BOSNJE: BASHKOHET POLICIA E MOSTARIT
Policia Kroate dhe ajo Muslimane po punojne se bashku ne qytetin me te ndare te vendit.
BOSNJE: BASHKOHET POLICIA E MOSTARIT
Policia Kroate dhe ajo Muslimane po punojne se bashku ne qytetin me te ndare te vendit.
Nje force policore multi etnike ka filluar nga puna ne Mostar, nje nga qytetet me te ndara ne Bosnje, ne nje hap i cili mund te shenoje nje tolerance me te madhe ne te gjitha pjeset e tjera te vendit.
Kjo mund te paralajmeroje gjithashtu edhe nje periudhe te keqe per kriminelet te cilet deri me tani kane pasur nje liri te madhe pasi jane ndihmuar nga nje sistem policor i ndare ne gjashte autoritete te ndryshme, shume prej te cileve veshtire se kane komunikuar ndonjehere me njeri tjetrin.
"Lufta ndaj kriminalitetit do te behet me efektive, dhe parate e buxhetit publik do te perdoren per prioritete te tjera," ka thene Zhak Pol Klein, drejtuesi i misionit te OKB-se ne Bosnje Herzegovine, ndersa forca e re policore e Mostarit pergatitej te fillonte nga puna ne fillim te ketij muaji.
Jane dashur shtate vjet bisedime te lodheshme per te afruar administratat policore te Muslimaneve te Bosnjes dhe ate Kroate. Gjate luftes, Mostari ka qene nje nder pikat me te nxehta te konfliktit nder etnik. Me pas, qyteti eshte konsideruar si nje rast prove per pajtimin e pas luftes.
Klein ka thene se shkrirja e sherbimeve policore "perben nje precedent per bisedimet e ardheshme ndermjet institucioneve te tjera ne te gjithe Bosnje Herzegovinen".
Forcat policore ne vend jane ndare sipas perkatesive etnike ne fillim te luftes ne vitin 1992. Kroatet dhe Muslimanet ne Mostar fillimisht ishin te bashkuar ndaj nje armiku te perbashket - Serbeve te Bosnjes. Por ne vitin 1993, ata filluan te luftonin kunder njeri tjetrit dhe kjo u shnderrua ne nje lufte te pergjakeshme brenda luftes. Qyteti u nda ne dy pjese, ne ate Kroate ne perendim dhe ne ate Muslimane ne lindje.
Nen nje presion te forte nderkombetar, Kroatet e Bosnjes dhe Muslimanet nenshkruan nje traktat ne Uashington ne vitin 1994 duke rkijuar Federaten Boshnjake. Por mungesa e besimit ndermjet dy komuniteteve etnike ka vazhduar per nje kohe te gjate pas pushimit te luftimeve. Ne cdo moment, politikanet lokal kane penguar ribashkimin e sherbimeve kryesore te administrates.
Si rezultat, forca policore u nda ndermjet gjashte administratave me te vogla - nje per cdo sektor te qytetit. Kroatet e Bosnjes dhe Muslimanet dominonin ne nga tre prej ketyre bashkive. Gjendja ka qene edhe me e renduar per faktin se bashkia qendrore nuk kishte fare nje force policore.
Krimi ka lulezuar ne kete te fundit ku tregtare dhe kontrabandiste kane shitur mallra kontrabande pa pasur asnje pasoje. Refugjat e kthyer nuk kane pasur asnje mbrojtje nga policia. OKB dhe institucionet e tjera nderkombetare kane filluar bisedimet per bashkimin e forces policore menjehere pas perfundimit te luftimeve. Por eshte dashur nje periudhe kater vjecare vetem per te bindur forcat rivale te perdorin te njejtat frekuenca te radiove. Me pas kane filluar disa projekte pilote per shkembimin e oficerece te policise nga bashkie dhe departamentet e ndryshme.
Me zgjedhjen ne postin e kryetarit te bashkise, te te moderuarit Neven Tomiq, ne Qershor te vitit 2000, bashkepunimi ndermjet Muslimaneve dhe Kroateve eshte permiresuar. Ne fund te vitit te kaluar, kryetari i bashkise ka nisur nje projekt te quajtur "Nje qytet - Nje polici".
Projekti parashikonte shperberjen e gjashte sektoreve bashkiak te policise dhe krijimin e nje strukture te vetme policore, ne te gjithe qytetin e Mostarit, Departamenti i Policise se Mostarit, DPM, ku perfshiheshin zonat veriore, jugore dhe qendrore se bashki me nje stacion policie te trafikut.
Duke folur ne nje ceremoni per festimin e perfundimit te procesit te shkrirjes, kryetari i bashkise Tomiq dhe zevendesi i tij Hamdija Jahiq kane pranuar se krijimi i nje force policore te vetme per qytetin duhet te coje ne bashkimin perfundimtar te Mostarit.
"Pas kesaj nuk do te kete me raste kur kriminelet largohen nga nje pjese e qytetit ne nje tjeter sepse nje makine policie nuk mund ti ndjeke pertej kufinjve te bashkise," ka thene zedhenesi i policise Sead Brankoviq.
Qytetaret e Mostarit e kane mirepritur bashkimin e policise. Shume njerez shpresojne se nje gje e tille do te ule kriminalitetin. Te tjeret jane pak me te kujdeseshem. "Une do te filloj te besoj kur te shoh me syte e mi se po arrestohen me teper kriminele," thote pensionisti Ivan Zovko.
Zvonimir Jukiq eshte korrespondent per gazeten Nezavisne Novine dhe agjensine e lajmeve ONASA ne Mostar.