HOMOSEKSUALET JETOJNE NE RREZIK NE KOSOVE

Nje urrejtje e forte ndaj homoseksualeve i detyron anetaret e ketij komuniteti ne Kosove te bejne jete te dyfishte.

Vetoni ndjehet mire nder djemte e rinj te mbajtur dhe veshur me kujdes te cilet frekuentojne baret me te lirshme ne lagjen Soho ne Londer.

27 vjecari eshte larguar nga Kosova dhjete vjet me pare. I ulur ne nje bar ne Soho nje te Djele pasdite, ai thote se nuk ka ndermen te kthehet ne nje shoqeri te dhuneshme, te mbushur me paragjykime ku ai do te konsiderohej si nje kriminel.

Megjithate, ne ndryshim nga shume Shqiptare te cilet jetojne ne Londer, Vetoni nuk eshte viktime e konfliktit nder etnik.

Ai nuk eshte as pjese e minoritetit te perfshire ne tregtine e mishit te bardhe - bandat e Shqiptareve te cilat, sipas policise se Londres, tani kontrollojne krimin ne kryeqytet.

Aresyeja qe Vetoni preferon te qendroje ne Soho dhe jo ne Kosove eshte seksualiteti i tij - ai eshte haptazi homoseksual.

"Une nuk mund te jetoj atje sepse stili im i jeteses me partnerin tim do te konsiderohej si trondites dhe dicka e tmerrshme. Askush nuk na bie ne qafe ketu," thote Vetoni, emri i te cilit eshte ndryshuar me kerkesen e tij.

Marredheniet homoseksuale, megjithese teknikisht jo te ndaluara me ligj, kane qene gjithnje nje ceshtje e konsideruar si turp dhe tabu ne Kosove. Ata te cilet jane homoseksuale dhe nuk deshirojne te vendosen ne qender te vemendjes te nje shoqerie shume patriarkale per shkak te seksualitetit te tyre, perpiqen ti mbajne te fshehta marredheniet e tyre.

Aktivistet e te drejtave te homoseksualeve thone se gjendja ne Kosove nuk eshte

permiresuar, pavaresisht vershimit te vlerave dhe parave nga perendimi pas luftes. Ata marrin njoftime te vazhdueshme mbi raste kur njerez rrihen apo kercenohen per shkak se dyshohen te jene homoseksuale, ndersa ne gazetat e Kosoves botohen shpesh dhe haptazi artikuj me pikpamje anti homoseksuale.

Por ata thone se problemi nuk ka arritur te terheqe vemendjen e grupeve te mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne kete zone per shkak te frikes qe ekziston ne rradhet e homoseksualeve per te raportuar kercenimet qe kane tek autoritetet shteterore.

Avokati i popullit ne Kosove, Marek Nowitzki, ka thene per IWPR se ai nuk ka informacion per ndonje sulm ndaj homoseksualeve gjate dy vjeteve te fundit, por shton se "ka raste te cilat zakonisht nuk denoncohen ne polici".

"Ne po perballemi me nje shoqeri shume tradicionale ketu...nuk ka fare tolerance per homoseksualet," thote Nowitzki.

Homoseksualet ne Kosove jane ne nje pike kritike per luften per pranimin e tyre nga shoqeria - nga njera ane te inkurajuar, per te qene me te hapur, kryesisht nga mediat dhe vlerat perendimore, ndersa nga ana tjeter, ende te shtypur nga nje shoqeri konservatore.

Ekspertet po perpiqen te shpjegojne antipatine qe ekziston ne Kosove ndaj homoseksualeve duke studjuar Kanunin e Leke Dukagjinit, ligji i cili ka drejtuar familjet Shqiptare qe prej shekullit te 15. Megjithese kanuni nuk permend ne menyre direkte homoseksualet, ai thekson me force nderin mashkullor. Deri me sot, burrat te cilet devijojne nga roli i tyre i zakonshem si bashkeshorte dhe baballare akuzohen se hedhin turp dhe cnderojne te gjithe familjen, dhe pse jo edhe fisin e tyre.

"Burrat mendohet se duhet te jene burra - te forte dhe te eger," thote Martin Berisha, kryetar i shoqates se pare te homoseksualeve dhe lesbikeve ne Kosove, Elysium dhe Sappho. "Kjo eshte aresyeja se perse komuniteti i Shqiptareve te Kosoves nuk pranon askend i cili nuk sillet si burre ne menyren qe duhet te sillet sipas shoqerise patriarkale," thote Berisha.

Ndersa homoseklsualet ne Kosove perpiqen te mos bien shume ne sy, armiqte e tyre jane bere gjithnje e me te hapur.

Gazeta e perditeshme Zeri ka botuar se fundi nje artikull te mbeshtetur nga komente prej disa akademikeve dhe drejtuesve fetare, ne te cilin mbeshtetej ideja se homoseksualiteti eshte dicka kunder natyres.

Kryetari i komunitetit musliman te Kosoves, Sabri Bajgora, ka shkaktuar nje ofendim te thelle ne qarqet e homoseksualeve duke paralajmeruar se ligji Islamik e konsideron homoseksualitetin "si nje semundje e cila duhet te sherohet dhe parandalohet".

Artikulli gjithashtu ka theksuar se grupi kryesor i mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne Kosove, Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, nuk kishte nje qendrim te qarte per kete ceshtje. Nje zedhenes i keshillit, Ibrahim Makolli, ka konfirmuar per IWPR se ata "nuk kane nje qendrim te percaktuar perfundimtar" per kete teme.

Martin Berisha ka thene se mungesa e vemendjes nga keshilli eshte zhgenjyese, duke shtuar se "Nese, si aktiviste te te drejtave te njeriut, ata nuk kane nje qendrim te qarte per kete ceshtje, atehere cfare duhet te presim nga ekstremistet fetare apo edhe nga njerezit e thjeshte?"

Vezhguesit thone se qendrimet ndaj homoseksualitetit ne shoqerine Kosovare mund te jene renduar edhe per shkak te konfliktit me te fundit me Serbine, gjate te cilit qenia e forte eshte paraqitur si nje virtut patriotik.

Eshte per tu shqetesuar, se disa konservatore Shqiptare mendojne se ky virtut po rrezikohet perseri nga nje kercenim nga jashte - jo nga Serbet, por nga perendimoret te cilet tani jetojne dhe punojne ne Kosove.

Ne nje artikull te botuar Shtatorin e kaluar, gazeta e perditeshme Epoka e Re ka folur per "menyrat e rrezikeshme te sjelljes te sjella nga te huajt," perpara se te permendete nje restorant prane universitetit te Prishtines si nje vend takimi popullor per homoseksualet.

Sipas keshilltarit te OSBE-se per mediat, Willem Houwen, tre anetare te shoqates se homoseksualeve dhe lesbikeve te Kosoves jane rrahur menjehere pas botimit te ketij artikulli.

Houwen, i cili ka ndihmuar shoqaten te regjistrohet ne Kosove, ka thene per IWPR se kur nje prej viktimave ka njoftuar per kete sulm ne policine lokale, ai eshte tallur dhe fyer me fjale. Asnje veprim nuk eshte ndermarre ndaj fajtoreve.

Meqenese ne Kosove nuk ka legjislacion i cili te dalloje ndermjet nje sulmi ndaj nje homoseksuali dhe nje sulmi te zakonshem, homoseksualet nuk kane deshire te raportojne per sulmet ndaj tyre ne polici. Por pavaresisht nese do te miratohet nje ligj i tille apo jo, shoqeria do te perdorte nje ankese te tille prej dikujt menjerehere si nje shenje pranimi e homoseksualitetit te tij - gje e cila do te perbente nje shkaterrim per shume homosksuale te cilet jetojne jete te dyfishta si bashkeshorte, baballare apo djem te devotshem.

Ne nje mbremje private ne Prishtine, keta burra jane te lumtur te diskutojne haptazi problemet e tyre.

Nje 25 vjecar nga Kosova e veriut tregon se si ai genjen prinderit e tij sa here qe ata e pyesin se perse nuk ka gjetur ende nje vajze per t'u martuar. Miku i tij, nje Amerikan, shton se partneri i tij ka shume frike se mos e zbulojne.

Nje 40 vjecar nga Presheva ne Serbine jugore kalon cdo fundjave me te dashurin e tij ne Prishtine pasi i thote familjes se do te largohet nga qyteti per pune.

Nje tjeter djalosh i ri puth te dashurin e tij dhe thote: "Te besh nje gje te tille ne zyre, apo kudo tjeter do te ishte nje vetevrasje".

Tanja Matiq eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Prishtine.