Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SERBI: ZGJATET AFATI I EKSTRADIMEVE

Duket se Uashingtoni i ka dhene me teper kohe Serbise per te ekstraduar te dyshuar si kriminele lufte.
By IWPR

Ditet e ardheshme mund te jene ditet me dramatike ne Serbi qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviqit, ndersa beteja per ekstradimin ose jo te dyshuarve per krime lufte do te arrije piken me te larte.


Nese te dyshuarit nuk transferohen, ndihma financiare dhe politike Amerikane per Beogradin do te nderpritet dhe vendi do te gjendet perseri i izoluar.


Afati i vendosur nga SHBA per ekstradimet ka skaduar te Henen, por sekretari Amerikan i shtetit Colin Powell e ka shtyre vendimin e tij perfundimtar per kete ceshtje deri ne sesionin e ardheshem te kongresit.


Duke bere kete gje, ai i ka dhene udheheqjes se Beogradit edhe disa dite te tjera kohe per te mbajtur premtimet.


Disa ne rradhet e qeverise Serbe te koalicionit, Opozita Demokratike e Serbise, DOS, po mendojne se ekstradimet mund te ndodhin te Henen, me 8 Prill.


Ndersa kuptohet mire se Amerikanet kerkojne transferimin e 21 te dyshuarve per krime lufte per ne gjykate ne shkembim te ndihmes financiare dhe vazhdimin e mbeshtetjes politike, burime te DOS, mendojne se ata mund te kenaqin Washingtonin edhe nese ata permbushin pjeserisht dy kerkesat kryesore.


Se pari, ekstradimin e nje grupi "prioritar": ish komandantin e ushtrise se Republika Srpska, Gjeneralin Ratko Mlladiq; tre bashkepunetoret e ngushte te Millosheviqit, Nikola Sainoviq, Vlajko Stojoljkoviq, dhe Gjeneralin Drgoljub Ojdaniq; dhe ish shefat e Ushtrise Jugosllave te akuzuar per krime lufte ne Vukovar ne vitin 1991, Kolonel Veselin Sljivancanin, Gjeneralin Mile Mrksiq dhe Kapiteni Miroslav Radiq.


Se dyti, te lejoje hetuesit e Hages akses te plote dhe te pakontrolluar mbi te gjitha arkivat dhe dokumentat Jugosllave.


Megjtihate, tre dite perpara ekstradimit te shpresuar nga autoritetet Serbe, gjerat nukk duket te jene aq mire.


Politikanet jane shume te ndare mbi kete ceshtje. Gjingjiq mbeshtet ekstradimet ne shkembim te ndihmes financiare, ndersa rivali i tij presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica vazhdon te mbaje nje qendrim anti Hages.


Koshtunica thote se ai nuk eshte kunder bashkepunimit me Hagen, megjithese ai i ka thene Radio Televizionit te Serbise, RTS, te Enjten e kaluar se gjykata " i sjell zorret e stomakut ne goje".


Ai insiston se legjislacioni federal per bashkepunimin me Hagen duhet te miratohet perpara se te ekstradohen te akuzuarit.


Por nje ligj i tille i cili do te lejonte kete gje eshte penguar dhe hedhur poshte vazhdimisht nga parlamenti Jugosllav prej nje viti dhe miratimi i tij ka deshtuar dy here ne Qershorin e kaluar dhe ne Mars te ketij viti.


Nese ky ligj nuk miratohet, Gjingjiq mund te duhet te detyrohet te leshoje nje dekret te diksutueshem per bashkepunimin me gjykaten te cilin qeveria e ka miratuar nje here per te derguar Millosheviqin ne Hage.


Meqenese Koshtunica kundershton idene e ekstradimeve pa nje ligj, Gjingjiq ka frike se ai do te quhet si "tradhetar" nga elemente Brenda shoqerise Serbe, nese ai vazhdon me opsionin e fundit.


Ajo qe e ben edhe me te pavendosur Gjingjiq per te vepruar ne menyre te njeaneshme eshte fakti qe zgjedhjet federale po afrohen dhe fushata praktikisht ka filluar.


"Une kam qene nje spiun dhe dhe tradhetar per dhjete vjet," i ka thene Gjingjiq Radio B92 me 3 Prill, duke iu referuar akuzave qe Millosheviq ka ngritur kunder tij. "Tani une jam nje tradhetar perseri sepse une po perpiqem te beje dicka per kete popull".


Nje jave me pare ai i ka thene televizionit Serb se "presidenti Jugosllav ka zhvilluar nje fushate aktive kunder ketyre ekstradimeve prej nje viti e gjysem, tani mendon se qeveria republikane do te beje punen e piset dhe se ai dhe partia e tij do te fitojne pike patriotike ne kurriz te te tjereve.


Disa analiste ne Beograd mendojne se Gjingjiq ka te drejte kur thote se Koshtunica nuk eshte edhe aq kunder Hages se sa kunder idese per te marre persiper pergjegjesite, sepse kjo do te demtonte imazhin e tij si nje patriot ne te cilin ai mbeshtetet per te ruajtur pozicionin e tij ne zgjedhjet e ardheshme.


Taktikat e Gjingjiq per ndalimin e perdorimit te dekretit te tij duket te jete nje levizje e kujdeseshme per te detyruar Koshtunicen te beje kompromis sepse nese ai nuk ben asgje ai mund te fajesohet per kolapsin financiar te vendit.


Dhe kjo taktike mund te kete sukses. Kete te Merkure, vetem disa dite pasi ka thene se ideja e gjykates e bente te ndjehej keq, Koshtunica ka thene per te perjaveshmen Reporter se ai "ne nje fare menyre, ishte mesuar me kete ide".


Dhe nje inisiative pajtuese e Dragoljub Micunoviq, kryetar i parlamentit Jugosllav, per te paraqitur nje ligj te diskutueshem per te lejuar ekstradimin ka marre mbeshtetjen e Koshtunices dhe Gjingjiq.


"Ky ligj eshte dicka e cila mund te behet Brenda dy tre diteve, ne nje procedure te pershpejtuar. Une nuk shoh asnje veshtiresi ketu", ka thene Koshtunica ne nje konference per shtyp te Enjten.


Arrestimet e bazuara ne nje legjislacion te tille do te kishin shume avantazhe: ata prane njerezve te kerkuar, Sainoviq, Stojiljkoviq, dhe Ojdaniq, kane lene te kuptohet ne median e Beogradit se ata do te jene te gatshem te dorezohen vullnetarisht ne baze te ketij ligji.


Nje avantazh tjeter eshte se ky ligj do te kete fuqi edhe ndaj ish oficereve te JNA-se te kerkuar per krime lufte ne Vukovar, meqenese dekreti i tanishem i qeverise Serbe nuk vendos ne menyre eksplicite nese arrestimet e oficereve te ushtrise jane nen juridiksionin e policise.


Nje officer i ministries se brendeshme Serbe, MUP, ka thene per IWPR-ne te Enjten se Stojiljkoviq dhe Sainoviq tashme jane vene nen arrest shtepie, ndersa policia po monitoron apartamentet e tyre ne Beograd gjate dites dhe nates ne pritje te urdherave per arrestimin e tyre.


Nese projekt ligji do te miratohej, kjo gje do te ndodhte menjehere. Nese kjo nuk ndodh, Gjingjiq do te detyrohej te vendoste nese do te vepronte vete. Duke qene i vetedijshem per risqet politike dhe percarjet e mundeshme ne gjirin e policise, ky nuk do te jete nje vendim i lehte.


Arrestimet e bazuara ne dekretin e qeverise do te agravonin me keq krizen politike ne Serbi - dhe Koshtunica, tashme me popullor sesa Gjingjiq ndermjet njerezve, do te dilte shume me pare ne anketimet e opinionit publik sesa Gjingjiq.


Nese ligji nuk miratohet, dhe Gjingjiq refuzon te ndermarre hapa ne drejtim te ekstradimit, kjo do te conte ne nje lufte gjithnje me te eger ndermjet ketyre dy njerezve - si edhe ne ndalimin pothuajse te sigurte te ndihmes politike dhe financiare Amerikane.


Rezultati do te ishte fundi i reformave ekonomike dhe politike - Serbia do te ishte ne prag te kaosit.


Ajo qe perben nje shenje te mire, per momentin, eshte se shumica e njerezve mendojne se kjo eshte rruga me pak e mundeshme.


Zheljko Cvijanoviq eshte kryereda