Skip to main content

Zhurma Per Ndihmat Ne Maqedoni

Shqiptaret ne Maqedoni thone se ata nuk pa marrin pjesen qe u takon nga ndihmat humanitare nderkombetare.

Zhurma Per Ndihmat Ne Maqedoni

Shqiptaret ne Maqedoni thone se ata nuk pa marrin pjesen qe u takon nga ndihmat humanitare nderkombetare.

Fshati Shqiptar i shkaterruar, Drenoc, prane qytetit te Tetoves, i ngjan nje fantazme. Shenjat e luftes jane teper te dukeshme - shtepi te djegura, dyqane te boshatisura dhe xhama te thyer - dhe shume pak njerez qe levizin neper rruge.


Kjo eshte nje pamje e zakoneshme ne te gjithe Maqedonine, por tani ndihmat e huaja do te mbeshtesin riparimin e demeve te shkaktuara nga konflikti qe shpertheu ndermjet guerrilasve Shqiptare dhe forcave qeveritare gjate ketij viti.


Megjithate, pjestaret e pakices Shqiptare ankohen se komunitetet Maqedonase po perfitojne ne menyre te padrejte pjesen me te madhe te ketyre ndihmave.


Sipas burimeve zyrtare, rreth 76,000 njerez ne Maqedoni jane zhvendosur nga shtepite e tyre per shkak te luftimeve. Komisioni i Larte per Refugjatet i Kombeve te Bashkuara, UNHCR, llogarit se rreth 27,000 jane larguar fare nga vendi.


Autoritetet thone se do te duhet nje ndihme e madhe financiare nga vendet e zhvilluara per te strehuar personat e zhvendosur nga ky konflikt. Nje vleresim paraprak i kryer nga agjensia shteterore e financuar nga BE, Grupi koordinues per Manaxhimin e Krizes, TKMK, thote se nevojat jane per rreth 20 milion dollare Amerikan.


Shefi i TKMK-se, Ilija Filipovski, thote se prioritet do t'u jepet zonave me popullsi etnike te perzier dhe zonave te sigurta.


Analistet Shqiptare thone se kjo do te thote qe Maqedonasit do te jene te preferuarit ne kurriz te komunitetit Shqiptar. Ata thone se zonat e banuara nga Shqiptaret si Tanusha, Selca, Breza, dhe Llaca jane anashkaluar.


Keshilltari komunal per planifikim ne komunen e Tetoves, Skender Palloshi, eshte dakort me kete pikpamje, duke thene se TKMK as nuk ka vleresuar gjendjen ne fshatrat e goditura rende me popullsi Shqiptare ne zonat malore perreth Tetoves. Ne Drenoc, shume Shqiptare jane strehuar ne shtepite e te afermeve te tyre ne fshatrat prane ose jane larguar per ne Kosove. Maqedonasit jane larguar per ne Shkup. Shqiptaret ankohen se ne media flitet vetem per Maqedonasit e shperngulur, ndersa nuk i kushtohet vemendje gjendjes se Shqiptareve.


Fshatrat e kesaj zone jane nder me te goditurat gjate konfliktit. "Dimri po vjen. Une nuk kam para per te rindertuar shtepine time," thote nje Shqiptar nga nje fshat i malesise. "Kam punuar njezet vjet ne Gjermani per te fituar per te ndertuar nje shtepi ne Shipkovice, por ajo u shkaterrua brenda pak sekondash".


Nje ceshtje tjeter problematike eshte rikthimi i njerezve te zhvendosur ne shtepite e tyre. Maqedonasit thone se ata nuk ndjehen te sigurte nese trupat ushtarake dhe policia Maqedonase nuk i shoqeron ata. Por Shqiptaret nga ana tjeter frikesohen se rikthimi i njesive ushtarake Maqedonase mund te perbeje rrezik per hakmarrje ndaj tyre, dhe do te preferonin nje force sigurie te perzier, edhe me pjesemarrjen e Shqiptareve.


Nje Maqedonas nga Tetova i cili tani jeton ne Shkup thote: "Une do te preferoja te jetoja ketu per momentin dhe vetem te shkoja per te vizituar shtepine time te vjeter". Por ai shpreson se jeta do te kthehet se shpejti ne normalitet.


Nje Shqiptar nga Llaza, prane Tetoves, thote se ai eshte transferuar ne shtepine e te afermve te tij pasi shtepia e tij eshte djegur nga trupat qeveritare. Ai eshte i zemeruar qe fshati i tij nuk eshte perfshire ne listen e projekteve te rindertimit te TKMK-se, me argumentin se kjo nuk ishte zone e sigurte.


Organizatat humanitare po dergojne ndihme ne zonat ku ka pasur konflikt. UNHCR po kontribuon kryesisht me krevate, carcafe dhe uje per fshatrat e Tetoves dhe Kumanoves. Organizatat humanitare dhe agjensite qeveritare kane perdorur autobuset e shkolles se mesme per te transportuar keto furnizime. Banoret vendas i kane mirepritur keto ndihma, por thone se me afrimin e dimrit ata kane me teper nevoje per nje strehe.


Salajdin Salihu eshte nje gazetar i se perjaveshmes ne gjuhen Shqipe, Lobi.


Frontline Updates
Support local journalists