Ekonomia e Rrenuar e Shqiperise Zvarritet Perpara

Treguesit makroekonomik jane ne nivele te mira ne Shqiperi, pavaresisht nga impakti i krizes ne Kosove. Por kriminaliteti i larte dhe korrupsioni, si edhe mungesa e deshires politike, vazhdojne te mbajne larg investimet e huaja.

Nje perplasje e ftohte e ashper ka paralajmeruar fillimin e dimrit ne Shqiperi, nje fakt qe ilustrohet lehtesisht gjate mbremjeve kur njerezit jane te detyruar te perballen me nderprerje te shumta te energjise elektrike. Hidrocentralet e lumit Drin nuk mund te furnizojne energjine e nevojeshme per popullsine prej 3.5 milion banore.

Mospagimi i faturave te energjise ne shkalle te gjere nga familjet dhe bizneset e ka cuar kompanine shteterore te energjise elektrike, KESH, ne nje falimentim. KESH per momentin importon 5-6 milion kW energji elektrike ne dite nga Greqia.

Megjithese ka vetem me pak se nje muaj, qeveria e Kryeministrit Ilir Meta, po perballet me kritika sepse nuk po mban premtimet e saj. Meta kishte premtuar se do te vazhdonte punen e paraardhesit te tij ne luften ndaj krimit dhe zhvillimin e ekonomise, ne respektimin e ligjit dhe ne luften ndaj korrupsionit galopant - te gjitha teper te rendesishme per ti hapur rruge reformave te sukseseshme.

Ne ndryshim nga shume vende ish Komuniste te Europes Lindore Shqiperia akoma perballet me veshtiresi ne fazen tranzitore drejt ekonomise se tregut, duke u perpjekur te tejkaloje trashegimine e udheheqesit Stalinist Enver Hoxha, i cili e la vendin te izoluar politikisht dhe te shkaterruar ekonomikisht.

Shqiperia renditet si nje nga vendet me te varfera ne Europe me nivele te uleta prodhimi dhe investime te kapitalit, kombinuar me mungesen e fuqise punetore te kualifikuar. Megjithate, vlera me e madhe e vendit jane pasurite natyrore.

Kredite e huaja kane arritur shumen 529.8 milion dollare, nga te cilat 324 milion jane dhene nga organizatat nderkombetare. Prodhimi i pergjithshem bruto (GDP) ka qene ne vitin 1997 rreth 700 dollare Amerikan (shifrat me te fundit qe ekzistojne). Investimet e huaja direkte kane rene shume gjate viteve te fundit. Ne vitin 1997 llogaritej se mbi nje milion njerez jetonin nen nivelin e varferise.

Lufta e ashper politike, lulezimi i krimit te organizuar dhe mungesa pothuajse e plote e investimeve kane penguar zhvillimin e Shqiperise. Meta ka premtuar nje program te ri anti-korrupsion, "me realist dhe te zbatueshem, dhe detyra dhe synime konkrete," qe do te ndermerret ne bashkepunim me institucionet nderkombetare, por deri tani nuk eshte pare ndonje rezultat.

Fale ndihmes nderkombetare, lufta civile ne Kosove (ku 90 perqind e popullsise jane Shqiptare etnik), nuk pati impakt mbi treguesit makro-ekonomik te Shqiperise. FMN (Fondi Monetar Nderkombetar) ka thene kohet e fundit se pritet qe inflacioni ne Shqiperi te bjere deri ne nje nivel zero ne fund te vitit 1999, shume me i ulet se niveli prej 7 perqind i synuar. Shefi i misionit te FMN, Robert Corker, ka hedhur poshte shqetesimet se kjo con ne nje situate deflacionare.

Treguesi i cmimeve te mallrave te konsumit ka rene me 1.9 per qind krahasuar me nje vit me pare, niveli me i ulet qe prej fundit te vitit 1993. FMN thote se zhvillimet ekonomike dhe politike jane te favorshme por ka paralajmeruar se duhet te behet me teper per te mbledhur detyrimet doganore. Ne rast se qeveria Shqiptare i permbysh detyrimet qe dalin nga rishikimi dhe rivleresimi i situates, ajo do te kete mundesi te terheqe kestin tjeter prej 13 milion dollaresh te nje kredie prej 60 milion dollaresh Amerikan ne baze te marreveshjes ESAF te nenshkruar ne Janar, nga te cilat 29 milion dollare tashme jane disbursuar.

Inflacioni zero do te jete niveli me i ulet qe prej kohes kur ky vend i varfer rrezoi komunizmin ne vitin 1991 duke e krahasuar me 8.7 perqind te vitit te kaluar dhe 42.6 perqind te 1997.

Ministri Shqiptar i Financave, Anastas Angjeli, thote se prodhimi i pergjithshem bruto do te rritet me tete perqind kete vit dhe vitin e ardheshem, kur Shqiperia do te synoje te mbaje inflacionin vjetor ne kufijte e tre perqind.

Privatizimi me i shpejte i bankave dhe sektoreve te tjere strategjik dhe zbatimi i masave per te permiresuar eficiencen ne sherbimin civil, perfshire paga me te larta, jane te nevojeshme per te terhequr investime te huaja sipas FMN.

"Buxheti per vitin 2000 ka tre objektiva kryesore: te ule akoma me shume borxhin e brendeshem, te permiresoje mbledhjen e taksave dhe te shperndaje me teper shpenzime publike per investime," thote Corker.

Guvernatori i Bankes qendrore te Shqiperise, Shkelqim Cani, thote se qeveria duhet te shkurtoje 10,000 vende pune. Privatizimi do te jete i rendesishem ne zbatimin e premtimit te qeverise per hapjen e 230,000 vendeve te reja te punes ne vitet 1997 - 2001. Me renien e aktivitetit ekonomik dhe investimeve te huaja pas krizes se fundit, papunesia sipas shifrave zyrtare eshte rreth 20 perqind.

Infrastruktura e Shqiperise eshte permiresuar me disa seksione rrugesh te cilat po ndertohen apo rindertohen me fonde nderkombetare. Projektet e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 do te permiresojne ndjeshem rrjetin e vjeteruar rrugor te Shqiperise dhe do ta kthejne kete vend Ballkanik ne nje segment te rendesishem tranziti per projektet nderkombetare. Zhvillimi i industrise se turizmit, nje perspektive e madhe per vendin Mesdhetar, eshte penguar nga infrastruktura e vjeteruar.

Ekonomia Shqiptare mbetet kryesisht bujqesore, dhe sektori bujqesor prodhon rreth 55 perqind te GDP (1997), krahasuar me 35.5 perqind ne vitin 1989. Kjo shifer nuk perfshin edhe shume familje te cilet mbijetojne ne saje te nje cope te vogel toke. Megjithate vendi nuk arrin te perballoje rezervat e veta ushqimore.

Gjithsesi, ne nje fare menyre, Shqiperia mund te jete nje nga vendet me me fat ne Europe. Deri me sot, varferia e vendit e ka bere mundesine e integrimit te tij ne Europe teper te larget.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosove e ka ndryshuar kete situate. Qeverite Perendimore kane shfaqur nje simpati te konsiderueshme per vendin dhe ka mundesi qe atij do ti mundesohet nje fillim me i shpejte se sa vendet e tjera ne rajon te cilat jane pergatitur per anetaresim ne BE (Bashkimin Europian) dhe NATO.

Tirana deshiron te behet anetare e Organizates Boterore te Tregetise (OBT) dhe ne Tetor ajo siguroi mbeshtetjen e SHBA per perpjekjet e saj. Por Komisioni Europian (KE) i ka thene Shqiperise se eshte akoma heret per te filluar negociata per nje marreveshje te madhe politike.

Reforma te thella ekonomike dhe politike duhet te kryhen perpara se KE te rekomandoje fillimin e bisedimeve per nje marreveshje stabiliteti dhe asocimi - marredhenia me e afert qe mund te kete nje vend me BE perpara se te behet anetar me te drejta te plota. Prioritetet e KE perfshijne stabilitetin ekonomik, privatizimin, permiresimin e rendit publik, dhe konfiskimin e disa qindra mijera armeve te vogla qe qarkullojne ne vend pas gjendjes se pakontrollueshme qe mbizoteronte ne vend ne vitin 1997.

Shqiperia ka me te vertete nje mundesi e cila u eshte mohuar shume shteteve. Por mbetet akoma e paqarte ne se ajo mund ta kape kete mundesi dhe ta shfrytezoje per te miren e qytetareve te saj. Problemi kryesor i Shqiperise eshte kultura e saj politike - per sa i perket qeverise, shtetit dhe marredhenieve ndermjet gupeve te ndryshme politike.

Mosmarreveshjet vazhdojne pa nderprerje per cdo ceshtje sado te vogel politike. Si opozita edhe partite pro qeveritare organizojne mitingje kunder njera tjetres ne sheshin kryesor te Tiranes Skenderbej. Por asnjera pale nuk ka organizuar ndonje miting proteste per te protestuar kunder mungeses se energjise elektrike apo ujit, per problemet qe me te vertete kane te bejne me cilesine e jeteses se Shqiptareve.

Llazar Semini eshte nje gazetar ne Tirane.


Also in this issue

Treguesit makroekonomik jane ne nivele te mira ne Shqiperi, pavaresisht nga impakti i krizes ne Kosove. Por kriminaliteti i larte dhe korrupsioni, si edhe mungesa e deshires politike, vazhdojne te mbajne larg investimet e huaja.
Renia e qeverise Moldave ka shkaktuar shqetesim edhe ne Rumanine fqinje duke rritur friken se cmimi i marredhenieve me te ngushta me Perendimin po ngrihet gjithnje e me shume.
Lidhja Demokratike e Kosoves - kundershtarja kryesore e Ushtrise Clirimtare te Kosoves per kontrollin e provinces - eshte goditur nga nje vale sulmesh me bomba. Disa bejne me faj njerez jo te pergjegjshem, te tjere shohin prapa tyre metodat politike te cmendura.
Levizja per Riperteritje Serbe me ne fund ka bere publike provat per akuzen e saj se Sherbimet Sekrete Shteterore Serbe kane qene te perfshira ne perpjekjen per te vrare udheheqesin e partise Vuk Draskovic.
Komuniteti nderkombetar ka shkarkuar 22 zyrtare Boshnjak obstruksioniste nga te gjitha nivelet dhe i ka ndaluar ata te punojne ne vende te zgjedhura, ne nje perpjekje tjeter per te pershpejtuar procesin e paqes I cili duket se po deshton.