KOSOVA NDERON 'SHPETIMTARET' E SAJ
Figura te rendesishme te kohes se fushates ajrore te NATO-s po behen te pavdekeshme nga Shqiptaret te cilet u jane mirenjohes atyre.
KOSOVA NDERON 'SHPETIMTARET' E SAJ
Figura te rendesishme te kohes se fushates ajrore te NATO-s po behen te pavdekeshme nga Shqiptaret te cilet u jane mirenjohes atyre.
Ish presidenti Amerikan Bill Clinton eshte duke u bere i pavdekshem ne Kosove pasi nje bulevardi te gjate tre kilometra e gjysem eshte i eshte vendosur emri i tij.
Nje fotografi e tij e larte 12 metra eshte vendosur si pjese e projektit per permiresimin e rruges i cili ka kushtuar 427,000 euro.
Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova ka thene se nje mirenjohje e tille eshte gjeja me e vogel qe mund te bejne Shqiptaret e Kosoves per nje burre shteti i cili kishte qene ne krye te fushates se NATO-s per bombardime ne vitin 1999.
"Kjo eshte nje gje shume e vogel qe ne kemi bere, sepse ish presidenti Amerikan meriton shume me teper," ka thene Rugova.
Ne fakt, emri i Clinton gjendet ne shume menyra ne te gjithe Kosoven, e cila mbetet nje protektorat i Kombeve te Bashkuara edhe kur kane kaluar tre vjet nga perfundimi i konfliktit, dhe kur ne territorin e saj gjenden 32,000 paqeruajtes nderkombetare.
Biznesmeni Ramadan Aliu, i cili eshte me origjine nga Maqedonia, e ka quajtur kompanine e tij te vogel e cila merret me perpunimin e mermerit me emrin e ish presidentit Amerikan. "Kur drejtuesit e shteteve largohen nga posti, shume prej tyre harrohen. Une deshiroja ta beja presidentin Clinton te pavdekshem," ka thene ai per IWPR.
Nje numer baresh dhe restorantesh lokale jane quajtur me emra te lidhura me Ameriken, NATO dhe Britaniket te cilet kane cliruar Kosoven nga regjimi i ish presidentit Jugosllav Slobodan Millosheviq.
Aviano, restoranti i pare qe u bie ne sy te gjithe te huajve te cilet zbresin ne aeroportin e Prishtines, e ka marre emrin nga baza ushtarake e NATO-s ne Itali. Emra te tille si B52, BBC, Apache, Pentagon dhe Blair jane gjithashtu te perhapur.
Ne hyrje te Prishtines tani qendron nje statuje ne miniature e Statujes se Lirise e cila gjendet ne New York, e cila ka kushtuar rreth 100,000 euro. "Nuk mund te them nese ka ndikuar ne shtimin e biznesit, pasi eshte vendosur vetem prej pak ditesh, por duket bukur," thote Avdi Selmani, i cili eshte menaxher i nje hoteli aty prane.
Zedhenesi i keshillit bashkiak te Prishtines Veli Bytyqi thote se ai ka degjuar shume rreth planeve per shume projekte per te vendosur emra rrugesh apo per ngritjen e statujave ne nderim te politikaneve te huaj, por qytetaret Kosovare po i nderojne ata edhe peronalisht.
Per shembull, Gezimi, nje Ashkali nga Fushe Kosova, e ka quajtur vajzen e tij Albright sipas ish sekretares Amerikane te shtetit, Madeleine Albright. "E pse jo? Ajo na shpetoi nga lufta, pastaj edhe emri eshte i bukur," thote ai.
Kur Shqipe Bardhi nga Gjakova ka lindur nje vajze dy muaj pas perfundimit te luftes, ajo e quajti ate Madeleine. "Ishte ideja e burrit tim. Ajo na ka ndihmuar shume. Ajo na ka shpetuar," thote Bardhi, duke shtuar se femijen tjeter do ta quajne Clinton.
Stafi i zyres se regjistrimit civil ne Prishtine thote se eshte vene re nje rritje e ndjeshme e ketyre emrave. "Vetem tre dite me pare, dikush e ka quajtur djalin e tij Tony Blair," thote zyrtari i kesaj zyre, Shefqet Bucaj.
Kosovaret kane aq ndjenja miqesore ndaj Amerikes saqe ata jane prekur rende nga sulmet e 11 Shtatorit ne New York dhe Washington. Televizonet lokale ne ate kohe kane shfaqur pamje te njerezve te perlotur dhe sot ekziston nje numer i madh perkujtimoresh per nder te viktimave dhe ne shenje solidariteti me ta dhe familjet e tyre.
Ne nje fotografi te New York kun e vend te dy kullave binjake jane vendosur dy qirinj shkruhet "Amerike, ne jemi me ty".
Populli i Kosoves, tani qe konflikti ka mbaruar prej kohesh po punon per forcimin e institucioneve lokale, por gjithashtu po perpiqet te nderoje dhe te beje te pavdekshem ata te cilet i kane ndihmuar te arrijne kete dite.
Fatos Bytyci eshte nje gazetar i Radio Televizionit te Kosoves, RTK.