Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Aksident apo Atentat - Nje Terren i Pasur Per Teoricienet e Komplotit

Vuk Draskovic eshte i bindur se shpetimi i mrekullueshem te Djelen nga nje aksident automobilistik ku u vrane kater nga koleget e tij ka qene nje perpjekje per ta vrare. Gjithnje e me shume po shtohen spekullimet se kjo ngjarje mund ta hedhe ate ne krahet
By IWPR Balkans

Te Djelen nje nga figurat me te njohura te politikes Serbe Vuk Draskovic shpetoi per mrekulli nga vdekja gjate nje aksidenti automobilistik ne te cilin u vrane kater kolege te tij. A ishte nje perpjekje per ta vrare ate?


Vete Draskovic thote po, dhe nese provat shtohen, sfida e opozites ndaj rregjimit Serb do te forcohet edhe me shume.


Nuk ka asnje dyshim qe opozita do te akuzoje forcat qe punojne per Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic se jane perpjekur te vrasin Draskovic, i cili pavaresisht nga mbeshtetja e tij ne te kaluaren per regjimin, vazhdon te mbetet kundershtari potencial me me influence i tij.


Ne rast se partia e Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO) e Draskovic rreshtohet perkrah Aleances per Ndryshim (SZP), fushata kombetare anti rregjimit e kesaj te fundit do te mund te perforcohej dy fish.


Draskovic ishte i vetmi person qe shpetoi nga grupi prej 5 vetesh qe udhetonin ne dy makina te ndryshme, te cilat u goditen nga nje kamion prane Lazarevac, rreth 60 kilometra ne jug te qendres se Beogradit. Sipas Draskovic, kamioni udhetonte ne drejtim te kundert dhe menjehere kaloi ne krahun e kundert te rruges.


Draskovic deklaroi per rrjetin televiziv Studio B, te kontrolluar nga partia e tij, se incidenti ishte "nje perpjekje e dukeshme per te me vrare mua dhe vetem fale zotit une isha i vetmi qe shpetova".


Kamioni goditi BMW e Draskovicit, duke lene te vrare pasagjerin e tij, kunatin Veselin Boskovic, drejtr i komisionit te planit te qytetit te Beogradit. Kamioni gjithashtu goditi edhe makinen e dyte, nje Audi, ku udhetonin Zvonko Osmaljic, drejtor i sigurimit te Draskovic, dhe bashkepunetoret e tij Dragan "Vucko" Vusurevic dhe Vusur "Gaga" Rakocevic. Qe te tre mbeten te vdekur ne vend.


"Per nje moment, fare pa pritur, dhe pa asnje aresye, pa ndonje perpjekje te dikujt per te parakaluar dike tjeter, vetem pese metra perpara se te na kalonte prane, kamioni hyri ne korsine tone. Qe ne momentin e pare e kuptova qe ai deshironte te me vriste," tha Draskovic. "Makina jone doli nga rruga dhe makina ku udhetonin Vucko, Zvonko dhe Gaga i hyri poshte kamionit."


Avokati i SPO Borivoje Borovic vizitoi vendin e ngjarjes dhe tha se shume fakte tregonin se ai nuk kishte qene nje aksident i zakonshem automobilistik. Nuk kishin mbetur gjurmet e rrotave ne rruge, gje qe tregon se shoferi as qe nuk ishte perpjekur te frenoje, ka thene ai.


"Megjithese ne e dime numrin e targes se kamionit dhe numrin e shasise, policia nuk thote se kush eshte shoferi i kamionit," tha ai per Raportin e Krizes se Ballkanit te Marten. "Policia nuk ka publikuar ndonje deklarate zyrtare megjithese kane kaluar tre dite, shoferi eshte "zhdukur", dhe policia akoma nuk ka pergatitur nje raport zyrtar per aksidentin per hetuesin, megjithese sipas ligjit ajo duhet ta paraqese ate brenda 24 oreve."


Borovic ka cituar disa njoftime se shoferi i kamjonit, me targe BG994704, ishte pare ne nje restorant duke folur me dike me nje telefon celular vetem pak minuta perpara perplasjes.


"Njerez nga fshati Petka aty prane kane thene se ata kane pare disa kamione dhe nje makine Wolksvagen Golf te kuqe te parkuar prane vendit te aksidentit," shtoi ai, "ne te cilen ata kane pare tre apo kater burra, duke ndenjur dhe pritur. Sipas disa tregimeve shoferi i kamionit misterioz u largua me makinen e tyre."


Historia eshte e mbushur plot me fakte te cuditeshme. Ne te njejten rruge ku Draskovic pothuajse humbi jeten, vetem djete kilometra me poshte, udheheqesi Komunist Josip Broz Tito "organizoi" nje "aksident" te ngjashem me makine ne vitin 1964 ne te cilin mbeti i vrare udheheqesi i larte i partise Slobodan Penezic. Vdekja e Penezic i hapi rrugen Titos per te pakesuar pushtetin e shefit te policise sekrete Aleksandar Rankovic ne nje kongres te rendesishem partie.


E gjithe kjo le shume vend per hamendje per teoricienet e komplotit. Ne se behet fjale per nje vrasje, aresyeja eshte e qarte. Draskovic eshte SPO. Shume njerez ndjekin vetem ate, dhe me humbjen e tij Levizja do te pushonte se ekzistuari.


Vetem pak perpara aksidentit, zevendesi i Boskovic ne komisionin e planit te qytetit mendohet se eshte rrembyer. Vladimir Nikolic, i cili gjithashtu eshte nje anetar i SPO, telefonoi ne shtepi dhe i tha familjes se "ai ishte larguar me disa pune". Kjo u konsiderua si nje aludim i koduar per filmin e regjisorit Boshnjak Emir kusturica, "Babai im eshte larg me pune", ne te cilin nje baba merret nga policia sekrete.


Ndermjet shume zerave qe rrethojne kete incident, u tha se Miloshevic planifikonte te njoftonte nje skandal ne Komisionin e Planifikimit ne nje perpjekje per te diskredituar Draskovicin ne rast se ai largohet publikisht nga Miloshevici.


Vrasjet politike nuk jane te pazakonta ne Serbi, por si rregull jane te veshtira per tu provuar. Policia thjesht njofton se "kerkimi i fajtoreve vazhdon," dhe dosjet lihen ne harrese.


Dy prej kolegeve me te afert te Draskovicit jane vrare ne rrethana te cuditeshme. Branislav "Beli" Matic, nje financues i hershem i SPO, u vra me 1991 prane shtepise se tij. Vrasesit nuk u gjeten kurre. Ne menyre te ngjashme, Djordje "Giska" Bozovic, ish roja i tmerrshem i Draskovicit, vdiq ne rrethana te paqarta ndersa luftonte perkrah forcave Serbe ne Kroaci - sipas disa pjestareve te familjes se tij, i vrare nga dikush ne krah te tij.


Slavko Curuvija, pronar dhe redaktor i se perditeshmes Dnevni Telegraph u vra vetem disa dite pasi ishte etiketuar si tradhetar nga media shteterore. Marredheniet ndermjet Curuvija dhe Draskovic kane qene dikur shume te keqija, por vetem pak kohe perpara vdekjes se tij ishin permiresuar ndjeshem.


Edhe aleate te Miloshevicit jane gjendur nen sulmet e njerezve te panjohur. Gjenerali i policise Radovan "Badza" Stojicic, zevendes ministri i brendeshem i atehershem i Serbise, u vra ne nje restorant ne qender te Beogradit me 11 Prill 1997. Vrasesit kane vene nen shenjester edhe Zoran "Kunak" Todorovic, nje nga ata pak njerez te udheheqjes politike Serbe i cili i fliste ne menyre shume miqesore dhe jo formale Miloshevicit dhe vrasja e te cilit ishte nje cudi per shume njerez. E shoqja e Miloshevicit Mira Markovic, e cila ishte ne Indi ne ate kohe, i dergoi familjes se tij ngushellimet e saj me ane te nje telegrami. Asnje vrases i tij nuk eshte identifikuar.


Edhe perpara aksidentit te se Djeles, ka pasur shume spekullime se bashkepunimi i heshtur ne mes Draskovic dhe Miloshevic ishte nderprere dhe se Draskovic do te bashkonte partine e tij me organizuesit e protestave. Megjithate Draskovic nuk e kishte mbeshtetur protestat e SZP, duke deklaruar se ato mund te cojne ne nje lufte civile.


Nje organizate partie e SPO ne qytetin e Serbise Bor tashme eshte bashkuar me demonstratat e organizuara nga SZP. Vendimi i Studio B te kontrolluar nga Draskovic per te ndjekur nga afer protestat ne hollesi po konsiderohet gjithashtu si nje prove qe SPO po i afrohet gjithnje e me teper SZP. SPO dhe SZP kane rene dakort gjithashtu per nje marreveshje paraprake per kushtet minimale per pjesemarrjen ne zgjedhjet e ardheshme, dhe per takimet e tjera.


Protestat tashme jane shenuar nga dhuna e policise dhe rregjimi, i cili i quan dhjetra mijerat e demonstruesve si tradhetare te lidhur me NATO-n, dhe mercenare te huaj dhe udheheqesit e tyre si te devijuar seksualisht.


Nje udheheqes i SZP, Zoran Djindjic, ka paralajmeruar se Miloshevic dhe ekstremiste nga partia e gruas se tij e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL) mund te organizojne nje sulm te rreme ndaj policise per te justifikuar nje nderhyrje brutale dhe shpalljen e gjendjes se jashtezakoneshme.


Milenko Vasovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR nga Beogradi.