Serbet E Kosoves Heqin Dore Nga Kundershtimet Per Zgjedhjet

Nen presionin e Beogradit, Serbet e Kosoves duket se do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardheshme ne province.

Serbet E Kosoves Heqin Dore Nga Kundershtimet Per Zgjedhjet

Nen presionin e Beogradit, Serbet e Kosoves duket se do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardheshme ne province.

Thursday, 20 September, 2001

Nje fushate bindese jo gjithnje e sjellshme nga qeverite Serbe dhe Jugosllave duket se po e rrezon bojkotin e Serbeve ne zgjedhjet e Nentorit ne Kosove. Ne fillim te Shtatorit, vetem disa mijera Serbe te Kosoves ishin regjistruar per te votuar; tani numri eshte rritur ne rreth 100,000 - ose rreth gjysma e numrit te pergjitheshem.


Pjesa me e madhe e Serbeve kundershtojne zgjedhjen e nje parlamenti dhe presidenti te Kosoves, e cila eshte momentalisht nje protektorat nderkombetar. Demografet thone se asambleja e re do te jete pa dyshim e dominuar nga Shqiptaret. Serbet e konsiderojne kete gje si nje konsolidim te metejshem te pushtetit te Shqiptareve dhe nje hap te pare drejt pavaresise, te cilen ata e kundershtojne me force. Bojkotimet e zgjedhjeve nuk jane gje e re per provincen - nen regjimin e Millosheviqit, shumica Shqiptare ka refuzuar vazhdimisht te marre pjese ne zgjedhje, pasi provinces iu hoq statusi i autonomise.


Rreth 100,000 Serbe jane larguar nga Kosova. Mendohet se nje numer i ngjashem prej tyre jetojne ende ne province, ne enklava te shperndara. Liria e tyre e levizjes eshte shume e ngushte dhe ata kane frike te perdorin gjuhen e tyre ne rruge dhe institucione publike. Shume prej tyre i konsiderojne zgjedhjet si nje zbukurim te komunitetit nderkombetar, i cili, sipas tyre, ka deshtuar ne permiresimin e kushteve te jeteses apo te sigurise se tyre.


"Komuniteti nderkombetar na manipulon pa na zgjidhur asnje problem," ankohet Slavica, nje Serbe nga Gracanica. "Dhe autoritetet Serbe kane treguar edhe nje here se si luajne me fatin tone per te fituar disa pike politike per veten e tyre. Tani ata po na marrin me te mire, sepse mundohen te qetesojne Perendimin, por sapo te mbarojne zgjedhjet, do te na kthejne perseri kurrizin".


I perballur me nje bojkot te orkestruar te Serbeve i cili kercenonte te rrezikonte legjitimitetin e zgjedhejve, komuniteti nderkombetar - ose me mire UNMIK dhe OSBE - kane vendosur te vonojne afatin perfundimtar te regjistrimit te votuesve edhe per dy jave me teper nga afati fillestar i 8 Shtatorit.


Me pas, ne 5 Shtator, drejtuesi i Kishes Ortodokse Serbe u ka bere thirrje Serbeve brenda kosoves dhe atyre te zhvendosur ne Serbi dhe Mal te Zi, te votojne per te mbrojtur te drejtat e tyre.


Qeveria Serbe po punon gjithashtu per te bindur Serbet e Kosoves te votojne - nje sfide e cila behet edhe me e veshtire nga fakti qe shumica e tyre kane qene perkrahes te vendosur te Millosheviqit. Millosheviq ka perkrahur kauzen e Serbeve te Kosoves per te nxitur ardhjen e tij ne pushtet, por edhe ka kontrolluar votat e tyre duke garantuar sigurine dhe vendet e punes.


Shume Serbe te Kosoves te cilet kundershtojne regjistrimin thone se pjesemarrja e tyre ne zgjdhje do te konfirmoje "suksesin e misionit nderkombetar ne province", pa permiresuar ne te vertete kushtet e tyre te jeteses.


Per qeverine Serbe, bojkoti i zgjedhjeve do te thoshte me pak kontroll ne province. Nese Serbet bojkotojne zgjedhjet, shefi i OKB-se ne province Hans Haekerup do te emeroje 10 perfaqesues Serb ne parlamentin me 120 vende. Nese te gjithe Serbet qe kane te drejten te votojne, do te merrnin pjese ne votime, ata mund te zgjedhin deri ne 30 perfaqesues te tyre.


Me kete qellim, eshte emeruar edhe nje Ekip Jugosllav i Koordinimit ne Kosove, i drejtuar nga zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq, i cili respektohet gjeresisht per rolin e tij ne ndermjetesimin e marreveshjes se paqes ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve ne luginen e Presheves.


Coviq eshte bashkuar me thirrjen e administrates se UNMIK-ut ne Kosove qe Serbet te marrin pjese ne zgjedhje, e cila eshte mbeshtetur edhe nga nje fushate publicitare ne Serbi dhe ne protektoratin nderkombetar.


Serbeve te Kosoves po u thuhet se ne fund te fundit, pjesemarrja e tyre ne zgjedhje do te jete edhe nje lloj regjistrimi i tyre, ne menyre qe te kihet nje numer i sakte i atyre qe ende jetojne ne Kosove dhe te mund te behen me teper perpjekje per t'u siguruar te drejtat e tyre. Ky argument eshte hedhur nga Komisioneri Serb per Refugjatet, Sandra Raskoviq, gjate vizites se saj ne Prishtine me 6 Shtator.


Por autoritetet Serbe nuk po mbeshteten vetem ne mjetet bindese. Ata qe ende marrin rrogat nga buxheti i Serbise perballen me "bindje" edhe me direkte, sepse disa njerez te cilet nuk pranojne te regjistrohen nuk u jepen rrogat. "Cfare lloj shantazhi eshte ky? Kur shkova per te marre rrogen ne zyren e qeverise Serbe ne Gracanica, ata me kerkuan nje certifikate te rregjistrimit," thote Miomir Bulatoviq. Minator i cili nuk mund te punoje momentalisht per aresye sigurie, ai vazhdon te marre rroge nga qeveria - deri tani. "Ata me thane se certifikaten e rregjistrimit nuk mund te paguhem me. Pas 32 vjet pune, kjo gje me ka merzitur shume," thote ai.


Pergjigja lokale ndaj fushates se regjistrimit eshte influencuar ndjeshem nga drejtuesit e komuniteteve. Per shembull, Serbet ne enklaven e Gracanices jashte Prishtines kane pasur nje thirrje nga peshkopi Artemije, i cili ka sinjalizuar se ai ka ne plan te marre pjese ne zgjedhje dhe u ka bere thirrje pasuesve te tij te veprojne si ai. "Kjo do te tregoje numrin e sakte te Serbeve ne Kosove dhe sa jane larguar tashme," thote ai.


Po ashtu, numri i te regjistruarve eshte dyfishuar ne enklaven e Leposavic pasi drejtuesi i komunitetit lokal Nenad Radosavljeviq u ka bere thirrje bashkeatdhetareve te tij te shkojne per te votuar.


Megjithate ne Mitrovice, drejtuesi lokal Serb Marko Jaksiq thote se zgjedhjet jane nje perpjekje tjeter e komunitetit nderkombetar per te mashtruar komunitetin Serb. Ai thote se dokumentet ekzistuese jane te mjaftueshme per te percaktuar prezencen e Serbeve ne Kosove. I bindur se krijimi i nje asambleje te Kosoves do te jete hapi i pare drejt pavaresise, Jaksiq ka thene per IWPR-ne se keto zgjedhje bien ne kundershtim me Rezoluten 1244 te OKB-se, e cila percakton se Kosova eshte pjese e Jugosllavise.


Kunder Jaksiq eshte Oliver Ivanoviq, ish drejtuesi i Mitrovices, i cili u ka bere thirrje bashkekombesve te tij te marrin pjese ne zgjedhje. Megjithate, duke qene se ai ka humbur influencen e tij pikerisht sepse ka mbeshtetur komunitetin nderkombetar, duket se ka pak mundesi qe thirrja e tij te merret para sysh nga njerezit.


Pavaresisht ndarjeve lokale, regjistrimi i Serbeve eshte shtuar shume javet e fudnit. Zedhenesja e OSBE-se ne Prishtine, Kler Trevena, ka konfirmuar se deri me tani rreth 130,000 jo Shqiptare jane regjistruar ne listat e votuesve ne te gjithe kosoven, Serbi dhe Malin e Zi - shumica e te cileve mendohet te jene Serbe, sepse pakicat e tjera ne province perbejne nje numer te vogel.


Eshte e veshtire te merret nje numer me i sakte i pjesemarrjes se Serbeve. Pavaresisht shqetesimeve te medha per regjistrimin e pakicave dhe votimet, pa te cilet besueshmeria e zgjedhjeve te 17 Nentorit do te ishte teper e rrezikuar, OSBE refuzon me force te shenoje etnicitetin ne listat e votuesve: ajo insiston se zgjedhjet jane per votuesit ne pergjithesi, dhe jo per kombesite.


Vesna Bojiciq eshte nje gazetare e Zerit te Amerikes ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists