Afrimi

Nga Artan Puto

Afrimi

Nga Artan Puto

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

I pari qe erdhi ne kryeqytetin Shqiptar ishte Adem Demaci, perfaqesuesi politik i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Pas tij erdhen Rexhep Qosja, kryetari i Lidhjes se Bashkuar Demokratike, i pasuar nga nje delegacion i gjere nga parlamenti i Kosoves. Idriz Ajeti, kryetari i delegacionit parlamentar, u takua me zyrtare te larte te qeverise Shqiptare. Fehmi Agani, zevendes kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), Mark Krasniqi, kryetar i Partise Demokristiane, Gjergj Deda, kryetar i Partise Liberale, dhe Kacusha Jashari, perfaqesuese e njerit krah te Partise Social Demokrate, ishin pjestare te ketij delegacioni.

Gjithashtu, ne Tirane u prit edhe Veton Surroi, nje intelektual dhe publicist i njohur dhe kryeredaktor i gazetes Koha Ditore, i cili pati takime te vecanta me Presidentin Shqiptar, Rexhep Mejdani, Kryeministrin Pandeli Majko, Ministrin e Jashtem Paskal Milo, dhe udheheqesin e opozites Sali Berisha.

Delegacioni parlamentar i Kosoves pati nje takim te vecante edhe me Kryetarin e Kuvendit Popullor te Shqiperise, Skender Gjinushi, per te diskutuar mundesine e perfshirjes te te gjitha forcave dhe perfaqesuesve Shqiptare ne nje platforme te perbashket. Delegacioni theksoi rendesine e krijimit te nje grupi negociator ose nje qeverie te cilat do te kishin mandatin e te gjithe popullsise Shqiptare te Kosoves. Sipas kryeparlamentarit Gjinushi, duhen pritur takimet e parashikuara ne Vjene per te diskutuar rreth krizes, ku jane ftuar faktoret politk kryesor te Kosoves, dhe pas kesaj te mbahet nje takim perfundimtar ne Tirane per te konkluduar per nje qeveri qe mund te marre mandatin e perfaqesimit te popullit te Kosoves. Ai gjithashtu theksoi se kjo administrate duhet te krijohet nga bashkimi i kater grupeve kryesore : partite pjesemarrese ne Parlamentin e Kosoves (perfaqsuar nga Ibrahim Rugova), UCK-ja, partite e grupuara me Qosen, dhe Unioni Studentor.

Pervec takimeve me autoritetet Shqiptare, delegacioni Kosovar pati takime edhe me Daan Everts, ambasadori i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) ne Tirane. Everts, nga takimet qe ka pasur ka kuptuar se grupi negociator me Beogradin do te perbehet nga te gjitha fraksionet politike te Shqiptareve ne Kosove, perfshire UCK. Ai theksoi se dalja me nje platforme te perbashket eshte teper urgjente dhe se Tiran zyrtare, Grupi i Kontaktit, dhe OSBE-ja mund te kontribuojne qe faktori politik shqiptar ne Kosove te unifikohet sa me pare.

Keto komente nuk kane kaluar pa u vene re nga delegacioni Kosovar. Fehmi Agani, anetar i delegacionit parlamentar dhe krye negociatori i grupit te tanishem te negociatoreve te shqiptareve te Kosoves, theksoi se « e gezon fakti qe ne Shqiperi ekziston nje mendim i unifikuar me qendrimin e shqiptareve ne Kosove dhe qe ky qendrim eshte me baze njohjen e te drejtes per vet vendosje te shqiptareve ». Ne perpjekje per te krijuar nje grup te ri negociator per te filluar bisedimet me Beogradin, ai e pranoi mundesine e zhvillimit te nje tavoline te rrumbullaket ne Tirane. Por edhe ai theksoi rendesine e renies dakort ne linja te pergjitheshme per nje organizem negociator. « Eshte e rendesishme qe nje grup negociator politik te percaktohet per te shkuar ne Viene, Frankfurt, apo kudo tjeter qe mund te mbahet takimi, ne kete menyre ne do te shkojme te bashkuar per te negociuar me Europen rreth statusit te ardhshem te Kosoves. Ne se ne nuk arrijme te bashkohemi perpara ketij takimi, atehere kjo do te jete nje deshtim ose gjysem deshtim. Takimet ne Prishtine, Tirane apo Europe nuk e perjashtojne njeri tjetrin, perkundrazi e plotesojne, » u shpreh ai.

Duke komentuar mungesen e Rugoves ne Tirane, Agani insistoi se presidenti i Kosoves nuk ka qene kundra fteses per te vizituar Tiranen por thjesht ka pasur detyrime « shume te rendesishme » ne te njejten kohe ne Kosove. Ai tha se Rugova kishte ne plan te vizitonte Tiranen me 25 Janar, por pas vrasjeve ne Racak axhenda kishte ndryshuar dhe ai kishte shtyre edhe viziten ne Tirane. Por megjithate, ai theksoi se Rugova do te vije te takohet me udheheqesit politike ne Tirane.

Nga ana e saj, media e Tiranes ka shprehur habine e saj per mungesen e Rugoves, dhe ne disa raste e ka akuzuar direkt ate si nje pengese ne krijimin e platformes se unifikuar gjith-Shqiptare. Ne nje editorial te saj, e perditshmja Shekulli ka komentuar me tona te ashpra se « pretendimet e tejkaluara per respektimin e statusit te tij juridik, inatet personale me nje pjese te kundeshtareve te tij ne terren dhe ne Prishtine, merite e vogla dhe meskine ndaj udheheqesve te Tiranes, dhe sidomos deshira per te ruajtur edhe nje her skeptrin e protagonistit te nje krize qe tani nuk luhet vetem ne ambjentin politik prishtinas e aq me pak ne zyren etij, kane percaktuar nje pozicion te frenuar e negativ te Rugoves ».

Pavaresisht nga shpjegimet e Rugoves, konkluzioni i pergjithshem eshte se duke ndermarre keto hapa ai po e perjashton veten e tij nga politika e re qe po lind nga kriza, dhe se ylli i tij si nje lider pacifist tashme po shuhet. Pati nga ata qe e quajten mungesen e tij ne Tirane si nje luks. Sabri Godo, kryetar i komisionit te politikes se jashtme ne parlamentin Shqiptar, thote se « ne dy-tre vitet e fundit ka patur nje qendrim te ftohte te Rugoves ndaj Tiranes. Kujtoj se ne 1993-94 ai vinte gati cdo dy muaj, por me pas vizitat e tij u rraluan deri sa u ben nje eveniment i rralle ». Neritan Ceka, udheheqesi i Partise Aleanca Demokratike thote me ironi se Rugova vizitonte Tiranen ne nje kohe kur ajo nuk mund te luante ndonje rol. « Tani qe Tirana eshte bere promotor i bisedimeve mbareshqiptare, ai nuk vjen. Nuk mund ta kuptoj kete sjellje » vazhdon Ceka.

Opinioni i brendshem ne Shqiperi tashme eshte i ndergjegjshem qe Tirana ka filluar te ndryshoje orientimin e saj ndaj ceshtjes Kosovare. Sapo vendet Europiane filluan te perfshihen me diplomacine e tyre ne kete krize, duket se Tirana ka vendosur te luaje edhe ajo rolin e saj me Shqiptaret ne Kosove. Megjithate, shume njerz besojne se autoritetet shqiptare nuk do ta kishin marre persiper kete rol pa marre miratimin dhe bekimin e komunitetit nderkombetar. Aq e vertete eshte kjo sa qe edhe takimet midis Kryeministrit Majko dhe udheheqesit te opozites Berisha, dhe periudhen e detantes qe vijoi, shume analiste e shpjegojne me krizen ne Kosove dhe me presionin qe Perendimi ka ushtruar mbi Tiranen qe ajo ti lere menjane grindjet e brendeshme dhe t`i perkushtohet me teper ceshtjes se Kosoves.

Artan Puto eshte konsulent projekti i Press Now per Shqiperine.

Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists