BOSNJE: LARGIMI I OKB SHKAKTON SHQETESIM

Ekziston shqetesimi se Misioni Policor i Bashkimit Europian, i cili do te marre detyren nga OKB ne fillim te vitit te ri, mund ta kete te veshtire te ruaje stabilitetin ne rajon.

BOSNJE: LARGIMI I OKB SHKAKTON SHQETESIM

Ekziston shqetesimi se Misioni Policor i Bashkimit Europian, i cili do te marre detyren nga OKB ne fillim te vitit te ri, mund ta kete te veshtire te ruaje stabilitetin ne rajon.

Tuesday, 6 September, 2005

Ndersa Misioni i ri i Policise i Bashkimit Europian, EUPM, pergatitet te marre ne dorezim detyren nga Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Bosnje Herzegovine, UNMIBH ne Janar, shume analiste kane shprehur shqetesim mbi impaktin e mundeshem qe do te kete ky ndryshim ne sigurine e pergjitheshme ne Bosnje, ne ekonomine e saj si edhe ne luften ndaj krimit te organizuar.


Frika me e madhe buron nga fakti qe mandati i EUPM do te jete me i vogel se misioni shtate vjecar i OKB-se, ne te cilin perfshihen 96 vende dhe ka pasur nje force policore nderkombetare, IPTF, prej 1,500 vezhguesish, nje numer te tille punonjesish lokale dhe rreth 300 punonjes civile.


Ekziston shqetesim edhe mbi impaktin e madh ekonomik te largimit te OKB-se, gje e cila pervec humbjes se nje numri te madh te huajsh te cilet shpenzonin shume, do te thote edhe fund per punesimin e rreth 1,500 punonjesve lokal. Ne menyre indirekte, largimi i OKB-se do te ndikoje seriozisht edhe ne sektorin e sherbimeve dhe biznesin privat.


Pjesa me e madhe e stafit te huaj do te largohet nga Bosnja ne fund te vitit, por 120 oficere te IPTF do te vazhdojne punen ne kuader te EUPM per te siguruar vazhdimesine. Perfaqesuesi i Larte Paddy Ashdown do te mbaje postin e Perfaqesuesit Special te BE ne Bosnje Hercegovine, ndersa komisioneri i tanishem i policise se IPTF Sven Fredriksen do te drejtoje EUPM.


Ndryshimi kryesor ndermjet dy misioneve do te jete ne buxhetet e tyre. EUPM planifikon te shpenzoje rreth 14 milion euro per shpenzime te krijimit, dhe do te kete nje kosto vjetore prej rreth 38 milion euro. Kjo shifer eshte shume vogel ne krahasim me ate prej 145 milion dollare Amerikan te UNMIBH.


Ndersa rreth 1,600 police te IPTF kane qene vendosur ne rreth 200 vende ne te gjithe vendin ku kane stervitur, pajisur dhe monitoruar policine, prezenca e EUPM do te jete shume me e vogel, me vetem 500 monitorues te vendosur ne rreth 24 pika.


Ekziston gjithashtu shqetesimi se suksesi i IPTF ne luften ndaj trafikut te qenieve njerezore dhe korrupsionit nepermjet Programit Special Anti Trafik, STOP, mund te mos perseritet ne kuadrin e EUPM


Ne nje interviste me IWPR, koordinatori i ekipit te STOP, Inspektori John O'Reilly ka paralajmeruar se trafikantet kane shtuar operacionet e tyre gjate muajve te fundit ne prag te dorezimit te detyres EUPM-se.


O'Reilly eshte i shqetesuar se policia lokale nuk do te ruaje te njejtat nivele te luftes anti trafik. Ai ka thene se pavaresisht ekzistences se disa policeve te mrekullueshem Boshnjak te cilet kane deshiren te vazhdojne punen e rrezikeshme ne kete drejtim, "ekziston shume korrupsion - dhe shume njerez te cilet kontrollojne poste te rendesishme nuk e kane per zemer kete pune".


Disa police vendas - perfshire edhe disa anetare te ekipit te STOP - jane arrestuar gjate dy vjeteve te fundit per pjesemarrje ne biznesin e trafikut.


Ndalimi i trafikanteve, te cilet perdorin rruge te rrezikeshme perms fushave te minuara, pyjeve dhe lumenjve, do te jete nje sfide e madhe pa ndihmen e informacioneve te mbledhura nga IPTF gjate vitit te kaluar, ka thene O'Reilly.


Ai ka thene gjithashtu se asnje nga vezhguesit e IPTF, te cilet kane qene pjestare te ekipit te STOP dhe qe kishin menduar te vazhdonin te punon per EUPM, nuk jane ftuar te punojne per ekipin e ri te anti trafikut.


O'Reilly eshte gjithashtu i shqetesuar nga fakti se ndersa ne IPTF punonin 50 oficere ne ekipin e STOP, tani vetem tre oficere te EUPM do te punojne ne menyre te vecante ne fushen e anti trafikut.


Nje burim perendimor i cili e njeh mire ceshtjen e zevendesimit te OKB nga BE thote se me teper se gjysma e vezhguesve te rinj nuk kane eksperience ne rajon, dhe mbeshtet shqetesimin e O'Reilly se informacionet e vlefshme te mbledhura nga IPTF ne terren do te humbasin ose nuk do te perdoren.


Siguria e pergjitheshme, monitorimi i krimeve me motive etnike, arrestimet ne lidhje me keto krime dhe procedurat ne gjykate, do te jene nje sfide tjeter per EUPM.


Megjithate, zedhenesi i EUPM Justin Davies e ka siguruar IWPR se misioni "eshte i pergatitur dhe do te jete krejtesisht operativ qe prej 1 Janr, 2003".


Ndersa misionit te OKB-se po i vjen fundit, zyrtaret, analistet vendas dhe te huaj dhe media, po vleresojne sukseset e tij, deshtimet dhe pikat e dobta me qellim qe te nxirren mesime per te ardhmen e rajonit, dhe per veprimtarine e ndertimit te shteteve ne rajone te tjera te botes.


Mark Wheeler, drejtuesi i Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG - nje prej organizmave me kryesore ne Bosnje - ka vleresuar se ne fund, IPTF ka qene "pergjithesisht e sukseseshme".


"Te gjitha organizatat ketu kane filluar pune me mandate shume te paqarta dhe jo te sakta, perfshire edhe IPTF," ka thene Wheeler. "Jane dashur disa vjet qe ata te kuptonin se perse ndodheshin ketu, sepse ne periudhen e marreveshjes se Dejtonit ketu mbizoteronte kaosi. Nese merr parasysh nje situate te tille, atehere vertete qe veprimtaria e tyre mund te quhet e sukseseshme".


Nje prej sukseseve me te medha ka qene rindertimi i plote i forces se policise lokale - e cila do ta beje me te lehte punen e EUPM.


Pervec uljes se numrit te kesaj force nga 44,000 ne vitin 1996 ne pothuajse 16,000 gjashte vjet me pas, misioni i OKB-se ka stervitur nje numer te madh oficeresh te larte dhe ka ndihmuar ne diplomimin e mbi nje mije kadeteve ne akademite e policise.


UNMIBH ka ndihmuar gjithashtu ne reformimin e Sherbimit Shteteror te Kufirit te Bosnje Herzegovines, SBS, i cili ka marre ne kontroll kufinjte e vendit ne fund te Shtatorit 2002. Si rezultat, numri i emigranteve te paligjshem te cilet kane hyre ne vend eshte pakesuar nga 25,000 ne vitin 2000, ne vetem disa qindra ne vitin 2002.


Por ndoshta pjesa me e erret e veprimtarise dhe reputacionit te OKB-se kane qene njoftimet se disa oficere te IPTF kane pasur lidhje me trafikun e grave. Keto njoftime jane bere publike ne shtypin lokal dhe nderkombetar ne pranveren e vitit 2001, duke arritur piken me te larte ne nje studim te Human Rights Watch te bere publik Nentorin e kaluar, ne te cilin thuhej se 18 vezhgues te IPTF "jane perfshire ne veprimtari te paligjeshme, ose si kliente te grave te trafikuara ose si bleres te tyre ose te pasaportave te tyre".


Zedhenesi i OKB-se, Kirsten Haupt ka thene per IWPR se te pakten 18 vezhgues te IPTF jane larguar nga forca pasi "jane implikuar ne incidente dhe sjellje jo te denja duke blere sherbime seksuale", por ka hedhur poshte akuzat se oficere te IPTF kane qene te perfshire ne trafikimin e ketyre viktimave.


Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists