MAQEDONI: FORCAT SPECIALE “RREZIKOJNE ZGJEDHJET”

Ekziston frika se njesite paraushtarake te policise mund te perdoren per te mbajtur qeverine ne pushtet.

MAQEDONI: FORCAT SPECIALE “RREZIKOJNE ZGJEDHJET”

Ekziston frika se njesite paraushtarake te policise mund te perdoren per te mbajtur qeverine ne pushtet.

Vrasja e dy te rinjve nga policia paraushtarake kete jave ka shtuar friken se kjo force e njohur per brutalitetin e saj mund te hidhet ne veprim per te manipuluar zgjedhjet e aferta ne Maqedoni.


Te krijuara fillimisht per te luftuar grupet terroriste, keto njesi – te cilat se bashku me rezervistet e policise thuhet se kane qene pergjegjese per provokimin e shume incidenteve te dhuneshme gjate dhjete muajve te fundit ne te cilat kane vdekur rreth 30 civile – jane nen kontrollin direkt te partise ne pushtet, Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike per Unitetin Kombetar te Maqedonise, te njohur si VMRO-DPMNE.


Kur kane mbetur vetem dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve te pergjitheshme, partia duket se nuk ka shume mbeshtetje ne gjirin e zgjedhesve dhe ekziston shqetesimi se forcat speciale – te perbera nga skuadrat me emra Tigrat dhe Luanet – do te hidhen ne veprim per te frikesuar votuesit dhe gazetaret dhe per te kercenuar politikanet e opozites.


Vrasjet me te fundit kane ndodhur ne dy incidente te vecanta. Me 14 Korrik, ne Vinica, nje qytet i vogel ne lindje te Maqedonise, Alberto Stojanovksi, 21 vjec, eshte qelluar me nje shishe dhe ka humbur ndjenjat, dhe me pas eshte rrahur per vdekje. Te nesermen, Aleksandra Ristovska, 20 vjec, shoqja e nje oficeri paraushtarak, eshte vrare nga pakujdesia ne fshaqtin Jegunovce, prane kufirit me Kosoven.


Ne Vinica, deshmitaret kane thene se rreth 20 anetare te njesive te Tigrave kane mberritur ne qytet me makinat e tyre dhe te veshur civile duke folur me njeri tjetrin me ane te radiove. Ata jane drejtuar nga klubet e nates Cool dhe La Costa ku kane provokuar cilindo qe u dilte perpara, sipas nje deshmitari i cili ishte shume i frikesuar per te dhene emrin e tij.


Me shume se 200 njerez qe ndodheshin ne ato klube kane qene deshmitare te ngjarjes. Mesa duket ky sulm ka qene nje hakmarrje ndaj nje perplasjeje nje nate me pare ndermjet Tigrave dhe disa krimineleve vendas. Nje nder kampet stervitore te njesive paraushtarake ndodhet ne Malin Golak aty prane dhe here pas here ata dalin prej kampit dhe shkojne ne qytetin e Vinica. Policia lokale e cila eshte e paket ne numer dhe e pafuqishme, nuk i ka ndaluar dot asnje here.


Tigrat dhe Luanet – nje prej ketyre njesive eshte perfshire edhe ne vrasjen e Jegunovce – mendohet se perfaqesojne forcen policore me te fuqishme anti terroriste ne Maqedoni. Megjithate, ato rralle jane perfshire ne luften anti terrorizem.


Edhe gjate konfliktit te vitit te kaluar ne Maqedoni, keto njesi jane ndeshur vetem pak here me Ushtrine Clirimtare Kombetare. Sipas statistikave jo zyrtare, pjesa me e madhe e njerezve te vrare apo plagosur nga njesite speciale anti terrorizem dhe ato te policise kane qene Maqedonas etnik.


Pavaresisht se kane ngritur akuza te renda ndaj 14 pjestareve te Tigrave ne incidentin ne Vinica, autoritetet jane perpjekur te minimizojne kete ngjarje. “Gazetaret bejne akuza te pergjitheshme ndaj te gjithe forces policore dhe oficereve te saj,” ka thene zedhenesi i qeverise Georgi Trendafilov.


Pjesa me e madhe e rekruteve te rinj te Tigrave, dhe pothuajse te gjithe Luanet, jane anetare te VMRO-DPMNE. Nje numer i madh i tyre kane pasur probleme me ligjin dhe tani kalojne pjesen me te madhe te kohes neper stacione te policise ose duke pire ne bare dhe restorante.


Shume shpesh ata permenden ne faqet e gazetave Maqedonase per krime te ndryshme – ndonjehere sepse kane shkaterruar nje bar per shkak te nje zenke per ndonje vazje, here te tjera se kane qelluar nje kamerier i cili nuk u ka sherbyer me shpejtesi apo se kane vrare njerez nga pakujdesia dhe nga padia ne perdorimin e armeve te zjarrit. Komandanti i tyre i pergjitheshem, ministri i brendeshem famekeq Ljube Boshkovski, ka kercenuar disa here fizikisht gazetaret. Ai gjithashtu ka qene edhe pjesemarres ne disa sulme te dhuneshme.


Shume politikane te opozites, diplomate dhe gazetare kane kritikuar forcat speciale, dhe shume te tjere kane kerkuar shperberjen e ketyre njesive.


Radmila Sekerinska, nje deputete e Aleances Social Demokrate te opozites ka komentuar se “Incidentet e ndodhura gjate dy javeve te fundit tregojne per nje keqperdorim ne rritje te ketyre njesive policore. Gjate dy vjeteve te fundit, ne kemi paralajmeruar shpesh se ato po behen te pakontrollueshme. Sot ato perbejne nje Garde Pretoriane te VMRO-DPMNE e cila eshte shume e pergatitur per ti perdorur ato per qellime politike”.


Aleksandar Comovski, nje analist politik i respektuar dhe redaktor i TV te pavarur A1 ne Shkup, ka komentuar: “Njesite speciale te policise jane te rrezikeshme per Maqedonine dhe demokracine sepse synimi i tyre kryesor jane shtypi i lire dhe kundershtaret politik te qeverise”.


Ne prag te zgjedhjeve te 15 Shtatorit, anketimet e opinionit publik tregojne per nje perkrahje te ulet per koalicionin e tanishem qeveritar. Nje anketim i botuar me 15 Korrik ka treguar se VMRO-DPMNE do te humbase ndaj SDSM te opozites ne raportin 3 me 1. Partia Demokratike e Shqiptareve e Arben Xhaferrit duket se do te humbase ne raportin 1 me 2 ndaj Bashkimit Demokratik per Integrim te Ali Ahmetit, parti kjo e perbere kryesisht nga ish anetare te Ushtrise Clirimtare Kombetare.


Forcat Maqedonase dhe Shqiptare te opozites dhe nje numer vezhguesish te huaj kane paralajmeruar se qeveria mund te jete e pergatitur te perdore njesite speciale te policise per te destabilizuar vendin dhe per te rrezikuar procesin e pajtimit me qellim qe te qendroje ne pushtet.


“Une jam shume i shqetesuar rreth mundesise se shperthimit te dhunes dhe shkallezimit te saj gjate zgjedhjeve ne Maqedoni,” ka thene Edward Joseph i Grupit Nderkombetar te Krizave. “Eshte bere e qarte nga nje sere incidentesh te koheve te fundit se forcat speciale jane te perfshira ne krijimin e incidenteve – Vinica ka qene me teper nje mungese discipline dhe kontrolli, por edhe ajo eshte nje ngjarje shqetesuese po te kemi parasysh se njesi te tilla policore duhet te jene te stervitura ne menyre speciale dhe te kene disipline te forte. Tendenca per te krijuar incidente ekziston dhe eshte treguar disa here haptazi”.


Nje diplomat i larte i cili ka folur per IWPR-ne ne kushtet e anonimitetit, ka thene se disa ambasadore mendojne se Gjeorgjevski ka plane per te krijuar nje fare konfuzioni te gjendjes se sigurise e cila do ti lejoje atij te shpalle gjendjen e jashtezakoneshme ne fund te muajit Gusht.


“Por kjo do te jete shume e veshtire tani,” ka thene ambasadori. “Gjeorgjevski nuk gezon nje mbeshtetje te mjaftueshme popullore. Dhe komuniteti nderkombetar mendon se ai nuk ka bere sa duhet per te avancuar demokracine ne Maqedoni”.


Saso Ordanoski eshte redaktor koordinues i IWPR-se ne Maqedoni dhe redaktor i revistes se perjaveshme te Shkupit, Forum.


Frontline Updates
Support local journalists