Akuzat ndaj Gjukanoviq per kontrabande ende ne fuqi
Prokuroret Italiane ende duan te arrestojne kryeministrin Malazez pavaresisht vendimit te gjykates per imunitet.
Akuzat ndaj Gjukanoviq per kontrabande ende ne fuqi
Prokuroret Italiane ende duan te arrestojne kryeministrin Malazez pavaresisht vendimit te gjykates per imunitet.
Hetuesit Italiane kane thene per IWPR se ata kembengulin ne vendimin e tyre per te akuzuar kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviq si nje kontrabandist te rendesishem cigaresh pavaresisht nje vendimi te gjykates muajin e kaluar e cila ka perjashtuar mundesine e leshimit te nje urdher arresti ndaj tij.
Vendimi i dates 30 Qershor nga gjykatesja hetuese Anna Di Mauro ne Napoli per te mos leshuar nje urdher arresti per ndalimin e Gjukanoviq eshte i bazuar ne imunitetin e tij per shkak te qenies ne krye te nje shteti.
Prokurori i Napolit Giovanni Russo, ka kerkuar fillimisht leshimin e nje urdher arresti ndaj Gjukanoviq me akuzen per kontrabande cigaresh, ne muajin Tetor 2002, ne kohen kur ai ishte president.
Prokurori ka thene se Gjukanoviq dhe 14 nenshtetas te tjere Malazez dhe Italiane ishin pergjegjes per organizimin e nje rrjeti kontrabande i cili trafikonte cigare te prodhimit te huaj, nepermjet Malit te Zi".
Nje dokument kerkese per arrest prej 365 faqesh eshte paraqitur ne nje konference te perbashket per shtyp me 30 Qershor, te organizuar nga hetuesit financiare Italiane, Rojet e Finances dhe prokuroret anti mafia ne bashkepunim me zyren e gjykatesit hetues te Napolit.
Zyra e Gjukanoviq ka kundershtuar me force akuzat e prokuroreve, duke i quajtur ato "akuza te vjetra dhe te dala boje". Kur IWPR ka kontaktuar zyren e kryeministrit per te marre komente te tjera ne jemi informuar se ai ishte ne Moske dhe ata po e ndiqnin "kete ceshtje me vemendje".
Megjithese dokumenti i 30 Qershorit eshte mjaft i gjere, nje burim i afert me zyren e prokurorit ka thene per IWPR se ata kane gjithashtu edhe nje document me te hollesishem i cili do te behet publik vetem per 'palet e interesuara' - pra per avokatet mbrojtes dhe klientet e tyre nese keto ceshtje do te shkojne perpara gjykates.
Vendimi i gjykatesit Di Mauro per imunitetin qe gezon Gjukanoviq bie ne kundershtim me mendimin e nje anetari te komisionit parlamentar Italian dhe nje burimi nga ministria e jashteme e Italise te cilet kane thene per IWPR se Gjukanoviq nuk gezon imunitet Sovran meqenese Mali i Zi nuk eshte nje shtet i pavarur por pjese e nje bashkimi shtetesh me Serbine.
Eshte gjithashtu e paqarte nese imuniteti sovran mund ti jepet edhe nje kryeministri kur ne nje vend ekziston sistemi presidencial.
Megjithese veshtire se Gjukanoviq mund te dale para gjyqit ne Itali, zhvillimet e reja te kesaj ceshtjeje penale do te trondisin skenen politike ne Malin e Zi dhe ka mundesi qe pikpyetje serioze do te ngrihen mbi lidhjet e perfolura te vendit me krimin e organizuar ne Itali.
TREGTIA GJIGANDE E DUHANIT
Akuzat me te reja nga Napoli jane me te fundit ne nje seri rastesh te cilat kane nxjerre ne drite rolin e Malit te Zi si nje rruge transporti.
Kritiket kane thene se komuniteti nderkombetar e ka ditur prej kohesh se vendi ishe shnderruar ne nje qender te kontrabandes por ata kane vendosur te injorojne keto informacione per shkak se Mali i Zi ishte nje aleat i rendesishem kunder Sllobodan Millosheviq deri ne rrezimin e tij ne vitin 2000.
Metodat te cilat mendohet te jene perdorur per kontrabanden e cigareve jane njoftuar gjeresisht ne media, dhe duket se jane perforcuar edhe me teper nga hetimi i kryer ne Napoli.
Mendohet se dergesat e cigareve te markave perendimore jane sjelle ne Malin e Zi, ku ato shoqeroheshin me dokumenta false - gje e cila mendohet se eshte bere nga zyrtare te qeverise - duke bere qe keto sasi cigaresh te dukej sikur do te shiteshin brenda vendit, ose do te eksportoheshin ne menyre ligjore drejt nje vendi te trete, jo anetar te BE-se.
Kerkesa e Russos per nje urdher arresti thote se ne vend qe te shiteshin ne menyre te ligjeshme, cigaret ngarkoheshin ne motoskafe te shpejte dhe dergoheshin ne bregun tjeter te Adriatikut ne Italine e jugut. Kriminele Italiane nga organizata te ndryshme kriminale rajonale i prisnin dergesat, dhe i shisnin cigaret ne Itali apo ne shtetet e tjera te BE sikur ato te ishin importuar ne menyre te ligjeshme.
BE thote se ajo ka humbur miliarda euro te ardhura nga taksat doganore si rezultat i kesaj veprimtarie te paligjeshme. Mali i Zi ka perfituar nje sasi te madhe te ardhurash te paligjeshme - e barabarte me 60 perqind te te ardhurave te pergjitheshme bruto te vendit, sipas disa llogaritjeve. Nuk eshte ende e qarte se sa prej ketyre te ardhurave kane shkuar ne buxhetin e shtetit.
Prokuroret Italiane kane permendur me pare nje numer organizatash kriminale si te perfshira ne kete kontrabande ne Itali - Camorra ne Napoli, Sacra Corona Unita ne rajonin e Pulias, dhe Mafia ne Sicili.
Anetare te ketyre organizatave kriminale thuhet se kane pasur lidhje te forta ne Malin e Zi. Disa mendohet se kane qene te vendosur dhe kane vepruar nga territori i republikes.
Autoritetet Italiane kane shenuar nje numer fitoresh ndaj kontrabandisteve perfshire edhe ekstradimin ne Itali te Francesco Prudentino, njeriu i cili mendohet se ka qene nje nder kontrabandistet kryesore, i cili eshte arrestuar gjate nje udhetimi te tij ne Greqi ne vitin 2001 ndersa jetonte ne Malin e Zi.
Por deri me tani, asnje prej hetimeve te cilat zgjasin prej kohesh nuk ka perfunduar me ndonje denim.
Gjate viteve te fundit, prokuroret Italiane, policia tatimore dhe Guardia di Finanza, kane thene vazhdimisht se zyrtare te larte Malazez jane bashkefajtoe ne dergimin ne menyre ilegale te sasive te medha te cigareve ne vend.
Nje numer zyrtaresh jane permendur gjate hetimeve te mepareshme te policies, por kjo eshte hera e pare qe permendet vete Gjukanoviq.
Dokumenti i prokurorise se Napolit thote se gjate periudhes qe ai ka sherbyer si president, Gjukanoviq personalisht ka bere te mundur dhenien e dokumentacionit per dergesat e cigareve, ka kontaktuar me qarqet mafioze ne Napoli nepermjet ndermjetesve dhe ka qene i perfshire ne sigurimin dhe magazinimin si edhe kalimin tranzit te mallrave te trafikuara nepermjet Malit te Zi.
Ekipi i prokuroreve thone se Gjukanoviq ka pasur dijeni per natyren e paligjeshme te ketyre aktiviteteve. Gjukanoviq i ka kundershtuar te gjitha keto akuza.
Gjukanoviq ka qene kryeminister ndermjet viteve 1991 dhe 1997, kur ai eshte zgjedhur president. Ne Nentor te vitit te kaluar, ai ka njoftuar se nuk do te kandidoje per nje mandat te dyte presidencial ne zgjedhjet e planifikuara per nje muaj me vone, dhe morri keshtu perseri postin e kryeministrit.
Nje analist investigativ i specializuar ne tregtine e cigareve ne Ballkan ka thene per IWPR se autoritetet Malazezet mendohet se kane perdorur importet e ligjeshme te cigareve per nje qellim te dyfishte. Ne rradhe te pare, ti tregojne botes se tregtia ishte e ligjeshme dhe se dyti per te kontrolluar se kush merrej me kontrabande.
Ne baze te ligjit Malazez, shtetasit e huaj kane nevoje per nje license zyrtare per te importuar dhe magazinuar mallra ne Malin e Zi. Procesi i leshimit te licensave eshte perdorur nga autoritetet si nje forme taksimi mbi trafikantet. Vetem ata nenshtetas Italiane te cilet kishin siguruar kete license mund te transportonin cigare, dhe ata duhet te "kryenin pagesa" per ti nxjerre cigaret jashte vendit. Dokumetacioni ligjor eshte perdorur per te mbuluar nje tregti ilegale me mallra te pataksuar.
Gjate zhvillimit te hetimit te IWPR-se, nje analist Suedez i specializuar ne krimin nderkombetare dhe nje qytetar Malazez me njohuri direkte te organizimit te kesaj kontrabande kane thene per IWPR se sherbimet sekrete, sigurimi i shtetit, kane mbikqyrur te gjithe procesin e tranzitimit te cigareve - duke lene keshtu te kuptohet se autoritetet e larta shteterore kane autorizuar te gjithe kete proces.
Deklarimet e tyre per nje perfshirje te shtetit mbeshteten nga analisti investigative per Ballkanin i cili ka thene per IWPR se "Sherbimet shteterore te sigurimit kane shoqeruar kamionet nga magazinat ne port, apo pertej kufirit nese kontrabanda behej me nje vend fqinj si Kroacia, duke kerkuar 5,000 dollare Amerikan per cdo kamion. Roli i sherbimeve te sigurimit e shtetit ishte te siguronin qe nuk kishte probleme me dergesat, apo te shmangnin cdo te papritur".
IWPR ka siguruar dokumente te cilat kane te bejne me nje dergese cigaresh Marlboro, deri sa ajo eshte zhdukur. Dergesa me nje vlere prej 180 milion dollare supozohej te kalonte transit neper Malin e Zi, me destinacion perfundimtar Malten. Me 29 Qershor, 1999, kompania shteterore e transportit Zetatrans - e cila ishte pronare e cigareve - eshte autorizuar te eksportoje dergesen.
Vetem kjo dergese eshte e barabarte me 600 kamione me rimorkio te ngarkuar me cigare.
Licensa e Zetatrans i lejonte firmes ose te eksportonte cigaret ne Malte ose te kthente licensen e saj. Sipas komisionit parlamentar te Malit te Zi i cili ka hetuar per kete ceshtje, firma nuk ka bere asnjeren prej ketyre te dyjave.
Dhe sipas nje padie ligjore te ngritur nga BE kohet e fundit, Zetatrans ka qene nje aktor i rendesishem ne kontrabanden e cigareve.
IWPR nuk ka mundur te kontaktoje asnje zyrtar ne Zetatrans per ndonje koment.
Ministria e financave e republikes federale te Jugosllavise i ka shkruajtur ministrise se financave te Maltes ne Nentor - Dhjetor 2001 duke kerkuar informacion per kete dergese. Ne pergjigje, ministri i financave te Maltes, John Dalli ka shkruajtur se "Ne baze te te dhenave tona nga viti 1999 deri me sot asnje sasi cigaresh nuk eshte importuar nga Mali i Zi apo Jugosllavia per ne Malte".
Destinacioni perfundimtar i cigareve mbetet ende mister.
DOKUMENTI I NAPOLIT
Hollesite e zbatimit te operacionit te kontrabandes jane dhene ne dokumentin prej 365 faqesh te urdher arrestit te pergatitur nga prokuroret e Napolit. Dokumenti - i cili perben praktikisht nje baze per nje akuze zyrtare - hedh nje shikim mbi menyren e kryerjes se kontrabandes qe prej mesit te vitit 1997.
Gjukanoviq - ne ate kohe president i Malit te Zi - eshte nje prej kater personave te cilet permenden si drejtues te kontrabandes. "Gjukanoviq dhe tregtari Malazez Veselin Baroviq, kane krijuar, drejtuar dhe organizuar nje organizate kriminale, ne te cilen kane marre pjese edhe personat e tjere [15 te akuzuarit e tjere ne kete dokument], me synim kryerjen e nje numri te papercaktuar krimesh te lidhura me tregtimin e paligjshem te cigareve te prodhimit te huaj," thuhet nder te tjera ne dokument.
IWPR ka kontaktuar me te kater figurat kryesore te permendura ne urdher arrestin e leshuar nga prokuroret ne Napoli per te kerkuar komentet e tyre mbi keto akuza.
Paolo Savino, nje tregtar nga Napoli i permendur ne kete dokument, nuk ishte i gatshem te bente asnje koment. Nje zyrtar i sistemit te drejtesise ne Itali ka thene se autoritetet mendojne se ai ishte kthyer ne Zvicer. Ai ka refuzuar te komentoje mbi statusin e Savinos ne lidhje me policine.
Dusanka Jekniq, e veja e ish ministrit Malazez thote se ajo nuk ka asgje per te thene dhe i ka thene IWPR-se se ajo nuk deshiron te komentoje sepse ajo nuk ka marre asnje dokument zyrtar per ceshtjen ne fjale as ne Malin e Zi dhe as ne adresen e saj ne Milano.
Ajo ka shtuar se ajo nuk dinte asgje rreth akuzave pervec atyre qe kishte lexuar ne gazete.
Tregtari Malazez Veselin Baroviq ka thene per IWPR se ai tanime kishte thene cfare kishte nder mend te thoshte ne lidhje me akuzat e ngritura ne median locale dhe nuk do te fliste me deri sa autoritetet Italiane ti paraqisnin atij te gjithe dokumentacionin.
Prokuroret permendin si prova tre ngarkesa me cigare kontrabande te bllokuara nga autoritetet Italiane ndermjet muajve Shkurt dhe Maj 2002.
Sipas prokuroreve, Gjukanoviq ka luajtur nje rol te rendesishem, duke leshuar licensa per importimin dhe magazinimin e cigareve, dhe dokumentacionin per levizjen e ngarkesave, duke lehtesuar keshtu nxjerrjen kontrabande te mallit nga vendi. Prokuroret thone se ai ka marre pagesa ne shkembim te ketyre favoreve.
Prokuroret thone gjithashtu se Gjukanoviq kishte qene ne kontakt te ngushte me Baroviq, Jekniq dhe Savino dhe dokumentat qe zoterojne prokuroret perfshijne edhe permbajtjen e bisedave te cilat thuhet se jane bere ndermjet ketyre kater figurave.
Ne nje bisede me Jekniq, Paolo Savino thuhet se i referohet Gjukanoviqit duke iu drejtuar me fjalet "shefi i madh".
Gjukanoviq ka kundershtuar me force te gjitha akuzat per lidhje kriminale me keta persona.
"Nuk behet fjale per kontrabande, vetem per nje tregti tranziti e cila eshte kryer sipas ligjeve ne fuqi," ka thene ai me 9 Korrik. "Cigaret qe kane ardhur ne portin e Bar te Malit te Zi kane ardhur nga BE, dhe jane rieksportuar me te gjithe dokumentacionin e nevojeshem".
Roli i Savinos, sipas dokumentit te Napolit, ka qene ai i personit kryesor te kontaktit ndermjet krimineleve Italiane dhe zyrtareve Malazez. Ai gjithashtu thuhet te kete mbledhur pagesat per cigaret nga bleres te ndryshem ne Napoli. Cmimi qe ai ka kerkuar perfshinte koston e cigareve me shumice dhe nje perqindje per zyrtaret Malazez te cilet kishin magazinuar mallrat kontrabande ne magazinat e porteve.
IWPR nuk ka mundur te flase me Savinon per te kerkuar nje koment prej tij. Prokuroret thone se Jekniq ka qene ndermjetesja ne mes Savinos dhe qeverise, vecanerisht Gjukanoviqit. Ajo informonte Malazezet kur Savino paguante shumat ne llogarite e tyre bankare.
E ndodhur momentalisht ne Malin e Zi, Jekniq ka thene per te perjaveshmen Monitor, se "Askush nuk me ndaloi kur u largova nga Italia, dhe jam e gateshme te kthehem atje nese me therrasin ne gjykate pasi nuk kam asgje per te fshehur apo frike".
Veselin Baroviq ka thene per te njejten te perjaveshme te Malit te Zi se ai nuk kishte lidhje as me krimin e organizuar dhe as me tregtine e cigareve nepermjet Malit te Zi.
HETIMI NE BARI
Zerat sipas te cilave presidenti Malazez ishte i lidhur me krimin e organizuar Italian, kane dale fillimisht ne vitin 2000 pas arrestimit te Francesco Prudentino.
Ministri Italian i financave Ottaviano Del Turco ka thene per arrestimin e tij se "Nese boset fillojne te flasin, Mali i Zi do te tronditet".
"Nese Prudentino nuk do te ishte mbrojtur nga Presidenti Gjukanoviq, ai nuk do te kishte mundur te behej bosi me i pasur, me i fuqishem dhe me i rrezikshem i kontrabandes".
Prudentino ndodhet momentalisht i arrestuar ne qytetin port te Barit ne Itali ne kuadrin e nje hetimi te gjate i cili pritet te perfundoje me nje proces te madh gjyqesor kete vit. Ekipi i prokuroreve, i drejtuar nga prokurori i njohur anti mafia Giuseppe Scelsi, po heton mbi nje numer bandash te krimit te organizuar ne Puglia te cilat kane pasur pjese ne kontrabanden e cigareve nga Mali i Zi gjate viteve Nentedhjete. Keto grupe thuhet se pervec cigareve kane qene te perfshira edhe ne trafikun e droges.
Ky proces duket se ka hyre ne nje faze te rendesishme ne vitin 2002, kur Scelsi ka kryer nje sere intervistash ne fshehtesi te plote dhe nen kushte te forta sigurie. Sipas deklarimeve te bera per IWPR nga disa prej deshmitareve te perfshire ne kete proces, deshmite te cilat kane implikuar Gjukanoviq jane dhene nga dy grupe kryesore - boset Italiane te krimit te arrestuar dhe nenshtetas te huaj te cilet kane deshmuar me deshiren e tyre.
Nje ish shtetas Jugosllav i cili ka dijeni te thella per funksionimin e tregtise kontrabande ka thene per IWPR ne Qershor 2003 se ai kishte dhene deklarimin e tij para Scelsi dhe kishte ndihmuar gjithashtu prokuroret te siguronin edhe deshmi nga persona te tjere. Ai ka thene se prokuroret kane intervistuar gjate vitit te kaluar disa tregtare nga Ballkani dhe Europa si edhe ish kontrabandiste Malazez, ne vende te fshehta ne te gjithe Italine.
"Intervistat jane kryer nen nje siguri te madhe. Scelsi - nje mik dhe ish koleg i hetuesit te vrare te Palermos Giovanni Falcone - ka nje njesi e cila e ruan nga afer dhe vepron ne kushte fshehtesie te plote," ka thene burimi i IWPR.
Deshmitaret i kane dhene ekipit te Scelsit informacione te sakta mbi lidhjet ndermjet bandave krimnale kontrabandiste dhe shtetit Malazez, ka thene ai.
Nje tjeter deshmitar - cili ka njohje te thella mbi trafikun e cigareve - ka treguar per IWPR rreth masave teper te larta te sigurise te marra per deshmitaret. "Nje numer Malazezesh te cilet po japin deshmi jetojne tani jashte vendit me emra te ndryshuar," ka thene deshmitari ne nje interviste ne muajin Qershor. "Ata thone se jane te frikesuar nga elemente te sherbimeve te sigurimit te Malit te Zi".
Nje person i cili eshte i pergatitur te pranoje se ai ka deshmuar perpara Scelsi eshte Vuksan Simonoviq, nje anetar i Partise Socialiste Popullore te opozites Malazeze dhe ish drejtues i komisionit parlamentar Malazez i cili ka hetuar mbi kontrabanden e cigareve.
Ai ka thene per IWPR se ai ka deshmuar ne Bari Gushtin e kaluar.
Simonoviq eshte nje figure e rendesishme per hetuesit e Barit sepse si drejtues i komisionit ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne pergatitjen e nje raporti serioz mbi kontrabanden e cigareve ne Malin e Zi i cili eshte botuar ne Qershor te vitit 2002. Ne kete pozicion, ai ka pasur mundesi te shikoje mbi 2,000 dokumenta te cilat komisioni ka studjuar gjate veprimtarise se tij 11 mujore.
"Une i kam dorezuar te gjitha dokumentat qe kisha dhe jam i impresionuar nga fakti qe hetuesit Italiane i kane pare provat tona me shume kujdes, ndersa autoritete lokale nuk kane bere asgje ne kete drejtim," ka thene ai per IWPR.
I krijuar per te hetuar akuzat e ngritura nga gazeta Kroate Nacional ku akuzohej Mali i Zi per bashkepunim ne kontrabanden e cigareve, komisioni ka pergatitur nje raport prej 35 faqesh ne te cilin ngriheshin akuza serioze ndaj Gjukanoviq dhe kerkohej nisja e nje hetimi te plote per kete ceshtje.
Autoritetet ne Malin e Zi nuk kane ndermarre asnje veprim pas publikimit te raportit, dhe e kane quajtur ate si nje raport sharjesh te cilat nuk qendrojne te frymezuar nga opozita.
BE PERBALLE SHOQERIVE SHUMEKOMBESHE
Ne nje tjeter zhvillim, Zyra Europiane Anti Mashtrim e BE, e njohur me shkurtimin e emrit te saj nga gjuha Frenge, OLAF, po kryen hetimin e saj ne lidhjet ndermjet qeverise Malazeze, kontrabandes se cigareve dhe kompanive shumekombeshe te prodhimit te cigareve. Pasoje e ketij hetimi eshte nje padi ligjore e ngritur nga BE ndaj firmave Amerikane RJ Reynolds dhe Philip Morris si edhe Japan Tobacco Company, per humbje te te ardhurave nga taksat per shkak te tregtise se paligjeshme nepermjet disa vendeve, perfshire edhe Malin e Zi. Keto tre firma kane kundershtuar akuzat si "absurde" dhe nuk kane pranuar te kene pergjegjesi per ndonje veprim te paligjshem.
Ne Shkurt te vitit 2002, kjo padi eshte hedhur poshte nga nje gjykate Amerikane, e cila vendosur se mbledhja e te ardhurave te humbura jashte vendit nuk ishte ne juridiksionin e saj.
Komisioni Europian, ka kembengulur dhe se bashku me dhjete shtete anetare ka ngritur nje tjeter padi ndaj RJ Reynolds. Kete rradhe, kompania eshte akuzuar jo me per kontrabande, por per shitje cigaresh ne nje menyre e cila lehteson pastrimin e parave te pista nga aktivitete kriminale. Perseri, Mali i Zi eshte permendur ne padi. RJ Reynolds ka kundershtuar perseri keto akuza, dhe ka shprehur shpresen se ato do te hidheshin poshte nga gjykata.
Ndersa OLAF nuk ka vendosur ne shenjester qeverine e Gjukanoviq, padia e paraqitur nga BE ne Gjykaten e Rrethit Lindor te SHBA ne New York me 30 Tetor, 2002, permbante nje kapitull te tere mbi korrupsionin e zyrtareve publik ne Malin e Zi.
"Gjate gjithe viteve Nentedhjete, shuma te medha parash u jane paguar zyrtareve publik ne Malin e Zi dhe vende te tjera per te garantuar sigurine e cigareve dhe te fondeve te paligjeshme te cilat kane kaluar ne vendet e Ballkanit," thuhet ne dokument.
Sipas Komisionit Europian, qeveria Malazeze ka kerkuar qe te gjitha ngarkesat e cigareve qe kalonin nepermjet vendit duhet te administroheshin nga Zetatrans, kompania shteterore e transportit. "Zetatrans ka perfituar afersisht 30 dollare per cdo koli me cigare qe ka kaluar transit ne Malin e Zi. Keto para jane ndare ndermjet zyrtareve te ndryshem Malazez te perfshire ne kete tregti dhe te cilet kontrollonin licensimin e levizjes se cigareve nga Mali i Zi," thuhet ne dokumentin e paraqitur nga KE ne gjykate.
Pervec Zetatrans, hetuesit e BE kane identifikuar edhe nje tjeter kompani te kontrolluar nga autoritetet Italiane dhe Malazeze. "Nje kompani e quajtur Montenegrin Tabak Transit [MTT] eshte krijuar nga disa anetare te krimit te organizuar ne bashkepunim me zyrtare te qeverise Malazeze. Kompania zyrtarisht eshte ngritur nga Agjensia Malazeze per Investimet e Huaja dhe ka vepruar nen mbrojtjen speciale te Milo Gjukanoviq," thuhet ne dokument.
IWPR nuk ka mundur te kontaktoje zyrtare te MTT per te siguruar ndonje koment - te gjitha numerat e telefonit qe na jane dhene ose kane qene te pasakte ose nuk pergjigjeshin.
IWPR ka siguruar nje document te ministrise se brendeshme te Malit te Zi, i cili eshte pare nga komisioni parlamentar Malazez i cili ka hetuar mbi kontrabanden e cigareve, ku tregohet se MTT eshte financuar nga sherbimet e sigurimit te shtetit.
Raporti i parlamentit te Malit te Zi mbi kontrabanden e cigareve shenon edhe faktin se kryetari i sherbimit Ranko Kaludjeroviq ka deklaruar gjate hetimeve se ai ka marre pjese ne nje takim per krijimin e MTT. Ai ka thene se ai eshte porositur qe marreveshjet tregtare do te kryheshin nga dy drejtues te kompanise dhe se "Une nuk duhet te perzihesha".
Ai ka permendur njerin prej drejtuesve si drejtorin e MTT Veselin Baroviq, i cili figuron nder 15 personat e akuzuar ne dokumentin me te fundit te paraqitur nga prokuroret ne Napoli. Baroviq ka mohur cdo akuze.
IWPR ka siguruar gjithashtu edhe nje dokument i cili eshte pare nga komisioni parlamentar i Malit te Zi, i cili tregon se ndermjet Majit dhe Korrikut te vitit 1996, sherbimi i sigurimit te shtetit ka marre disa pagesa nga MTT ne shumat prej 636,110 Marka Gjermane.
IWPR ka kontaktuar ministrine e brendeshme ne lidhje me keto prova por ata kane thene se askush nga sherbimet e sigurimit te shtetit te Malit te Zi nuk mund te komentonte mbi keto.
Hetimet te cilat kane filluar tani ne Itali mund te shpejtohen me ndihmen e informacioneve nga ekipi anti mashtrim i BE-se. Nje zyrtar i OLAF ne Bruksel ka konfirmuar per IWPR se organizmi kishte bashkepunuar me prokuroret ne Bari. Me 30 Prill, hetuesit e OLAF kane dhene deshmi ne nje séance te hapur ne nje gjyq ndaj kontrabandisteve Italiane te cilet kane vepruar nga bazat e tyre ne Malin e Zi. Zyrtari nuk ka dashur te jape hollesi per deshmine apo informacione te tjera te cilat mund tu jene kaluar hetuesve Italiane.
PERGJIGJA MALAZEZE
Presidenti Gjukanoviq ka hedhur poshte vazhdimisht akuze per lidhje me krimin e organizaur. Ai ka thene se e gjithe kjo eshte pjese e nje komploti per rrezimin e tij.
Megjithate, prokuroret Italiane i kane perseritur se fundi IWPR-se se ata mendojne qe Gjukanoviq eshte nje nder figurat kryesore ne kontrabanden e cigareve.
Duke iu pergjigjur njoftimeve ne gazetat lokale ne lidhje me ceshtjen e Napolit, Gjukanoviq ka thene me 9 Korrik se akuzat ishin thjesht nje "truk i ndyre politik" i cili kerkonte te "kriminalizonte Malin e Zi, qeverine e tij dhe mua personalisht". Ai ka shtuar se te vetmet levizje te cigareve kane qene ne formen e tranzitit te ligjshem neper Malin e Zi.
Miodrag Vukoviq, nje zyrtar i larte i Partise Demokratike te Socialisteve te Gjukanoviq, ka thene me pare se cigaret kane kaluar vertete neper Malin e Zi - por se kjo nuk perben kontrabande. "Shteti ka marre taksa nga kalimi tranzit i cigareve. Parate kane shkuar ne buxhetin e shtetit dhe jane perdorur per shpenzime sociale," ka thene Vukoviq, duke shtuar se keto te ardhura ishin te nevojeshme ne menyre qe vendi te mund te mbijetonte. "Ne kemi qene te detyruar ta bejme nje gje te tille".
Qendrimi i Gjukanoviq ne postin e kryeministrit perfundon ne vitin 2006. Nebojsa Vuciniq, professor i se drejtes nderkombetare ne universitetin e Podgorices, ka thene per IWPR se sipas mendimit te tij ndaj ish presidentit mund te ngrihen me pas padi penale.
Ky investigim eshte pergatitur nga ekipi i IWPR-se ne Ballkan ne bashkepunim me Koordinatorin Investigativ Hugh Griffiths dhe Gordana Igriq, Drejtuesen e Projektit te IWPR per Ballkanin.