Kush Fshihet Pas Luaneve

Kush jane ne te vertete te rinjte e mirearmatosur te cilet shfaqen bujshem ne rruget e Shkupit - dhe, se fundi, kush i kontrollon veprimet e tyre?

Kush Fshihet Pas Luaneve

Kush jane ne te vertete te rinjte e mirearmatosur te cilet shfaqen bujshem ne rruget e Shkupit - dhe, se fundi, kush i kontrollon veprimet e tyre?

Monday, 10 September, 2001

Te gjate, me fizik te forte, ata ecin si atlete. Maskimi i tyre eshte me i komplikuar se ai i ushtareve te thjeshte, me xhepa dhe mbajtese per pajisje nga me te paimagjinueshmet. Ata levizin neper Shkup si personazhet e filmave te Bruce Willis. Beretat e tyre kane nje shenje me nje luan me dy bishta. Ata e quajne veten "luane" dhe shfaqen te rrezikshem.


Ata jane vleresuar per kurajon e tyre - nje politikan me emer tha se nese ata nuk do te ishin vendosur rreth Tetoves, Shqiptaret do te ishin tashme ne Shkup - ndaj dhe kane marre nje emer te keq. Ky grupim dyshohet te jete pergjegjes per prishjen e herepashershme te zjarrpushimit te arritur me ndermjetesine e BE, per rrembime dhe kercenime te Shqiptareve. "Kur i sheh duke luftuar ju pyesni veten: Nga u rekrutuan? Nga Idrizovo apo Demir Hisar?" thote nje gazetar ne Tetove, duke ju referuar burgut famekeq te Idrizovos dhe Spitalit Psikiatrik te Demir Hisarit.


Luanet jane ne qender te nje debati i cili mbetet shqetesues ne Maqedoni. Askush nuk e di nese ata jane nje grupim paraushtarak i perbere nga Maqedonas etnik dhe te kontrolluar nga partia me nacionaliste ne vend, VMRO-DPMNE, apo jane nje "force speciale" nen kontrollin e policise.


Njeriu pas skenes eshte Ljubo Boskovski, Ministri i Brendshem radikal, njeriu anti-kompromis ne VMRO-DPMNE. Sipas disa raporteve, nje njeri i njohur si "Major Vdekja" - nje nga truprojat e Boskovskit i cili ka shkruar germat "v-d-e-k-j-a" ne gishtat e tij - njihet si drejtues i nje grupi Luanesh ne fshatrat rreth Tetoves. Boskovski e mohon kete dhe ende nuk ka nje konfirmim te pavarur rreth saj.


Kritiket e Boskovskit dyshojne se ai ka krijuar nje grup paraushtarak besnik te partise se tij - te cilin mund ta perdore jo thjesht per te luftuar luftetaret Shqiptare ne rast se misioni i NATO-s deshton, por edhe per te frikesuar kundershtaret e tij politik para mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme ne Janar. Ata insistojne se nuk eshte koincidence fakti qe luani eshte simbol i partise se Boshkovskit.


Boshkovski po kundershtohet nga Ministria e Mbrojtjes e kontrolluar nga partia rivale Maqedonase, Aleanca Socialdemokrate e Maqedonise, SDSM, mbi ligjshmerine e grupit.


Ndersa oponentet kembengulin se ky grup eshte i paligjshem dhe se nuk mund te krijohet nje force speciale pa miratimin e qeverise, Boshkovski shpjegon se nuk ka nevoje per kete pasi Luanet jane thjesht rezerviste policie te cilet po trajnohen.


"Gjithcka [rreth Luaneve] eshte ne perputhje me ligjet," thote Boskovski per IWPR. "Ka spekulime se eshte krijuar nje force paraushtarake, por keto jane supozime qe nuk kane lidhje me realitetin…[Luanet ] jane nje force rezerviste policore e ligjshme.


"Nese do i kishim quajtur Krokodile apo Majmune askush nuk do te ishte ndjere. Fakti qe ne i quajtem Luane ben qe ata te trajtohen si paraushtarake te VMRO-DPMNE."


Por zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes Marijan Gjurovski shpjegoi per IWPR shqetesimet e tij mbi reklamat e dhena ne televizionin shteteror nga ana e Ministrise se Brendshme per te terhequr me teper rekrute ne grup. "Te besh thirrje per vullnetare per mbrojtjen e vendit bie ne kundershtim te plote me kodin penal," tha ai.


"Pas ketyre te ashtuquajturave organizata vullnetare dhe patriotike qendrojne grupe kriminale te lidhura me qarqet politike te cilat synojne te shfrytezojne mungesen e sigurise per qellime grabitjeje".


Keto komente vune ne dukje konfliktin midis policise dhe ushtrise, qe filloi ne fillim te veres pasi grupi i luftetareve Shqiptare, Ushtria Clirimtare Kombetare, UCK, filloi te fitoje terren.


Ndaj tyre u vune ne veprim njesite e anti-terrorit te perbera nga individe te trajnuar mire, te njohur si Tigrat dhe Special Task Force. Asnjera prej tyre nuk kishte fuqine njerezore apo strukturen komanduese per te perballuar nje lufte guerrile.


Per kete arsye, Keshilli i Sigurise Kombetare, i udhehequr nga Presidenti Boris Trajkovski, vendosi te krijoje nje njesi anti-terroriste te quajtur Brigada e Nderhyrjes se Shpejte, RRB. E perbere nga ushtare profesioniste, kjo force synonte te rimerrte ne zoterim fshatrat e pushtuara nga ana e UCK-se si dhe per aksione anti-terroriste. Plani tregonte qarte se RRB do te mbetej nen kontrollin e ushtrise.


Por disa jave pas ketij vendimi, forcat e armatosura nuk kishin bere asgje per te ngritur RRB. Gjeneralet protestuan se ushtaret e tyre ishin tashme ne front dhe nuk kishin me burime te tjera. Ky ishte momenti qe u shfrytezua nga Boshkovski per ta mbushur kete vakum.


Nje burim ushtarak, i mbetur anonim tha per IWPR-ne se zyrtare te Ministrise se Brendshme u rane kryq e terthor zonave te tera te vendit me lista emrash ne duar. Sipas burimit, njerezit ne lista mendohej te liroheshin nga ushtria pasi Ministria e Brendshme kishte nevoje per ta per "qellime speciale". "Shumica ishin anetare te VMRO-DPMNE," tha ai.


Grupi prej 150-200 njerezish ne liste perbente berthamen e Luaneve, thote i njejti burim. Te tjere u rekrutuan nga rezervistet e policise te cilet tashme po luftonin kunder UCK. Ata iu nenshtruan nje trajnimi ne bazen e policise ne Idrizovo, prane Shkupit, si dhe ne pikat e rreshqitjes me ski ne Bunec dhe Straza.


Boshkovski kembengul se rekrutet e Luaneve do te bashkohen me Special Task Force, per te krijuar RRB, gje te cilen kerkonte Trajkovski. Ai shpreson se organizata do te quhet perseri Luanet.


Por do te duhet kohe derisa ajo te shnderrohet ne grup legjitim. Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski, udheheqesi i VMRO - DPMNE, nuk deshiron qe ta hedhe kete ceshtje ne votim pasi e di qe partneret e tij te koalicionit, dy parti Shqiptare dhe SDSM nuk do te jene dakort qe t'u japin Luaneve statusin e forces speciale policore.


Komuniteti nderkombetar e ka pranuar idene e Brigades se Nderhyrjes se Shpejte por duket se nuk e di se cfare duhet bere me Luanet e Boshkovskit.


"Ministri i Brendshem me ka dhene garancine se grupet ilegjitime paraushtarake nuk do te lejohen te veprojne ne Maqedoni," tha Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Lordi Robertson, ne nje konference shtypi ne Shkup me 29 Gusht. "Tashme qe po rikthehemi ne normalitet nuk duhet te kete perjashtime per ata qe thyejne ligjin dhe rendin ne kete vend."


"Na eshte thene se RRB eshte nen komanden e ushtrise," thote nje diplomat Britanik. Mbreteria e Bashkuar do te caktoje dy specialiste, nje nga policia dhe nje tjeter nga ushtria, per te ndihmuar RRB me organizimin, kontrollin dhe komanden e forces se re.


"Ajo do te perdoret per te luftuar veprimet terroriste ne te ardhmen dhe do te konsistoje kryesisht ne anetare te ushtrise, por pa perjashtuar edhe elemente nga policia," thote diplomati. "Nese do e dinim se kjo strukture eshte njesi paraushtarake sigurisht qe nuk do ta mbeshtesnim".


"Ka zera se ekzistojne njesite paraushtarake Maqedonase por ne nuk kemi arritur t'i verifikojme keto hamendje," thote Craig Johns, shef i misionit te OSBE ne Shkup. "Ka mjaft hamendje por ne nuk mund te veprojme pa e ditur nese jane te verteta apo jo".


Nje tjeter burim diplomatik i tha IWPR-se se, "Duket se Luanet jane nje formacion paraushtarak."


Sipas te gjitha sondazheve publike, VMRO-DPMNE, do te pesoje humbje ne zgjedhjet e Janarit. Dhe kjo ka shqetesuar mjaft vezhgues te huaj te cilet mendojne se partia mund te hedhe ne veprim Luanet per te trembur votuesit apo per te eleminuar elemente te opozites, sidomos ne fshatra.


Zgjedhjet e fundit Maqedonase jane shoqeruar me te shtena armesh ne qendrat e votimit dhe madje, dhe me vrasjen e aktivisteve.


"Kjo nuk mund te ndodhe," siguron Boskovski. "Nuk kemi nevoje per ta pasi VMRO do dale fitimtare ne keto zgjedhje"


Saso Ordanoski eshte redaktor koordinues i IWPR ne Maqedoni.


Frontline Updates
Support local journalists