Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

HULUMTIM: SERBIA PO HUMBË LUFTËN KUNDËR KORRUPCIONIT NË DOGANA

Iniciativat e lansuara kundër ryshfetit nëpër kufi kanë dështuar, ndërsa ekonomia e Serbisë është në rënie.
By IWPR

Në vendkalimin kufitar me Bullgarinë, afër Dimitrovgradit, një njeri ndalon autobusin shtetëror duke shpjeguar vonesën pasagjerëve të tij. Zyrtarët e doganës serbe kërkojnë 15 euro para se të lejojnë kalimin e autobusit.


Pas grumbullimit të të hollave nga pasagjerët, shoferi kthehet pas pesë minutash me lajme të këqija. “Ata tani kërkojnë më shumë të holla. Kanë ngritur çmimin,” thotë ai.


Derisa autobusi qëndronte i parkuar, autobusët tjerë kalonin nëpër vendkalim pa vonesë. Ata janë pronarë privatë të cilët vetëm kanë paguar ryshfet tek zyrtarët, thotë Azemina, lëkura e rudhur e së cilës dëshmonte për udhëtimin prej Bullgarisë dhe vendlindjes së saj në Serbi, qytetit Nish, gjatë 20 vjetëve të fundit.


“Ata paguajnë disa qindra euro për të kaluar pa kontrollim. Por si mund të jemi në gjendje të paguajmë këtë shumë kur ne fitojmë vetëm disa euro në gjërat të cilat i shesim këtu?” thotë ajo.


RYSHFETET DOGANORE – NJË NJOLLË NË REPUTACIONIN E SERBISË


Skena në vendkalimin e Dimitrovgradit është rast tipik i korrupcionit që ka kapluar shërbimin doganor të Serbisë.


Megjithëse ky incident kishte të bënte me kërkesa për vetëm disa euro, ky fenomen i gjërë po i kushton qeverisë serbe të ardhura shumë të nevojitura.


“Korrupcioni në Serbi mbetet ndodhi e përditshme,” thotë Natasa Mrvic-Petrovic, këshilltare seniore në Institutin për Ligj Krahasues në Beograd.


Hetimet e IWPR-së zbulojnë se përpjekjet e qeverisë serbe dhe BE-së për të ndaluar këtë problem duket se kanë dështuar. Sot, shërbimi doganor duket se është përmbytur nga praktikat e korrupcionit që filluan gjatë të 90-tave nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit.


Një studim në vitin 2002 nga Qendra për Studime Liberale-Demokratike, CLDS, me bazë në Beograd, përfundojë se nga të gjitha format e korrupcionit që dëmtonin sektorin publik si gjyqësinë, policinë dhe shkollimin dhe shërbimet shëndetësore, mashtrimet ishin më të shpeshta në mes të zyrtarëve doganor.


Transparency International, një OJQ e përkushtuar në luftimin e korrupcionit, rangoj Serbinë dhe Malin e Zi në vendin e 97 nga 146 vendet e studiuara në Indeksin e Perceptimeve mbi Korrupcionin 2004, e cila reflekton qëndrimet e biznismenëve dhe analistëve të vendit, njerëzit me dhe pa shtetësi në secilin vend. Vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi dolën më të korruptuara në mes të vendeve evropiane.


“Këto rezultate duhet të brengosin qytetarët si dhe politikanët në Serbi,” drejtori i Transparency International, Nemanja Nenadic, i tha IWPR-së. “Ne jemi një nga vendet më jostabile, fakt i cili nuk jep mesazh të mirë për vendet fqinje, apo në Evrope.”


Norbert Mappes-Niediek, autori gjerman i librit Mafia Ballkanase, një studim i klaneve kriminele në Evropën jug-lindore pajtohet me këtë vlerësim. “Serbia është ndër vendet më të rrezikshme ku krimi i organizuar lulëzon,” thotë ai.


I PADUKSHËM – MEGJITHATE PENGESË PËR EKONOMINË


Për shumicën e qytetarëve të Serbisë, korruptimi i shërbimeve doganore është i padukshëm dhe pasojat e sakta në ekonomi vështirë mund të kuptohen.


Saktësisht sa të holla humb qeveria si rezultat i korruptimit të doganave është vështirë të vlerësohet. Dragan Jerinic, kryesues i shërbimit doganor, mohon akuzat e korrupcionit të thellë të zyrtarëve të tij, duke i përshkruar ato si “tregime arbitrare.” Megjithate, shefi i tij i kabinetit, Predrag Arsenijevic, pranon se 30 përqind të të ardhurave shtetërore nga doganat humben si rezultat i kontrabandës, por shton se nuk mund të thoshte se a ishte kjo rezultat i korruptimit të zyrtarëve doganor.


Vladan Begovic, ish udhëheqës i shërbimit doganor të Serbisë, thotë se të ardhurat vjetore doganore në Serbi janë rreth 500 milion euro, por vendi humb rreth 150 milion çdo vit si rezultat i korruptimit të doganave.


Çfarëdo që të jetë shifra ekzakte, të ardhurat doganore po zhduken në sasi të konsiderueshme. Nëse humbjet janë aq sa pohon Begovic – dhe Serbia do të merrte masa për të kthyer paratë – ne teori më shume mund të alokohej për shërbim social, ristrukturimin e ekonomisë apo uljen e deficitit buxhetor, i cili në vitin 2004 ishte 300 milion.


Por humbjet ne Serbi nuk mund të vlerësohen vetëm në të holla të cilat zhduken në vendkalimet kufitare. Praktikat e dobëta doganore janë duke penguar kompanitë të cilat dëshirojnë të bëjnë tregti me Serbinë, dhe për kompanitë të cilat vetëm veprojnë në rajon, pagesa e ryshfetit shton edhe një shpenzim, duke i bërë ato konkurentë më të dobët.


Të gjitha këto janë lajmë të këqija për një vend në tranzicion ku perspektiva e rritjes ekonomike varet nga joshja e investimeve të huaja.


TEKNOLOGJIA E KORRUPCIONIT – NJË PËRBINDËSH ME KOKË NJERIU


Korrupcioni në shërbimet kufitare merr forma të ndryshme. Në nivelin më të ulët përfshinë marrjen e shumave të vogla nga njerëz si Azemina, të njohur si “tregtarët me valixhe” të cilët fitojnë disa euro nga shitja e gjësendeve, si cigare, alkohol dhe kafe. Më lartë në zingjirë korruptimi aplikohet marrja e ryshfetit nga prodhuesit si eksportuesit e sheqerit të cilët kontrabanduan sheqer të huaj në Serbi gjatë vitit 2003 me qëllim të ri-eksportimit në BE, duke shfrytëzuar përparësine e marrëveshjes tregtare me Brukselin.


Një roje kufitare i tha IWPR-së se disa qindra tregarë me valixhe kalojnë kufirin çdo ditë e disa bëjnë këtë gjë disa herë në ditë.


Ai i tha IWPR-së se secili mund të japë ndojnë çokollatë, pako cigaresh dhe disa euro për ti’u shmangur doganimit, “Kur ke disa dhjetra valixhe gjatë orarit të punës, dhe ndonjë autobus, mund të fitosh mjaft para,” thotë ai.


Dragan Stajin, ish udhëheqësi i njësitit i cili luftoj korruptimin e doganave në OJQ-në anti-Milloshevic OTPOR dhe tani udhëheqës i asociacionit për kompani koriere në Beograd, thotë se i gjithë sistemi i doganave është krijuar me qëllim të shërbimit të krimit të organizuar.


Ai thotë se ka disa mundësi për kontrabandimin e gjësendeve në vend duke iu shmangur doganimit, gjë e cila varet nga policët të cilët vetëm janë të zhytur në këtë praktikë.


Nga të gjitha të mirat që hyejnë përmes doganave, thotë ai, rreth 20 përqind “futen tinëzisht në vend”, zakonisht armë dhe drogë, derisa 80 përqind hyejnë përmes deklarimeve të rrejshme. Këto përfshijnë televizorë, teknikë shtëpiake, si radio dhe video, dhe telefonë mobil.


Stajin shpjegon se praktika e importimit të gjësendeve përmes deklarimit të rrejshëm shpesh përmban shfrytëzimin e disa formularëve doganor. Në kufi, vozitësi i kamionit merr dy lloj formularësh nga doganieret për importimit e një lloj materiali. Njëri dokument është autentik dhe i ligjshëm dhe tjetri është inventar i falsifikuar për kuantitet më të vogël të gjërave se sa gjinden brenda kamionit. Pasi gjësendet nuk kontrollohen në kufi por në zyrat doganore brenda vendit, shumica e kamionëve shkarkohen në depo të fshehta para se të arrijnë në zyrë.


“Këto gjësende përfshijnë pjesën më të madhe të tregut të zi në këtë vend,” thotë Stajin, duke shtuar se nuk ka asnjë kompani importi-eksporti në Serbi e cila bënë tërë biznesin në mënyre legale. “Kështu kemi mbaruar me multibilioner në një vend kaq të varfër.”


Përderisa Stajini është i zemëruar me shkallën e korrupcionit, pronari i një kompanie të cilën asociacioni i tij e përfaqëson nuk brengoset. “Sata”, tregtar nga Cacaku në qendër të Serbisë, pranon se me vite ai kishte kaluar gjësendet e tij në dogana me vlerë më të ulët se sa duhej në realitet.


“Paratë dhe dhuratat të cilat i jap doganierëve janë më lirë se sa tatimi të cilin duhet ta paguaj,” thotë ai, duke shtuar se nuk do të kishte profit po të bënte tregti në mënyrë tjetër.


Ka pak shenja të rrezistimit ndaj korrupcionit brenda komunitetit të biznesit. Një studim i bërë dy vite më parë nga një agjensi hulumtuese për konsumator në Beograd, Arugment, zbuloj se 40 përqind të biznismenëve mendonin se korruptimi i doganierëve justifikohej nëse kjo i ndihmonte kompanisë në profit më të lartë.


SKANDALI I SHEQERIT – EVROPA E ALARMUAR NGA PROBLEMI


Në vitin 2003, një nga incidentet më të rënda të korruptimit të doganave që nga koha e Millosheviqit gati shkatërrojë marrëveshjen shumë të rëndësishmë për tregti të lirë me BE-në.


Sipas marrëveshjes së vitit 2000 me qëllim të mbështetjes së prodhuesve të sheqerit nga provinca veriore e Serbisë, Vojvodina, vendit iu lejua e drejta e eksportimit të sheqerit në BE pa paguar tarifat e zakonshme për vendet që nuk përfshihen në BE.


Industria e sheqerit do të fitonte shumë nga kjo. Ekportuesit parashihnin fitime të larta, pasi që sheqeri kushton pak të prodhohet në Serbi dhe mund të shitej me çmime të larta në BE.


Por disa eksportues të paskrupull keqpërdorën marrëveshjen duke importuar ilegalisht sheqer jashtë Serbisë, ripaketuar atë dhe eksportuar si sheqer i Serbisë për në BE. Një burim nga Komisioni Evropian deklaroj se “Vërtetësia e origjinës ishte falsifikuar dhe sheqeri ishte eksportuar në BE pa deklarimin e origjinës së vërtetë.”


Kur BE-ja zbuluan këtë mashtim, marrëveshja u suspendua në maj të vitit 2003 dhe rreth 100,000 prodhues sheqeri në Serbi u ballafaquan me krizë. Sistemi i favorizimit u rinjoh në gusht të vitit 2003, por skandali vërtetoj reputacionin e Serbisë si vend i korruptuar.


KOHA E MILLOSHEVIQIT – E KALUAR E TMERRSHME


Korrupcioni ka qenë endemik në shërbimin doganor por arriti kulmin gjatë sundimit të Millosheviqit si përgjigje ndaj sankcioneve ndërkombëtare të vendosura në Serbi gjatë të 90tave.


Morten Torklidsen, ekspert financiar norvegjez i angazhuar nga tribunali për krime lufte në Hagë, tha se shërbimi doganor ishte institucioni kryesor për lëvizjën e të hollave jashtë vendit për atë regjim.


“Ishte një nga mashtrimet më të mëdha në Ballkan, i pabesë dhe i thellë, me shumë pak gjurmë të shkruara,” Torkildsen i tha agjensisë së lajmeve nga Beogradi Beta.


Me ndihmën e shefit të shërbimit federal doganor, Mihalj Kertes, Torkildsen thotë se Millosheviqi urdhëroj që paratë nga shërbimi të transferohen në Qipro përmes disa bankave të Beogradit.


Ai vlerësojë se Kertes dërgoj rreth një bilion marka gjermane, 80 milion dollarë, 63 milion franka dhe 390 milion shilinga austriake në Qipro.


Nga atje, përmes kompanive të ndryshme, Millosheviqi dhe miqët e tij shfrytëzuan të hollat për të krijuar një pasuri të madhe dhe për të blerë armë për projektet e tyre luftarake.


Pas arrestimit të tij në vitin 2000, dhe rënien e regjimit të Millosheviqit, Kertes i tha hetuesve se asnjë institucion tjetër qeveritar nuk kishte njohuri për këtë punë dhe se ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka bashkëpunuar me Millosheviqin në operacionet e tilla doganore.


Një ish doganier nga koha e Kertesit i tha IWPR-së se korrupcioni gjatë të 90-tave ishte “praktikë e zakonshme.”


“Shpesh ne do të merrnim ndonjë telefonatë nga miqët e Kertesit të cilët urdhëronin që pesë kamionët e ardhshëm të kalojnë doganat pa kontrollë,” tha ai. “Pas lejimit të kalimit të pesë kamionëve të tyre, pesë kamionët e ardhshëm ishin për ne. Kjo ishte norma.”


RRITJE TË PAGAVE – POR ENDE ASNJË PËRMIRËSIM


Fitimi nga ryshfeti i mundëson zyrtarëve të korruptuar të kenë një standard jete shumë më superior se ajo e zyrtarëve të sinqertë.


Në vitin 2003, rroga mesatare e një doganieri ishte vetëm 7,000 dinar, në vlerë prej 100 euro.


Një doganier nga Novi Sadi tha se njerezit e thirrnin atë dhe kolegët e tij “çantagjinjë” për arsye të torbave të cilat ata mbanin përplot me viski apo cigare të cilat i merrnin si ryshfet.


Disa zyrtarë ndërtojnë shtëpi të mëdha dhe blejnë vetura nga këto fitime ilegale, zyrtari i njejtë deklaroj për IWPR.


Shumë nga këto shtëpi janë ndërtuar në rajonin e qytetit kufitar të Suboticës të njohur për vendorët si “Fusha e Hajdutëve” për shkak të vilave të shtrenjta të ndërtuara aty.


Në raportin e vitit 2002, Korrupcioni në Dogana, CLDS rekomandoj që pagat e ulëta – në krahasim me shërbyesit e tjerë civil – inkurajonin krijimin e një kulture të korrupcionit.


Megjithate, trefishimi i rrogave mesatare doganore në 2003 në rreth 300 euro në muaj nuk rezultojë në përmirësime. Zyrtarët e doganave nuk u bënë më pak të korruptuar, dhe as vendkalimet nuk kontrolloheshin më rreptë.


Një zyrtar i tha IWPR-së se doganierët nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë nga praktika e kërkimit të ryshfetit, duke thënë se edhe me rrogë të ngritur të cilën ata tani marrin, kjo ende nuk është një rrogë reale.


“Doganierët në Evropë mund të blejnë shtëpi dhe vetura, por ne nuk mund të bëjmë këtë,” thotë ai.


NJËSITI KUNDËR KORRUPCIONIT ÇALON


Derisa Serbia tenton ti afrohet BE-së, gjendja e kufive të saj është nën mbikqyrje të rreptë ndërkombëtare. Brukseli shpreson për një kufi mirë të kontrolluar por gjithashtu lëvizje efikase të të mirave, njerëzve dhe kapitalit.


Disa mendojnë se kjo ofron shpresë.


“Një gjë që mund të na ndihmojë është gatishmëria e BE-së për të na shkolluar, sepse ne nuk mund të zgjedhim problemin e korrupcionit vetëm me forca tona,” thotë Stajin.


Zyra për ndihmesë doganore dhe financiare e financuar nga Komisioni Evropian, CAFAO, është njësia e cila ka për detyrë ngritjen e doganave serbe në standarde evropiane.


Qershorin e kaluar, e hapi një qendër speciale me zyrtarë të trajnuar për tu marrur me krimin e organizuar në shërbimin doganor me ndihmën e 14 veturave të reja dhe një anije të shpejt.


Por njësiti i ri ka treguar rezultate të pakta. Një burim nga CAFAO pranoj për IWPR se ata kanë treguar rezultate të dobëta, pjesërisht për shkak të numrit të vogël të tyre.


“Kur ne ushtrojmë një zyrtar dhe e dërgojmë në post të ri, a do të mbesë ai i sinqertë derisa të gjithë të tjerët mbesin të korruptuar?” pyet ky burim.


“Nëse dëshirojmë të kemi progres të mirëfilltë, ndoshta duhet të largojmë gjithë personelin nga puna dhe fillojmë nga fillimi me rekrutë të rinjë të cilët nuk varen nga mitot.”


Ky burim nënvizoj faktin se problemi i Serbisë me doganat është evident edhe tek vendet tjera fqinje.


“Rumania dhe Bullgaria kanë të kaluar të tmerrëshme me korruptim të doganave,” ky burim tha. “Pastaj keni shtetet e ish Jugosllavisë. Ky është tregimi i gjithë rajonit.


“Shpesh, loja e njejtë luhet në të dy anët e kufirit, ku zyrtarët e dy vendeve bashkëpunojnë ngushtë.”


IWPR provoj disa herë gjatë muajve të kaluar për të caktuar një intervistë me CAFAO për të diskutuar punën e tyre, por zyrtarët nuk dëshironin të deklaroheshin.


A PO VËSHTIRËSOJNË LIGJET E REJA GJËRAT EDHE MË SHUME?


Qeveria në pushtet që nga rënia e Millosheviqit është ballafaquar me kritika të shumta për dështimin e tyre për të ndaluar korruptimin e doganave.


“Shteti ende nuk ka strategji për luftimin e korrupcionit,” thotë Nemanja Nenadic nga Serbia Transparente.


Sistemi legjislativ dhe gjyqësor duket se kanë dështuar të përmirësojnë situatën. Njerëzit të cilët kanë ngritur zërin kundër korrupcionit janë ballafaquar me pasoja.


Merrni shembullin e Bozo Djurovicit, ish doganier nga Bori. Ai është larguar nga puna pasi që i raportoj udhëheqësve të tij se kishte parë pesë kamionë përplot televizorë duke kaluar në Serbi gjatë vitit 2003 përmes një vendkalimi ilegal. Djurovic pohon se ai është larguar nga puna pasi që kishte raportuar të vërtetën.


Djurovic thotë se korrupcioni shkonte shumë më lartë në zingjirin e komandës se sa doganierët në terren. “Korrupcioni në dogana është një segment shumë i rëndësishëm në krimin e organizuar dhe ende është shumë i zhvilluar,” thotë ai.


Nga përvoja e tij, nuk është për tu çuditur se pak doganierë janë pushuar nga puna si rezultat i ndonjë ankese zyrtare.


Që nga gushti i vitit 2003, ankesa zyrtare janë drejtuar drejt 63 zyrtarëve nga 2,300 doganierë të Serbisë, sipas Arsenijevic. Nga këto, 38 zyrtarë janë dënuar me ulje të pozitës apo largim nga puna, derisa 19 raste ende nuk janë zgjidhur.


Për të përmbushur standardet ndërkombëtare, parlamenti serb aprovoj një ligj të ri të doganave në vitin 2003, duke i dhënë më shumë kompetenca zyrtarëve me detyrë për të eliminiuar korrupcionin nga doganat, si kompetenca për të vendosur pajisje spiunimi.


Por Stajin mendon se ndryshimet vetëm sa përkeqësojnë situatën, duke thënë se ligji i ofron zyrtarëve të korruptuar më shumë kompetenca dhe prandaj edhe më shumë mundësi për ti’u shmangur ligjit.


Vladan Begovic, ish shef i doganave, gjithashtu kritikon zhvillimet e fundit. Kompetencat e shërbimit doganor tani janë shumë të gjëra, i tha ai IWPR-së. Ai posaqërisht brengoset rreth pasojave ndaj intimitetit.


“Këto kompetenca të reja faktikisht vendosin shërbimin doganor në nivel me policinë sekrete,” thotë ai. “Nuk kemi krijuar mekanizma për të kontrolluar këto shërbime. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.”


PA SHPRESË PËR NDRYSHIME


Lufta kundër korrupcionit në shërbimin doganor të Serbisë duket së është e humbur. Përpjekjet për të ndaluar këtë fenomen nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria serbe nuk kanë arritur ndonjë ndryshim.


“Dyshoj rreth suksesit të luftës kundër korrupcionit në shërbime doganore,” Stjepan Gredelj, drejtor i Institutit Filozofik dhe Shkencave Shoqërore, i tha IWPR-së.


“Vetëm pasi të mblidhen më shumë se 60 përqind të obligimeve doganore, atëherë mund të flasim për funksionim adekuat të shërbimeve doganore.”


Derisa çasja ndaj problemit ishte e pasuksesshme, qeveria vazhdon të humb të hyra buxhetore, investuesit shumë të nevojitur vazhdojnë të pengohen dhe një rreth i zyrtarëve pasurohen tej mase.


Në kufi, tregtarët e vegjël si Azemina vazhdojnë të ballafaqohen me vonesa të gjata dhe keqtrajtime nga doganier për shuma të vogla parash – e gjitha për disa paqeta cigaresh apo xhaketa të lira najlloni.


John Simposon është bashkëpunëtorë për IWPR në Beograd. Bojovic Zelimir është korrespodent për Radio Deutsche Welle në Beograd.


More IWPR's Global Voices