Skip to main content

Qeveria e Re Kroate u Ofron Shpresë Emigrantëve Serbë

Kryeministri i ri i Kroacisë dhe kandidatët presidencialë kanë dhënë shpresa për ditë më të mira në të ardhmen për serbët kroatë.

Qeveria e Re Kroate u Ofron Shpresë Emigrantëve Serbë

Kryeministri i ri i Kroacisë dhe kandidatët presidencialë kanë dhënë shpresa për ditë më të mira në të ardhmen për serbët kroatë.

Qeveria e re kroate ka lënë të kuptohet se ajo do të sanksionojë riatdhesimin e serbëve që u larguan nga vendi gjatë ripushtimit të rajonit të Krajinës pesë vjetë më parë.


Kryeministri kroat Ivica Racan, duke folur pas fitores së tij në zgjedhje, tha se qeveria do të mundësojë rikthimin pa kusht të të gjithë serbëve që u larguan nga Kroacia më 1995.


Ky veprim pasqyron një lëkundje radikale të politikës së qeverisë. Zyrtarisht qeveria e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) e presidentit tashmë të vdekur Franjo Tugjman e pranoi të drejtën e refugjatëve serbë për t'u kthyer në ish-shtëpitë e tyre. Por në realitet qeveria bëri çdo gjë që ishte e mundur për të penguar riatdhesimin e tyre.


Serbët e shpërngulur kishin vështirësi për të marrë dokumentet e nevojshme që do të lejonin kthimin e tyre. Për shembull, disa refugjatë morën nga këto dokument vetëm për disa anëtarë të familjes së tyre duke e bërë kthimin e tyre praktikisht të pamundur.


Të kthyerit nuk ndihmoheshin nga shteti për të rindërtuar ose riokupuar shtëpitë e tyre. Shumë kur ktheheshin gjenin ndonjë refugjat nga Bosnia ose Kosova që jetonte në shtëpitë e tyre.


Për më tepër media kroate zhvillonte fushata kundër kthimit të serbëve. Kërcënimet dhe dhuna ndaj të kthyerve serbë ishte e zakonshme dhe lejohej zyrtarisht. Tek shtepitë e tyre hidheshin bomba, bëheshin kërcënime anonime dhe disa edhe u vranë.


Qeveria e re është e ndërgjegjshme se vetëm duke përmbushur kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Europian -- kthimi i refugjatëve serbë është një kërkesë kyçe -- vendi do të mundet t'i japë fund izolimit ndërkombëtar që lidhet me peeriudhën e Tugjmanit.


Pasuesi i Tugjmanit do të zgjidhet në raundin e dytë të votimeve më 7 shkurt, ku do të konkurojnë fituesit që zunë dy vendet e para në raundin e mëparshëm -- Stipe Mesiq dhe Drazhen Budisha.


Mesiq është kandidatë i "Katërshes Opozitare", një koalicion që ka bashkuar Partinë Fshatare Kroate, Partinë Popullore Kroate, Partinë Liberale dhe Asamblenë Demokratike Istriane. Ai duket se do të jetë fituesi pasi ka grumbulluar 41 për qind të votave në raunfn e parë. Budisha -- kandidati i koalicionit socialist-liberal, që triumfoi në zgjedhjet parlamentare më 3 janar - fitoi 27.4 për qind.


Analistët politikë në Kroaci parashikojnë që fitorja në votimin e 7 shkurtit do të varet nga fakti se si do të vendosin të votojnë përkrahësit e kandidatit të mundur të HDZ-së Mate Graniq.


Si Mesiq ashtu edhe Budisha e kanë diskutuar çështjen e të kthyerve serbo kroatë, por asnjëri nuk ka theksuar me hollësi politikën e tij të qartë për të, duke patur frikë se nuk do të marrin votat e nacionalistëve.


Dhjetëra mijëra serbë u dëbuan nga Kroacia pas dy fushatave ushtarake të mëdha të bërë nga ushtria e saj -- "Vetëtima" dhe "Stuhia" - në maj dhe gusht 1995 përkatësisht, gjatë të cilave u rimorën pjesë të vendit që ishin nën kontroollin e rebeëve serbë. Një shifër e vlerësuar prej 200,000 serbësh u larguan nga vendi.


Sipas autoriteteve serbe vetëm nga rajoni i Podunavlje u larguan 77,316 serbë që prej vitit 1996. Shumica u vendosën në Jugosllavi dhe në Republika Srpska, ndërsa disa shkuan në Kanda e në Europën Perëndimore.


Tugjman u mburr disa herë se ai pati sukses në "zgjidhjen e çështjes serbe në Kroaci."


Largimi i HDZ-së nga qeveria në zgjedhjet në nivel parlamentar dhe presidencial -- dhe humbja e nacionalizimit që partia përfaqësonte dhe shfrytëzoi për këtë votim -- ka ofruar një rreze shprese për të kthyyerit serbë.


Dragutin Hedl është korrespondent i rregullt i IWPR-së.


Frontline Updates
Support local journalists