Skip to main content

Konflikti I Rradhes Ne Serbi

Edhe nese detajet shqetesuese te marreveshjese se Kosoves mund te zgjidhen, Serbia perballet me nje konflikt te ri te brendshem.

Konflikti I Rradhes Ne Serbi

Edhe nese detajet shqetesuese te marreveshjese se Kosoves mund te zgjidhen, Serbia perballet me nje konflikt te ri te brendshem.

Pranimi nga ana e Parlamentit Serb te kushteve te NATO-s per perfundimin e fushates se bombardimeve mund te hapi rrugen per nje zgjidhje te krizes ne Kosove. Por mbeten edhe shume detaje per tu zgjidhur, dhe marreveshja le te hapur ceshtjen kryesore te kontrollit politik ne Beograd, rreth se ciles ka shume mundesi qe te shpertheje nje konflikt i madh ne muajt e ardhshem.


Detajet e sakta te marreveshjes, perfshire permendjen e nje rezolute perpara Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe shpejtesia e siguria e permbudhjes te kushteve te ketij dokumenti nga ana e Serbeve mbeten ceshtjet kryesore. Perfundimi i fushates se bombardimeve te NATO-s kushtezohet nga perparimi ne keto pika, vecanerisht nga terheqja e forcave jugosllave te sigurimit.


Megjithate edhe neqofte se keto pengesa kapercehen, problemi kryesor politik per regjimin e Beogradit mbetet akoma. Dokumenti me 12 pika i pranuar nga parlamenti Serb eshte ne vija te trasha i njejte me marreveshjen e Rambouillet, dhe ne disa detaje te rendesishme akoma edhe me i ashper. Si i tille ai perfaqeson nje kapitullim te rendesishem te Beogradit, dhe nje deshmi te kotesise se kundershtimeve gjate tre muajve te kaluar.


Njoftimet e para ne mediat Serbe kane qene informative dhe jo emocionale. Por duke qenese e kane cuar Jugosllavine ne nje konfrontim me NATO-n dhe kane shkaktuar shkaterrime te medha dhe humbje jete, Miloshevic dhe media e kontrolluar nga regjimi do ta kene te veshtire ta paraqesin ate si shpetimtarin e Serbise.


"Ceshtja nuk eshte nese eshte humbur Kosova, por nese kemi humbur ne--te gjithe ne," thote nje analist i pavarur ne Beograd. " Dhjete vjet shkaterrime dhe me pas dy muaj e gjysem bombardime vetem per tu kthyer tek marreveshja e Rambouillet. E gjitha kjo me kot."


Ne keto rrethana, opozita e brendshme pritet te aktivizohet. " Pakenaqesia sociale, vecanerisht ne nivelin lokal, eshte shume e rendesishme," thote nje aktivist Serb i te drejtave te njeriut. " Si rezultat i luftes, fuqia eshte decentralizuar. Qytetaret, iniciativat lokale dhe media rajonale jane jashte kontrollit te Beogradit dhe ka mundesi qe ata te behen burime te nje opozite te re."


Nje tregues teper i rendesishem do te jete pergjigjia e Malit te Zi, republika e dyte e mbetur ne kuader te federates,e cila pritet qe te shtoje perpjekjet e saj per tu distancuar nga Beogradi.


Nje e panjohur tjeter eshte edhe pergjigjia e Shqiptareve. Udheheqesit e Shqiptareve te Kosoves nuk kane qene shume te prirur per nje marreveshje dhe e kane te veshtire te pranojne konceptin e autonomise ne kuader te Serbise. Burimet shqiptare kane shprehur shqetesim te vecante rreth atyre pikave qe lejojne perfshirjen Serbe ne kontrollin kufitar. Per me teper, Ushtria Clirimtare e Kosoves tani me po rigrupohet nen drejtimin e nje komandanti te ri te pergjithshem, Agim Ceku, dhe ka shume mundesi qe te mos deshiroje te carmatoset.


Disa figura ne Serbi, po pozicionohen menjehere per te marre persiper role te reja si interlokutore te Perendimit. Duke folur ne konferencen e tij per shtyp, udheheqesi i Levizjes per Riperteritjen Serbe Vuk Draskovic, i larguar gjate luftes nga posti i zevendeskryeministrit, e pozicionoi veten per nje kthim te shpejte. Duke dhene sinjale per nje bashkepunim te ri me Miloshevicin, ai shprehu mbeshtetjen e tij per marreveshjen e paqes dhe theksoi nevojen per ndihme nderkombetare per rindertim--duke ofruar veten e tij ne menyre te qarte si ndermjetes i Perendimit me Beogradin.


Megjithate ekstremistet nuk po e pranojne humbjen. Ne nje konference shtypi te mbajtur menjehere pas votimit te parlamentit ne favor te marreveshjes, Zevendeskryeministri dhe Udheheqesi i Partise Radikali Vojislav Seselj denoncoi fuqimisht marreveshjen si nje humbje te madhe te Miloshevicit. Ai e kritikoi ashper Miloshevicin per pranimin e kesaj marreveshje.


Duke pasur akoma shprese per nje komande " te dyfishte" te forcave nderkombetare gje e cila do te linte disa pjese te provinces nen kontrollin substancial te Ruseve, ai paralajmeroi se, nen presionin e Washingtonit, kushtet perfundimtare te rezolutes se OKB-se mund te jene akoma dhe me te ashpra per Serbine. Duke kercenuar se do te largohej nga qeveria, ai insistoi se Radikalet do te konsideronin te gjitha trupat e huaja ne Kosove si " pushtues".


Roli i Seselj per nje kohe te gjate si me radikali brenda regjimit, jep arsye per te qene skeptik rreth qellimeve te verteta te deklaratave te ketilla. Por ato gjithashtu rrisin edhe shqetesimin ndermjet Serbeve se perfundimi i luftimeve ne Kosove do ta sjelle konfliktin brenda ne Serbi--nepermjet dhunes direkte ose mjeteve te tjera. Gazetare te pavarur, aktiviste te te drejtave te njeriut dhe te tjere ne Beograd, gjate gjithe kohes se bombardimeve, kane pasur frike se po pergatiten listat e atyre te cilet nuk shprehin " besnikeri te mjaftueshme" --te cileve do tu jepet ajo qe meritojne pas perfundimit te konfliktit.


Nje shqetesim kryesor eshte edhe pergjigjia e ushtarakeve. Marreveshja ben thirrje per terheqjen e te gjitha forcave nga Kosova, dhe deshira e tyre per ta plotesuar kete do te jete testi i pare i rendesishem per marreveshjen. Mund te kete mosmarreveshje te konsiderueshme rreth qellimit se vazhdimit te qendrimit te forcave Serbe ne province.


Edhe nese ata kthehen ne Serbi, kjo mund te krijonte presione te reja te brendshme. Disa trupa mund te shprehin mosaprovimin e tyre kur te kthehen ne nje vend te varferuar dhe te shkaterruar nepermjet protestave ne rruge te ngjashme me ato te organizuara nga te afermit te ushtareve gjate javeve te kaluara.


Megjithate, disa te tjere, te nxehur me nje kapitullim ne nje lufte te cilen, te pakten ne terren ata dukej se po e fitonin, mund te jene te gatshem per tu hakmarre ndaj cdo opozite te brendshme ndaj strukturave drejtuese. Duket se jane te gjitha gjasat per nje larje hesapesh te ashper dhe ndoshta edhe te dhunshme brenda Serbise.


Te gjithe keta faktore ka mundesi te komplikohen akoma dhe me teper nga Gjykata Nderkombetare Kriminale per ish Jugollavine ne Hage. Ndersa Miloshevici tashme eshte vene nen akuzat per krime lufte, vendet Perendimore do te perballen me presionin gjithnje ne rritje per te mos dhene asnje mbeshtetje qe do te ndihmonte ne stabilizimin e regjimit. Kjo do te ndalonte dhenien e ndihmes financiare dhe per rikonstruksionin aq te nevojshme.


Ndersa Kosova do te jete nen protektoratin nderkombetar, hetuesit e krimeve te luftes do te fillojne menjeher hetimet e tyre intyensive rreth ngjarjeve te fundit ne Kosove dhe ndoshta do te ngrene akuza te tjera ndaj udheheqjes se Beogradit edhe per luften ne Bosnje Hercegovine. Kjo do te izoloje akoma edhe me teper regjimin e tanishem, dhe do te krijoje presione me te medha per nje ndryshim te tij. Megjithese kjo mund te mos ndodhi shume shpejt, Serbia e shkaterruar dhe hakmarrese mund ta kerkoje brenda vetes konfliktin e saj te ardhshem.


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i Institute for War and Peace Reporting. Nje korrespondent i IWPR ne Beograd ka kontribuar ne kete artikull.


Frontline Updates
Support local journalists