Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

TRENI I FUNDIT PER NE EUROPE

Votuesit duhet te vendosin ne zgjedhjet e kesaj jave nese ata deshirojne qe vendi i tyre te shkoje drejt Europes apo te mbetet nje territor i prapambetur i Ballkanit.
By IWPR

Renia e vazhdueshme e mbeshtetjes per nacionalizmin dhe shqetesimi ne rritje per ceshtjet baze te ekonomise ka mundesi te reflektohen ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te pergjitheshme me 5 Tetor.


Analistet ne Sarajevo mendojne se keto zgjedhje mund te percaktojne nese Bosnje Herzegovina, BiH, do te arrije te kape "trenin e fundit" per t'u integruar ne Europe.


Keto zgjedhje mbahen ne nje kohe kur mbeshtetja financiare dhe politike e Perendimit jo vetem qe po pakesohet por edhe po behet gjithnje e me teper e nderlidhur me zbatimin e sukseseshem te reformave ekonomike dhe sociale, te cilat shume prej politikaneve nacionaliste nuk kane dashur ti zbatojne.


Fushata elektorale deri me tani nuk ka pasur asnje shfaqje dhune te cilat jane pare ne zgjedhjet e mepareshme kur pakicat etnike dhe refugjatet e kthyer ne shtepite e tyre jane sulmuar shpesh per te shkaktuar tensione nderetnike.


Qe pas perfundimit te luftes ne Ballkan, kjo eshte e para here qe Boshnjaket po organizojne vete zgjedhjet ne vend. Kater zgjedhjet e mepareshme qe prej vitit 1996 jane mbikqyrur nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE. Gjithashtu, zgjedhjet e mepareshme kane qene per nje mandat dy vjecar, ndersa keto te tanishmet do te kene nje mandat kater vjecar.


Zgjedhjet do te zhvillohen per te gjitha nivelet e qeverise ne BiH, dhe 2.3 milion votues ne vend do te zgjedhin autoritetet e reja ne nivel te entitetit dhe ate shteteror.


Sipas shifrave te OSBE-se, tre partite kryesore nacionaliste kane humbur ndermjet 20 dhe 10 perqind te votave te tyre ne secilen prej kater zgjedhjeve te mepareshme. Analistet presin qe kjo tendence te vazhdoje megjithese nacionalistet do te vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem ne qeverisjen e vendit.


Kjo tendence, se bashku me ndryshimet kushtetuese te koheve te fundit, tregojne se asnjera prej partive nuk do te jete ne gjendje te krijoje nje qeveri te sajen.


Mundesia me e madhe per pasjen e nje shumice absolute nga nje parti eshte ne zgjedhjet per parlamentin e Republika Srpska, RS, ku Partia nacionaliste Demokratike Serbe, SDS, parashikohet te fitoje deri ne 50 perqind te votave.


Ne shumicen e rasteve, administratat ne BiH do te krijohen ne baze koalicionesh, shpesh ndermjet partive jo shume te aferta me njera tjetren.


Nga partite me shumice Boshnjake (Muslimane Boshnjake), duket se Partia per Bosnje Herzegovinen, SZbiH, do te luaje nje rol te madh. Ne pergjithesi, ajo do te jete ne vendin e trete pas Partise per Veprim Demokratik, SDA, te nacionalisteve Boshnjak, dhe te moderuarve te Partise Social Demokrate, SDP. Por SZBiH mund te jete ajo qe do te percaktoje nese SDA apo SDP do te marrin ne dore pushtetin.


Ne te kaluaren, SZBiH ka krijuar koalicione me te dyja keto parti por i ka prishur ato ne fund te mandatit te tyre. Nje tjeter mundesi eshte nje koalicion ndermjet SDA dhe partise nacionaliste Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ. Por nje lidhje e tille ndermjet dy partive nacionaliste mundet te shkaktoje probleme.


Ne garen per parlamentin shteteror, nje koalicion me i gjere i perbere nga parti nga RS mund te behet i domosdoshem.


Nje rezultat i cili duket i qarte eshte ai i gares per presidencen tre anetareshe te Bosnjes. Anketimet tregojne se perfaqesuesit Boshnjak, Kroat dhe Serbe do te jene respektivisht Haris Silajxhiq i SZBiH, Dragan Coviq i HDZ dhe Mirko Saroviq i SDS.


Te gjitha anketimet me te fundit tregojne se keta tre kandidate gezojne nje popullaritet te madh ne rradhet e komuniteteve te tyre etnike. Kriteri kryesor per zgjedhesit kur votojne per presidencen eshte aftesia e kandidateve per te mbrojtur interesat kombetare te popullit te tij.


Megjithese kandidatet per presidencen kane kredenciale nacionaliste, ata perfaqesojne nje fryme te re ne politike, e cila kombinon besnikerine nacinaliste me nje shqetesim per ceshtjet ekonomike. Gjate dy vjeteve te fundit, autoriteti i presidences eshte pakesuar, sepse pjesa me e madhe e vendimeve i eshte kaluar qeverive shteterore dhe atyre te entiteteve te vecanta.


Ne RS, partite konservatore nacionaliste ende kane nje avantazh te madh ndaj te moderuarve. Anketimet tregojne se do te jete praktikisht e pamundur krijimi i nje qeverie ne RS pa pjesemarrjen e SDS. Sa me teper afrohen zgjedhjet aq me teper shtohet popullariteti i kesaj partie dhe nese kjo tendence vazhdon atehere ajo mund te fitoje edhe mbi 50 perqind te vendeve ne parlamentin e entitetit.


Teorikisht kjo do ti lejonte SDS te krijonte nje qeveri te sajen. Por ndryshimet kushtetuese te miratuara ne muajin Mars e bejne te pamundur drejtimin nga vetem nje grup etnik. Sipas rregullave te reja te miratuara per perfaqesimin proporcional, te cilat kane fuqi ne te gjithe Bosnjen, RS do te detyrohet te kete dy zevendes kryeministra te cilet do te perfaqesojne secilin prej dy komuniteteve.


Anketimet e deri tanishme tregojne se kandidatet e SDP Mirsad Dzapo dhe Ivan Tomljenoviq kane mundesine me te madhe per tu bere zevendes kryeministra te RS duke perfaqesuar keshtu respektivisht komunitetet Boshnjake dhe Kroate. Persa i perket perberjes se qeverise se re te RS, ndryshimet kushtetuese parashikojne ne menyre eksplicite se te pakten 35 perqind e anetareve te saj duhet te jene nga komunitetet jo Serbe.


Te gjithe keta faktore tregojne se fryma politike e moderuar do te vazhdoje ne Bosnje megjithese zbatimi i rezultateve te zgjedhjeve dhe krijimi i koalicioneve dhe aleancave mund te jete nje proces i ngadalte dhe i komplikuar.


Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes se Sarajevos, Slobodna Bosna. Zvonimir Jukiq eshte nje gazetar i se perditeshmes Nezavisne Novine dhe agjensise se lajmeve ONASA ne Mostar. Sanja Lejiq eshte gazetare e Nezavisne Novine ne Banja Luka.