qershor 1999, Kosova është shndërruar në një ndër vendet ku po zhvillohet një ndër hetimet më të mëdha kriminale.


Prokurorët kishin planifikuar të paraqisnin disa nga rezultatet e këtyre hetimeve, në formën e analizave shkencore, fotografive, videove, dokumentave shkresore dhe provave të tjera, nëpërmjet "sëshmitarëve okularë".


Kjo kategori përfshin edhe hetimet ndaj disa ndër ngjarjet më të rëndësishme në provincë, si për shembull ngjarjet në Recak. Por gjykatësit i kanë hedhur poshtë provat e tyre, duke thënë se deklarimet e tyre nuk do të kishin vlerë si prova sepse ato janë të bazuara në dëshmi të njerëzve të tjerë dhe në konkluzionet dhe raportet e ekspertëve të tjerë.


Prokurorët thonë se në rastin e Millosheviqit, gjykata ka gabuar duke përjashtuar dëshmitë e "dëshmitarëve përmbledhës" dhe duke pakësuar kohën e caktuar për paraqitjen e provave të prokurorëve. Javën e kaluar, ata kanë paraqitur një Apel kundër këtyre shtrëngimeve kohore të vendosura nga gjykata.


Ndërsa publiku ka marrë nje përshtypje se prokurorët e akuzës nuk kanë prova të rëndësishme, kryesisht për shkak të mënyrës së zhvillimit të gjyqit, prokurorët thonë se ata kanë në dorë "prova të shumta" të cilat mund të mos paraqiten fare para gjykatës për shkak të kufizimeve kohore të vendosura prej saj.


Në apelin e tyre ndaj vendimit të gjykatës prokurorët thonë se "këto kufizime kohore nuk kanë kuptim në një rast kaq të rëndësishëm sa ky gjyq dhe në këtë fillim shekulli të ri".


Në apelin e tyre ata theksojnë se rezultati përfundimtar i këtyre kufizimeve kohore mund të sjellë një përsëritje të gjyqit, gjë e cila "do të kishte kosto tepër të mëdha" dhe mund të sillte edhe "humbjen e integritetit të këtij procesi ndërkombëtar kriminal".


Më 28 Qershor, në përvjetorin e parë të mbërritjes së tij në Hagë, Millosheviq nuk ka qenë prezent në gjykatë. Kjo, natyrisht që nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë festimi të përvjetorit, por sepse ai po shërohej nga një e ftohur e cila ka zgjatur prej dy javësh. Gjyqi është caktuar të fillojë më 2 Korrik. Megjithëse Geoffrey Nice është "pak skeptik" rreth këtyre sëmundjeve të shpeshta dhe të gjata, askush nuk dyshon se Millosheviq do të kthehet në sallën e gjyqit dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në të.


Fakti që ai po merr pjesë në këtë process gjyqësor përfaqëson vendimin më të rëndësishëm që Millosheviqi ka marrë në vitin e parë të qëndrimit në Hagë. Një vit më parë, shumë njerëz kishin frikë se ai nuk do të pranonte të merrte pjesë në gjyq, ose do të refuzonte të paraqitej në sallën e gjyqit.


Kryeprokurori i parë, Richard Goldstone, ka pranuar se ky ka qenë shqetësimi i tij më i madh. "Unë ndjehem thellësisht i lehtësuar nga fakti që ai po merr pjesë," ka thënë ai. "Nëse ai do të kishte vendosur të qëndronte në qelinë e tij dhe të detyronte gjykatën të zhvillonte një gjykim pa pjesëmarrjen e tij në sallën e gjyqit, kjo mund të kishte hedhur një hije të madhe dyshimi mbi besueshëmrinë e këtij gjyqi".


Mirko Klarin është një redaktor i vjetër i IWPR në gjykatën e krimeve të luftës dhe kryeredaktor i Agjensisë së Lajmeve SENSE.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists