Cmimi I Markes Per Serbine
Futja e markes Gjermane si monedhe paralele ne Mal te Zi mund te kete pasoja te ndjeshme mbi ekonomine ne Serbi.
Cmimi I Markes Per Serbine
Futja e markes Gjermane si monedhe paralele ne Mal te Zi mund te kete pasoja te ndjeshme mbi ekonomine ne Serbi.
Dusan Vlatkovic, guvernator i Bankes Kombetare te Jugosllavise, kohet e fundit ka parashikuar se Mali i Zi nuk do te deklaroje nje pavaresi financiare. Ai ka shtuar se edhe ne rast se do ta bente nje gje te tille, ajo nuk do te kishte pasoja te rendesishme per ekonomine Serbe. Ai mund te gabohet dy here.
Duke futur marken Gjermane si monedhe paralele, Mali i Zi shpreson te mbroje veten nga presionet inflacioniste te shkaktuara nga hedhja ne treg ne menyre te pakontrolluar te parave nga Beogradi. Sipas Keshillit Financiar te Malit te Zi, i krijuar per te percaktuar kursin e kembimit, kursi fillestar do te jete nje marke Gjermane me 17 dinare Jugosllav. Kursi zyrtar i shkembimit ne Jugosllavi eshte nje me gjashte.
Qeveria Malazeze ka urdheruar qe te gjitha cmimet ne dyqane te jepen ne te dyja monedhat. Ajo ka njoftuar nje rritje cmimi te karburantit prej 21 per qind; nafta bruto prej 10 per qind; dhe elektriciteti me 9.5 per qind. Pensionet dhe rrogat e zyrtareve te qeverise ne Mal te Zi do te paguhen ne marka Gjermane.
Ky hap eshte mirepritur nga te gjitha partite e koalicionit qeveritar te Djukanovic, por disa prej tyre do te donin qe ai te kishte vajtur edhe me tej. Sipas burimeve Malazeze, rezervat e Podgorices jane me te pakta se 130 milion markat Gjermane te nevojeshme per te abandonuar krejtesisht dinarin dhe per te krijuar nje monedhe te vecante. Kjo eshte politika e mbeshtetur nga Steve Hanke, ekonomisti Amerikan i cili eshte keshilltar i Presidentit Malazez Milo Djukanovic.
Te dhenat zyrtare te Malit te Zi tregojne se sasia e parave ne qarkullim ne republike eshte rreth 2.2 miliarde dinar. Kjo shifer bie ne kundershtim me ata qe ka thene javen e kaluar Vlatkovic, guvernatori i Bankes Kombetare Jugosllave, se shifra eshte vetem 160 milion dinare.
Ne shikim te pare, parashikimi i Vlatkovic qe ky hap nuk do te kete pasoja te rendesishme per Serbine duket i aresyeshem. Mali i Zi kontribuon me me pak se 5 per qind te GDP se Republikes Federale te Jugosllavise.
Ligji i ekonomise se Gresham thote se parate e keqija e nxjerrin parane e mire nga tregu. Ekonomisti i njohur ne Beograd Ljubomir Madzar beson se do te ndodhe e kunderta: dinaret do te zhduken krejtesisht nga qarkullimi ne Mal te Zi, sepse askush nuk do te doje te shese mallra qe mezi gjenden ne nje monedhe te dobet.
Por bankieret e Beogradit kane thene se nuk do te kete ndryshime te medha ne praktikat e biznesit me Malin e Zi, pervec vendosjes se kurseve te shkembimit te perditeshem qe do te aplikohen ne marredheniet me republiken.
Keto deklarata te bejne te shpresosh se Beogradi nuk do te reagoje ndaj Malit te Zi sic beri kur administrata e Milorad Dodik ne Republika Srpska mori te njejtin vendin. Ne ate kohe, Banka Kombetare e Jugosllavise ndaloi te gjitha pagesat shteterore per entitetin e Bosnjes.
Ne fakt, levizja e Podgorices mund te sjelle perfitime per Serbine duke futur nje kurs shkembimi te levizshem te monedhes se forte per transaksionet brenda Serbise. Praktikisht kursi i levizshem i shkembimit aplikohet ne tregun e zi.
Banka Qendrore ne Beograd mundet gjithashtu te detyrohet te ndermarre nje zhvleresim te menjehershem te dinarit. Kursi zyrtar Jugosllav per dinarin me marken eshte sa nje e treta e kursit te vendosur fillimisht ne Mal te Zi. Ky ndryshim do te shkaktoje crregullim ne financat shteterore dhe do te rrise paqartesine e popullsise.
Ne rast se udheheqja politike ne Beograd reagon negativisht, rregjimi i ri i monedhes ne Mal te Zi do te kishte pasoja te keqija ne ekonomite e Malit te Zi dhe Serbise. Pas deklarimit te menjehershem ne Beograd te ndalimit te te gjitha pagesave ne dinare ndermjet bankave dhe kompanive Malazeze dhe Serbise, duket se po shfaqet skenari me i erret i mundshem.
Nga ana e saj, Mali i Zi do te humbase si rezultat i keqesimit te marredhenieve ekonomike me partnerin e saj me te madh federal. Qe perpara shperberjes se Jugosllavise, Mali i Zi bente rreth 65 per qind te tregetise brenda vendit me Serbine, ndersa per Serbine tregetia me Malin e Zi perbente vetem 4.7 perqind.
Me zgjedhjen e Djukanovic dy vjet e gjysem me pare, tregetia Serbe me Malin e Zi ka ardhur duke rene, dhe dy ekonomite gjithnje e me shume duket se jane ndare. Nje faktor kyc do te jete shuma e ndihmes qe do te ofroje Perendimi: deri tani SHBA ka dhene 55 milion dollare per Malin e Zi per kete vit.
Ndersa Mali i Zi fillon te operoje ne marka Gjermane, kompanite Serbe ka mundesi te hapin llogari bankare ne republiken e vogel per qellime te tregetise se jashteme. Kjo me siguri do te godase Beogradin, sepse per momentin kompanite Serbe jane te detyruara te shesin monedhen e tyre te huaj Bankes Qendrore ne baze te kursit zyrtar gjashte dinar me nje marke dhe Banka Qendrore ka monopolin e transaksioneve ne monedhe te huaj.
Ne te njejten kohe, Mali i Zi do te jete praktikisht ne pozicionin per te diktuar kursin e shkembimit ne mes dinarit dhe markes Gjermane, sepse ajo do te jete ne gjendje ti pergjigjet menjehere Beogradit ne rast se ajo dyshon se po hidhen ne treg sasi te reja dinari. Kjo mund te coje ne rritjen e panikut ne Serbi dhe te renies se vleres se dinarit.
Dimitrije Boarov eshte nje ekonomist dhe gazetar ne Novi Sad.