SERBI: ZGJEDHJET PRESIDENCIALE RREZIKOJNE KRYEMINISTRIN

Shpresat e kryeministrit Serb per te konsoliduar bazen e tij te pushtetit ne republike kane marre nje godtije te rende.

SERBI: ZGJEDHJET PRESIDENCIALE RREZIKOJNE KRYEMINISTRIN

Shpresat e kryeministrit Serb per te konsoliduar bazen e tij te pushtetit ne republike kane marre nje godtije te rende.

Kryeministri ka pesuar nje goditje te rende ne fushaten e tij per te siguruar nje aleat te afert ne postin e presidentit te Serbise, pasi disa nga partite pjestare te koalicionit qeveritar ne republikekane thene se ato do te paraqesin kandidatet e tyre per zgjedhjet presidenciale te 29 Shtatorit.


Partite duket se jane larguar pas veprimeve te Gjingjiq per te debuar nga parlamenti deputetet e Partise Demokratike te Serbise, DSS, te drejtuar nga rivali i tij, Vojisllav Koshtunica, presidenti i Jugosllavise.


Tre parti pjestare te koalicionit Opozia Demokratike e Serbise, DOS, kane thene se ato do te paraqesin kandidatet e tyre per postin e presidentit, duke treguar keshtu nje shenje tjeter se koalicioni qeveritar i Gjingjiq po shberbehet.


Nese edhe parti te tjera te DOS nuk do te perkrahin kandidatin e tij, Miroljub Labus, kjo do te ishte nje goditje e rende per kryeministrin, duke pasur para sysh se zgjedhjet presidenciale do te konsiderohen kryesisht si nje gare ndermjet tij dhe rivalit te tij te vjeter, Koshtunica.


Labus, tani zevendes kryeminister federal dhe nje njeri me kredenciale te forta reformatore, deri me tani ka siguruar mbeshtetjen e vetem tre prej 17 partive pjestare te koalicionit qeveritar.


DOS ka ardhur ne pushtet pas rrezimit te regjimit te Sllobodan Millosheviq ne Tetor 2000. Zgjedhjet parlamentare te mbajtura ne Dhjetor kane perfunduar me nje fitore te thelle te koalicionit. Partia e Koshtunices, duke fituar 45 vende ne parlament ka dale si forca me e madhe ne gjirin e opozites.


Por pas nje rivaliteti personal dhe lufterave politike ndermjet Koshtunicas dhe Gjingjiq, koalicioni filloi te percahej ne disa fraksione te ndryshme.


Nje keshill parlamentar i perbere nga aleatet e Gjingjiq ka shkarkuar javen e kaluar deputetet e DSS nga parlamenti me 250 anetare. Duke bere nje gje te tille, koalicioni ka forcuar shumicen e tij ne parlament, por ka ngushtuar ne kete menyre perfaqesimin e aleances se gjere politike e cila ka ardhur ne pushtet pas rrezimit te Millosheviqit.


Perpjekjet e Gjingjiq per te forcuar rolin e tij drejtues dhe per te siguruar nje shumice per qeverine e tij te brishte ka larguar shume parti te koalicionit DOS te cilat e kane konsideruar shkarkimin e deputeteve te DSS si nje veprim autokratik dhe nje shkelje te hapur te vullnetit te votuesve.


Disa parti te koalicionit kane shprehur pakenaqesine e tyre per keto shkarkime, dhe dy prej tyre i kane bere keto komente publikisht - Qendra Demokratike, e drejtuar nga Dragoljub Micunoviq, dhe Reformistet e Vojvodines, te drejtuar nga Mile Isakov, zevendes kryeminister i Serbise.


Ndersa Gjingjiq ka arritur te siguroje perkrahjen e nevojeshme ne gjirin e aleances per shkarkimin e deputeteve, partite e koalicionit deri me tani kane qene me pak te vendosura per te mbeshtetur kandidatin e tij presidencial.


Serbia e Re, e drejtuar nga Velimir Iliq, kryetar i bashkise se Cacak, ne Serbine perendimore, dhe Kristian Demokratet, e drejtuar nga Vladan Batiq, minister i drejtesise se Serbise, kane thene se ato do te dalin me kandidatet e tyre ne zgjedhjet presidenciale.


Qendra Demokratike ka kercenuar gjithashtu se do te beje te njejten gje - dhe nese kjo eshte e vertetete, do te perbeje edhe sfiden me serioze ndaj Labus. Aresyeja eshte sepse kandidati i mundeshem i kesaj partie - drejtuesi i saj Dragoljub Micunoviq, kryetar i parlamentit federal - mund te ndaje votat e atyre qe perkrahin reformat.


Micunoviq do te kishte perkrahjen e atyre njerezve liberal te qendres te cilet mund te votonin per Labus, dhe ne kete menyre do te perfitonte Koshtunica, i cili sipas mendimit te shume analisteve do te kandidohet per postin e presidentit.


Zevendes kryeministri i Serbise dhe koordinatori i Beogradit per Kosoven, Nebojsha Coviq, i Alternatives Demokratike, nje tjeter parti e DOS, mund te njoftoje per kandidimin e tij nese Micunoviq nuk kandidon.


Nese njeriu i mbeshtetur nga Gjingjiq humbet, atehere duket se do te zhvillohen zgjedhje te parakoheshme parlamentare dhe disa parti te koalicionit mund te afrohen politikisht me Koshtunican. Nje fitore e Labus do te forconte shume pozitat e kryeministrit Serb, dhe me pas ai do te ndryshonte aleancen qeveritare duke emeruar vetem njerez te partive besnike ndaj tij ne poste drejtuese.


Ne te ardhmen ekziston nje mundesi qe nje bllok i trete politik te mund te dale ne skene duke rivalizuar Koshtunican dhe Gjingjiq. Nje leter e drejtuar nga Isakov ne Maj kryetareve te shtate partive te qendres se majte pjestare ne koalicion, ku u behej thirrje atyre te kundershtonin perpjekjet e Gjingjiq per kontroll me te madh te pushtetit, duket si nje paralajmerim per kete.


Isakov ka thene per revisten Reporter te Beogradit me 30 Korrik se ai nuk deshironte te largohej nga koalicioni por ka thene se "mund te krihojet nje fraksion i forte social democrat ne DOS, i cili do te ishte po aq i forte sa DS e Gjingjiq apo DSS e Koshtunices". Disa vezhgues tashme kane filluar ta quajne ate si levizja "per menyren e trete".


Ajo mund te perfshije dy grupe partish. Grupi i pare - Qendra Demokratike, Alternativa Demokratike dhe Demokracia e Re - shihen si nje grupim i qendres se djathte. Tjetri - Social Demokratet, Aleanca Civile e Serbise dhe disa parti rajonale dhe me baza etnike - jane te vendosura kunder nacionalizmit dhe kane nje orientim reformator.


Pavaresisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale, nje gje eshte bere tani mese e qarte. Koalicioni i cili rrezoi Millosheviqin ne Tetor 2000 eshte ne fazen e fundit te shperberjes.


Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit, Blic News.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists