Skip to main content

SKANDALI I VJEDHJES NE REPUBLIKA SRPSKA

Nje raport thote se drejtuesit e kompanise shteterore te energjise elektrike kane pervetesuar nga arkat e shtetit nje shume prej 90 milion dollare Amerikan ne vit.

SKANDALI I VJEDHJES NE REPUBLIKA SRPSKA

Nje raport thote se drejtuesit e kompanise shteterore te energjise elektrike kane pervetesuar nga arkat e shtetit nje shume prej 90 milion dollare Amerikan ne vit.

Republika Srpska, RS, eshte tronditur nga nje skandal financiar pasi nje kompani e madhe shteterore eshte akuzuar per keq administrim te fondeve dhe vjedhje nga Zyra e Perfaqesuesit te Larte per Bosnje Herzegovinen, OHR.


Me 26 Shkurt, Perfaqesuesi i Larte Paddy Ashdown ka shkarkuar drejtorin e pergjitheshem te Elektroprivreda (Energjia Elektrike e Republika Srpska, EPRS) Svetozar Acimoviq, ndersa brodi drejtues i EPRS eshte shkarkuar i gjithi nga qeveria e RS vetem nje dite me pas.


Ashdown u ka kerkuar autoriteteve te fillojne procedimet ligjore ndaj te gjithe zyrtareve pergjegjes.


Por OHR mendon se vete qeveria e RS duhet te fajesohet njesoj per kriza te tilla si ajo ne EPRS, sepse qeveria ka kundershtuar prej kohesh privatizimin e kesaj kompanie.


Shkarkimet kane ardhur pas botimit me 25 Shkurt te nje raporti te kontrollit financiar per firmen e drejtuar nga shteti, i cili ishte porositur nga OHR. Raporti e akuzon kompanine se nepermjet keq administrimit ka shkaktuar humbje prej disa miliona marka te konvertueshme per ekonomine e vendit.


Zevendes perfaqesuesi i larte Donald Hays ka thene per median se rezultatet raportit "demtojne vleren e kompanise publike dhe te biznesit te saj" dhe ka thene se zyrtaret e perfshire kishin tejkaluar kompetencat. "Menaxhimi i keq dhe konflikti i interesave i kane kushtuar ketij vendi te pakten 166 milion marka te konvertueshme (91 milion dollare Amerikan) ne vit - por kjo eshte vetem maja e ajzbergut," ka thene ai.


"Kjo eshte nje histori vjedhjesh, menaxhimi i keq dhe neglizhence," ka thene ai, duke shtuar se rezultatet e kontrollit financiar "perbejne nje turp per kete kompani".


Por Acimoviq ka kundershtuar kategorikisht faktin e humbjes se shumave kaq te medha parash. "Shumat e verteta jane shume here me te vogla se sa 166 milion marka te konvertueshme," ka thene ai per median.


Raporti gjithashtu ka krijuar shqetesim edhe per nje shume prej 71 milion dollare Amerikan e cila eshte transferuar nga zyra qendrore e EPRS ne zyrat rajonale ne Trebinje, dhe ne centralet e Gacko dhe Uljevik. Kontrolloret dyshojne se kjo shume parash eshte perdorur ne menyre jo efikase.


Kompania eshte kritikuar gjithashtu edhe per rezultatet e dobta ne mbledhjen e pagesave. Ne raport thuhet se ne vend qe te mbledhe borxhet nga disa kompani te tjera ne forme parash, EPRS ka pranuar forma te tjera rimbursimi, duke shkaktuar nje humbje prej 28 milion dollare.


Raporti eshte perplasja me e fundit ndermjet autoriteteve te RS dhe komunitetit nderkombetar ne lidhje me privatizimin. Autoritetet vendase insistojne se privatizimi nuk eshte ne interes te popullit, duke dhene si shkak per kete qendrim nje rritje te mundeshme te cmimit.


Por komuniteti nderkombetar thote se EPRS po peson humbje te medha dhe momentalisht puneson mbi dy here me teper punonjes se sa ka nevoje - dhe kompania ka shume nevoje per nje injektim parash te cilat do te vinin nga privatizimi.


Mberritja e Paddy Ashdown ne Maj 2002 ka shtuar presionin. Ai ka insistuar per shitjen e kompanive shteterore ne te gjithe rajonin, dhe ka akuzuar autoritetet se po vonojne kete process per shkak se kane frike se mund te humbasin pushtetin ekonomik - nje pikpamje kjo qe mbeshtetet edhe nga shume analiste te pavarur.


Si partia ne pushtet ashtu edhe opozita nuk kane pranuar te mbeshtesin privatizimin. Politikanet dhe drejtues te EPRS kane fituar edhe mbeshtetjen e sindikatave duke sugjeruar se privatizimi i mundeshem i kompanise do te conte ne shkurtimin e mbi gjysmes se rreth 7,500 punonjesve qe ka tani kompania.


Ne Tetor 2001, ndersa ky konflikt vazhdonte, EPRS ka filluar nje tender per shitjen e energjise shtese qe prodhon ne vende te tjera ne rajon. Kompania ka marre vetem nje oferte, nga kompania me qender ne Londer, Energy Financing Team, ETF. Ky transaksion ka shtuar edhe me teper dyshimet e OHR.


Raporti i kontrolloreve financiar ka treguar se fitimet e EFT nga rishitja e energjise ne Malin e Zi kane arritur vitin e kaluar ne 40 perqind, dhe parashikon se nese nje praktike e tille vazhdon - fitimet per vitin 2003 mund te jene edhe me te larta.


"Keto fitime jane astronomike nese krahasohen me fitimet normale ne tregtimin e energjise prej nje deri pese perqind," thuhet ne raport.


Megjithate, EFT ka hedhur poshte keto fjale, duke e siguruar OHR se tenderi eshte negociuar ne perputhje te plote me ligjet e RS dhe Bosnje Herzegovines dhe duke permbushur kushtet e miratuara nga Bashkimi Europian.


Ne nje deklarate, kompania eshte shprehur se "EFT kerkon kryerjen e nje kontrolli te ri per keto akuza, i cili te kryehet nga ndonje prej kompanive te medha nderkombetare te kontrollit financiar, dhe rezultatet e tij duhet te behen publike".


Acimoviq gjithashtu ka kundershtuar kritikat e kontrollorit per procesin e tenderit. "Nje komision ekspertesh ka vleresuar ofertat qe kemi marre dhe ka gjykuar se ajo e ETF ka qene me e favorshmja - nje vendim i cili eshte miratuar edhe nga kryeministri i asaj kohe, Mladen Ivaniq," ka thene ai.


Kryeministri i tanishem i RS Dragan Mikereviq ka thene per median se ndersa ai nuk e ka pare ende raportin e plote te kontrolloreve financiar, qeveria e tij do te "veproje sipas kompetencave qe ka", duke shtuar se drejtuesit e EPRS jane pergjegjes per kete skandal keq administrimi.


Gordana Katana eshte nje korrespondente e Zerit te Amerikes ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists