Shuhen Shpresat per Liri te Sllobos
Burgim i perjetshem dhe ekstradim jane ato te cilat po i sillen rrotull ish-presidentit.
Shuhen Shpresat per Liri te Sllobos
Burgim i perjetshem dhe ekstradim jane ato te cilat po i sillen rrotull ish-presidentit.
Familja, miqte, avokatet dhe koleget e Milosheviqit hyjne dhe dalin nga burgu qendror i Beogradit ne perpjekje per te ngritur moralin e ish-presidentit. Por javen e kaluar Milosheviqi pesoi nje goditje. Ai humbi nje aleat te rendesishem: Milorad Saviq, roja dhe miku i tij me i ngushte.
Saviq u fut ne sherbimin e burgut njezet vjet me pare. Ambicja e tij ishte te arriste majat e profesionit te tij te preferuar. Ngritja e tij ne detyren e drejtorit te turnit te rojes erdhi ne nje kohe te favorshme - disa dite para se Milosheviqi te arrestohej.
Reputacioni i Saviqit midis kolegeve u rrit kur ai u be roje e ish-presidentit. Ndersa shpresat per nje lirim te Milosheviqit pakesoheshin Saviq - i njohur si macja Tom midis miqve te tij - filloi te ndjente keqardhje per kete njeri dhe kaloi ne qeline tjeter.
Ata u bene miq: Milosheviqi e zgjonte ne mesnate per te biseduar se bashku, Saviq bente shetitje me te per disa ore ne dite.
Por si reagim ndaj perkrahjes per Milosheviqin jashte dyerve te burgut autoritetet vendosen qe ta zevendesonin Saviqin me roje te tjera te cilet do te nderrohen here pas here per te shmangur lidhjen e miqesive brenda mureve te burgut.
Saviq ishte veçse nje nga miqte e ish-presidentit qe perpiqen per ta ngritur moralisht ne nje kohe qe ai perpiqet te luftoje me cdo lloj menyre ata qe duan ta shohin perjete pas hekurave.
Pavaresisht nga gjendja jo e mire shendetesore Milosheviqi po punon intensivisht per fushaten e lirimit te tij. Duket se rregullat e burgut nuk veprojne mbi te.
Bordi ekzekutiv i partise Socialiste serbe SPS ka levizur i teri ne burgun qendror. Ata po organizojne demonstrata mbledhin fonde per fushaten. Zyrtare te larte te partise si Branislav Ivkoviq, Zivorad Igiq dhe Ivica Daçiq po bejne biseda kudo. "Vendimet me te larta politike ne SPS merren ne qelite e Milosheviqit. "Ndonese i vdekur politikisht ai eshte ende aktiv. Ai ka ende influence mbi bashkepunetoret e tij dhe planifikon strategjine e SPS ne takime" thote nje burim brenda burgut.
Perveç angazhimit ne takime partiake, ai po punon mjaft ne forcimin e grupit te avokateve te tij. Me ndihmen e gruas se tij Mirjana Markoviq ai ka paguar nente avokate te cilet do te ndihmojne Toma Fila ne mbrojtjen e tij. "Rasti i Milosheviqit ka fituar nje dimension te ri politik," thote Toma Fila.
Nje nga keta avokate Veselin Ceroviq thote se Milosheviqi beson se gjyqi i tij po pergatitet per interesa politike te te tjereve. "Ai ndihet si nje i burgosur i NATO-s dhe e konsideron veten si udheheqesi i levizjes se rezistences kunder dominimit te NATO-s".
Sipas Ceroviq, Milosheviqi e ndjen se "njerezit e tij" nuk do te mashtrohen nga "interesa te huaja politike". Ai ndihet i pafajshem dhe e ka ndergjegjen te paster," thote avokati i tij.
Zdenko Tomanovic nje tjeter anetar i grupit te avokateve thote se akuza e ardhur nga Haga qendron si pyke mes hekurave te qelise se tij qe nga dita e komunikimit.
Pervec tribunalit hetimet mbi mashtrimet financiare te Milosheviqit perfunduan ne 18 Qershor. Prokurori i Beogradit ka dhe 15 dite per te ngritur nje padi ndaj tij dhe tre te tjera per te per akuzat mbi pervehtesimin e 197 milion markave nga thesari i shtetit.
Grupi i avokateve ofroi pagesen me kusht nga shitja e shtepise se tij. Dhe siç pritej kjo gje nuk u pranua. Tashme mbeshtetesit e SPS po perpiqen te mbledhin fonde per nje oferte te suksesshme per lirimin me kusht.
Tomanoviq i tha te perditshmes se Beogradit Blic ne 22 Qershor se grupi i avokateve po pergatitet te ofroje 250 milione marka garanci, nje shume qe i perqaset vleres se pasurive qe ka ne zoterin SPS.
Ndonese e paket mbeshtetja publike nuk ka munguar. Gjate fundjaves se kaluar afro 5,000 mbeshtetes te Milosheviqit u grumbulluan ne qender te Beogradit dhe hodhen parrulla per lirimin e udheheqesit te tyre gjate marshimit drejt burgut.
Zhivorad Igiq thote se partia tij po pergatitet per protesta te reja duke u perqendruar ne viziten e Prokurores se Hages Karla Del Ponte data e se ciles do te vendoset ne varesi te rezultatit mbi dekretin e ekstradimit.
Ligji i propozuar mbi ekstradimin do te hape rrugen per transferimin e Milosheviqit ne gjykate.
Kundershtimi i pare i projekt ligjit vjen nga Partia Socialiste Malazeze SNP votat e se ciles jane te nevojshme nese ky draft duhet te kaloje ne parlament. Por kundershtite Malazeze mund te kapercehen nese siç edhe mund te ndodhe Presidenti Koshtunica mund te anashkaloje parlamentin federal.
Duke u pergatitur per me te keqen Milosheviqi po pergatit mbrojtjen e tij nese procesi ne Hage avancon.
Duke perdorur strategjine e tij te sprovuar se sulmi eshte mborjtja me e mire ai kercenon qe tere akuzat qe rendojne mbi te te bien mbi komunitetin nderkombetar.
Ai po pergatitet te zbuloje permbajtjen e bisedave te fshehta qe ka mbajtur me lideret perendimore ne momentet kyçe te konfliktit ne Ballkan.
Ndonese vendimi i prokurorit te rrethit mbi akuzat per ceshtje financiare hyn ne fuqi me 1 Korrik pritet qe ai do te ekstradohet perpara kesaj date.
Te gjitha keto ngjarje ndodhin ne nje kohe qe ka shqetesime ne rritje rreth gjendjes shendetesore mendore dhe fizike te ish- presidentit.
Avokatet e tij mbrojtes po perpiqen ta transferojne ne nje spital ushtarak pasi sipas tyre zemra e tij eshte ne gjendje kritike. Ajo qe dihet eshte se Milosheviq merr mjekime per shkak te tensionit te larte ndonese ai trembet nga cdo lloj mjekimi intravenoz.
Sipas burimeve ai po kalon nje krize te shkurter depresive. Thuhet se ai po behet me melankonik me kalimin e diteve. Igiq i deklaroi per IWPR se kjo nuk eshte e vertete. "E vizitova dhjete dite me pare. Presidenti mbahej mire," thote ai.
Nderkaq, Miloshevici vizitohet cdo dite nga bashkeshortja e tij e cila i sjell ushqime te bera vete. Me 19 qershor nusja e djalit i beri nje vizite per here te pare se bashku me nipin dy vjeçar Marko i cili e gezoi se tepermi.
Dan Iliq eshte pseudonimi i nje gazetari nga Beogradi.