Banka e Re e Kosovës T'i Japë Shtysë Ekonomisë

Banka e parë tregtare e Kosovës premton të promovojë ekonominë në një nga rajonet më të varfëra të Europës.

Metal, një fonderi në Prishtinë, është duke bërë biznes të mirë pas përfundimit të luftës së Kosovës qershorin e kaluar.

Kompania ka plane ambicione për t'u zgjeruar, por ka nevojë për investitorë. "Ne po kërkojmë partnerë dhe para," tha Ymer Qerkini, manaxheri i Metal, që si shumë biznesmenë të tjerë në Ksovë shpreson se banka e re tregtare do t'i ndihmojë ndërmarrjet e tyre të rriten.

Micro Enterprise Bank (MEB), banka e parë e licensuar në Kosovë që prej fundit të konfliktit vitin e kaluar, synon të përmbushë kërkesën urgjente për shërbime financiare. Banka, që filloi të funksionojë të hënën e kaluar, 24 janar, tha se kishte patur 70 klientë një ditë më pas.

"Banka është një pjesë e pandarë e jetës së përditshme dhe Kosova kishte nevojë për një të tillë tani që jeta i është kthyer normalitetit," tha manaxheri i përgjithshëm i bankës Koen Vasmus.

MEB, që ndodhet pranë selisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, u themelua me iniciativën e disa institucioneve financiare ndërkombëtare e të shoqërive të investimeve, me një pjesë të rëndësishme të financimit të ardhur nga qeveritë gjermane dhe holandeze.

Banado të bëj manaxhim llogarish, do të transferojë para, hua dhe do të bëjë transaksione pagesash jo me para në dorë për ndërmarrjet e voga, si dhe për klientët indvidualë. Kreditë e saj do të variojnë nga 2,000 deri në 200,000 marka gjermane, me një interes vjetor prej 18 për qind.

"Ringjallja ekonomike e Kosovës gjithnjë e më shumë do të varet nga mundësia për shërbme bankare bazë," tha Horst Koehler, president i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, një prej mbështetësve të MEB-it. "Micro Enterprise Bank bën pikërisht këtë gjë, duke i dhënë njerëzve të zakonshëm mjetet për të siguruar jetesën e tyre pa u marrë me para në dorë.

"Ajo shërben gjithashtu edhe si një burim i orientuar nga tregtia për kredi për biznesin e vogël, i cili do të formojë shtyllën bazë të ekonomisë kosovare në ngritje."

Vasmus tha se ai e konsideron ekonominë kosovare si "një piramidë me bazë të gjerë të përbërë nga firmat e vogla me njerëz shumë të angazhuar", por paralajmëroi se disa korporata më të mëdha nuk do të mbijetojnë dot për arsye se kanë nevojë për invetime të mëdha.

"Kemi menduar se ne duhet të mbështesim ndërmarrjet e vogla duke patur si qëllim që t'i shndërrojmë ato në të nivelit të mesëm," tha ai. "Kjo është arsyeja që ne vendosëm të punojmë duke filluar nga baza e kësaj piramide dhe ta forcojmë atë."

"Ne synojmë që qëndrojmë në Kosovë," tha Vasmus, duke shtuar se aksionerët e MEB-it kërkonin që paratë e investuara prej tyre të ktheheshin në pesë deri në dhjetë vjetë.

Në fund të konfliktit në Kosovë vitin e kaluar sistemi financiar i saj ishte rrëmujë, kështu që MEB-it iu desh t'ia niste nga e para. "I kemi bërë trainim intensiv një numri stafi bankier të motivuar -- shumica e të cilëve nuk kishin përvojë pune në banka më parë," tha Vasmus. "Ata morën treinim drejtëpërsëdrejti në punë në banka të ngjashme mikro-krediti në Shqipëri e në Bosnie."

MEB është i vendosur në Prishtinë dhe ka një staf prej 31 punonjësish -- 26 nga të cilët janë shqiptarë. Shpejt do të hapë degë në Prizren (në fillim të shkurtit) dhe në Pejë (në mars ose prill). Pas tre vjetësh banka pritet që të ketë shtatë degë.

Një zëdhënës për Korporatën Financiare Ndërkombëtare, një tjetër sponsorizues i bankës, tha se projekti do të hapë vende të reja pune dhe do të përmirësojë jetën e njerëzve. "Një pengesë e madhe për rritjen ka qënë mungesa e mundësisë për kredi, e cila është një prej automjeteve për nxitjen e rritjes ekonomike.

"Duke demonstruar mundësinë komerciale të institucioneve të strukturuar mirë e të organizuar për dhënie huash, ne mundemi të katalizojmë investime të konsiderueshme private për të ndërtuar sërbimin e kredisë dhe shërbime të tjera financiare për shumë njerëz të varfër në Kosovë."

Llazar Semini është projekt manaxher i IWPR-së në Prishtinë.


Also in this issue

Banka e parë tregtare e Kosovës premton të promovojë ekonominë në një nga rajonet më të varfëra të Europës.
Ndërkohë që Sllobodan Milosheviq shton presionin ndaj Malit të Zi, udhëheqësi i republikës risiguron perëndimin se nuk do të nxitohet drejt pavarësisë.
Përkrahësit serbo boshnjakë të vijës së ashpër, mesa duket të mbështetur nga presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq, po përpiqen ta largojnë qeverine e moderuar të Republika Srpska.